Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3553 here

On line 1079 dite

video »

8/31/2010 10:08:18 AM

Si u sulmua autobuzi ne Greqi

Leonard Berberi, shoferi i autobuzit i linjės Sarandė- Athinė, rrefen ēastet kur u sulmua me shishe me benzine nga njė grup tė rinjsh nė Greqi.


31 Gusht 2010
info@hermesnews.org


Hermesnews/ Leonard Berberi, dėshmitari i vetėm, njėherazi shoferi i autobuzit tė linjės ndėrkombėtare Sarandė-Athinė (Gjirokastėr), rrėfen pėr incidentin e sulmit me molotov nga 3 tė rinjė grek, qė ndodhi dje, nė orėn 00:15, rreth 260 km larg Athinės.

"Jam i alarmuar nga sa ndodhi, por nga tjetėr jam i qetė qė isha pa udhėtarė, tė cilėt me siguri do tė kishin pėsuar dėmtime nga plasja e shisheve me lėndė eksplozive (molotov)", rrėfen nė telefon shoferi i autobuzit, Leonard Berberi.

Dėshmitari okular tregon se tre njerėz tė pamaskuar sulmuan autobuzin, duke dėmtuar xhamat dhe njė pjesė tė sediljeve tė udhėtarėve. "Po udhėtoja i vetėm qetėsisht nga Athina nė Sarandė, ku befas u sulmova. Tė them tė drejtėn nuk ndalova", rrėfen Berberi, duke shtuar se dėmtimi ėshtė konstatuar 10 km larg Janinės (Greqi).

"Njoftova policinė e Janinės, e cila ka nisur menjėherė hetimet, por ende nuk janė identifikuar autorėt", shton ai. Mė tej, Berberi vijon se sulmi u krye nė kilometrin e 44, tė rrugės Antirio-Janinė, 260 km larg Athinės.

Sipas tij, ngjarja ka ndodhur nė minuta e para tė ditės sė hėnė, nė vendin e quajtur Mesllongj, pranė Qefalovris. "Aktualisht, autobuzi po i nėnshtrohet riparimit nė Janinė dhe mendoj se ditėn e martė mjeti do tė jetė i gatshėm pėr transportimin e udhėtarėve nga Saranda nė Athinė", pėrfundon rrėfimin Berberi. Lajmet e Hermesnews dhe nė Facebook.







HermesNews - ©2010





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 145 here