Video
8/31/2010 10:19:21 AM
Masakra ne Bratisllave. Ja precedentet
Shpesh masakra tė tilla nė Evropė kanė ndodhur brenda mureve tė shkollės.
31 Gusht 2010
info@hermesnews.org
BRATISLLAVE/ Masakra e djeshme nė njė periferi tė Bratislavės, qė u krye nga njė 50 vjeēar i cili vrau gjashtė anėtarė tė njė familje rome, rastėsisht njė person tė shtatė, plagosi 14 tė tjerė dhe nė fund u vetėvra, ka disa precedentė tė ngjashėm nė Evropė kėto 15 vitet e fundit. Shpesh masakra tė tilla kanė ndodhur brenda mureve tė shkollave.
Mė poshtė vjen njė pėrmbledhje e mė tė rėndave.
- 24 shtator 1995 - Francė - Nė Sollies-Pont, njė djalė 16 vjeēar, i ndarė nga vajza qė dashuronte, vret me ēekiē tre anėtarė tė familjes sė tij. Mė pas shkon nė njė fshat aty pranė dhe vret me ēifte dhjetė persona tė tjerė, nė fund i jep fund vetes.
- 13 mars 1996 - Britani e Madhe - Njė 43 vjeēar i armatosur me katėr pistoleta hyn nė njė shkollė elementare tė Dunblanes, nė Skoci dhe qėllon si i ēmendur duke vrarė 16 fėmijė dhe njė mėsues. I rrethuar nga policia kryen vetėvrasje.
- 27 shtator 2001 - Zvicėr - Nė Zug, njė 57 vjeēar hyn i armatosur nė sallėn e Kėshillit tė Lartė dhe qėllon kundėr deputetėve dhe anėtarėve tė qeverisė kantonale. Mė pas hedh njė granatė dore nė sall dhe vetėvritet. Veē tij mbesin tė vrarė 14 persona tė tjerė. Mė pas mėsohet se njė gjykatė kishte refuzuar denoncimet e paraqitura nga agresori pėr abuzime me detyrėn.
- 26 prill 2002 - Gjermani - Nė njė lice tė Erfurtit, njė ish-nxėnės 19 vjeēar, i cili ishte pėrjashtuar nga shkolla, qėllon kundėr tė gjithė mėsuesve qė i dalin pėrpara duke vrarė 14. Vetėvritet vetėm pasi vret njė agjent tė policisė dhe dy nxėnėse.
- 23 shtator 2008 - Finlandė - Nė njė institut profesional tė Kauhajokit, njė student 22 vjeēar hyn nė njė klasė duke i qėlluar bashkėmoshatarėve tė tij dhe mė pas hedh njė bombė molotov. Nė kėtė ngjarje humbėn jetėn nėntė studentė dhe njė profesor.
- 11 mars 2009 - Gjermani - Arrin nė 16 tė vdekur bilanci pėrfundimtar i njė sulmi nė institutin teknik tė Winnendenit, kryer nga njė ish-nxėnės 17 vjeēar, i cili ishte diplomuar vetėm njė vit mė parė.
- 2 qershor 2010 - Britani e Madhe - Njė taksist 52 vjeēar vret 12 persona dhe plagos 11 tė tjerė para se tė vetėvritet, nė Distriktin "Lake", njė zonė turistike e Anglisė veriperėndimore. Lajmet e Hermesnews dhe nė Facebook.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 138 here