Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3554 here

On line 1079 dite

video »

8/11/2010 11:42:09 AM

Demtohet tempulli i lashte

Tempulli i lashtė ndodhet nė afėrsi tė fshatit Toē i Ri, rreth 3 km nė jug tė qendrės sė komunės Krahės tė Tepelenės.


11 Gusht 2010
info@hermesnews.org


(TOĒ I RI) TEPELENE - Njė tempull i lashtė, qė sipas arkeologėve mendohet tė ketė shėrbyer si i tillė gjatė periudhės nga shekulli III-II para erės sonė deri nė shekullin e I-II pas Krishtit, ėshtė dėmtuar ditėt e fundit gjatė punimeve pėr ndėrtimin e autostradės Tepelenė-Levan, qė po kryhen nga firma greke “AEGEK Construction S.A”.

Tempulli ndodhet nė afėrsi tė fshatit Toē i Ri, rreth 3 km nė jug tė qendrės sė komunės Krahės tė Tepelenės. Nga varri monumental, i zbukuruar me kolona dorike dhe me figurina tė gdhendura nė gur, kanė mbetur vetėm dy stela guri, ndėrsa nga njė altar kanė mbetur dy gurė tė kornizės sė tij dhe tri blloqe gurėsh.

Orgen Hasanbegaj, pronar i njė lokali pranė tempullit, tha tė martėn pėr “thikat e kovės sė eskavatorit hasėn nė disa gurė tė mėdhenj, tė cilėt u ngarkuan nė kamiona dhe u shkakuan pėr mbushje”.

Fshati Toē i Ri, vendi ku u gjendėn kėto objekte, pėrfshihet nė pjesėn e rrugės Levan- Dames 37,3 km e gjatė. Nga kėto 37,3 km, 30 km ėshtė nė luginėn e lumit Vjosė dhe pjesa tjetėr ėshtė nė anėn qė pėrfshin ndėrtimin e 22 urave.

Mėsohet se pas inspektimit tė vendit dhe analizės sė rrethanave tė kėsaj ngjarjeje, njė ekip i ekspertėve tė Agjencisė sė Shpėtimit Arkeologjik pritet tė pėrcaktojė sipas ligjit “Pėr trashėgiminė Kulturore” shkallėn dhe masėn e dėnimit pėr firmėn dhe autorėt e kėtij dėmtimi. (hn/trt) Lajmet e Hermesnews dhe nė Facebook.












Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 211 here