Video
8/16/2010 11:41:14 AM
Ekonomia japoneze apo kineze?
Tokio shpėrndan tė dhėnat ekonomike pėr semestrin e parė. Ajo kryeson pas SHBA, me 2.578 miliardė dollarė. Por kinezėt rriten shumė mė shpejt: vetėm nė periudhėn prill-qershor ekonomia kineze ėshtė rritur me 339 mld. Wall Steet Journal: 'Eshtė njė ngjarja e paprecedentė pėr njė ekonomi emergjentė'.
16 Gusht 2010
info@hermesnews.org
Hermesnews - TOKIO/PEKIN Japonia mban, tė paktėn pėr momentin, vendin e dytė nė ekonominė botėrore pėr gjashtė muajt e parė tė 2010-tes, pas SHBA-sė dhe pse Kina ėshtė rritur mė shpejt pėr kėtė periudhė. Prodhimi i Brėndshėm Bruto japonez, semestral ka qenė i barabartė mė 2.578 mld dollarė, ndaj 2.532 miliardėve tė Pekinit.
Nė semestrin e dytė Kina, sipas tė dhėnave zyrtare ka marrė 1.339 miliardė, ndaj 1.288 miliardėvė japonez, performanca e dytė mė e mirė nė botė. Sekretari parlamentar i zyrės pėr kabinetin qeveritar, Keisuke Tsumura tha se; 'Ekonomia japoneze ka hyrė nė fazėn e stabilitetit ekonomik'.
Sipas Wall street journal, kjo ėshtė hera e parė qė njė shtet arrin njė nivel tė tillė ekonomik. Rritja e shpejtė i ekonomisė kinezė pėr tremestrin e dytė tregon se Kina ka shanse tė mira pėr tė mundur ekonominė japonezė dhe mbi baza vjetore. 'Bėhėt fjalė pėr njė rrezultat historik: ėshtė impresionuese fakti qė Kina ia ka arritur ta mbajė tė lartė nivelin e rritjes nė njė kohė kur shumė shtete po pėrballėn me kohėra shumė tė vėshtira'.
Dhjetė vite mė parė Kina ishte ekonomia e shtatė nė botė. Pekini mund t'i kaloje para Gjermanisė, dhe nė vitin 2007 ia doli tė fitonte vėndin e tretė nė botė. Pėr 2010-tėn sipas analistėvė Gjermania mundi tė marrė vendin e katėrt nė botė, tė pestin e ka Franca dhė tė gjashtin Mbretėria e Bashkuar. Tė shtatin Italia e ndjekur mė pas nga Brazili. Lajmet e Hermesnews dhe nė Facebook.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 179 here