Video
8/11/2010 11:38:45 AM
Durres, zbulohet fragmenti i kolektorit antik
Arkeologėt kanė identifikuar fragmentin e njė kolektori antik gjatė hapjes sė themeleve tė njė pallati tė ri nė Durrės.
11 Gusht 2010
info@hermesnews.org
TRT/HN - Arkeologėt identifikuan fragmentin e njė kolektori antik gjatė hapjes sė themeleve tė njė pallati tė ri nė Durrės. Fragmenti i shkėputur po instalohet nė oborrin e Muzeut arkeologjik tė qytetit, per ekspozimin e objekteve tė lashta nė kėtė territor. Sipas Ateliese se Monumenteve, fragmenti me gjėrėsi rreth 2 m u zbulua gjatė hapjes sė themeleve tė njė pallati tė ri nė lagjen 4 tė qytetit bregdetar. Specialistėt zhvendosėn me kujdes muret e themeleve ku ishte mbėshtetur kolektori, si dhe tė gjithė pjesėn e harkuar, karakteristikė e ndėrtimeve tė sistemit tė kanalizimeve nė periudhėn e kolonizimit romak tė qytetit bregdetar, bėnė tė ditur burimet. Pjesė tė kėtij kolektori kanė dalė nė dritė nė vitet 1970 dhe nė vitet 2000, gjithnjė gjatė punimeve ndėrtimore pėrkatėsisht nė lagjet 2 dhe 11 tė qytetit antik. Nė shekullin e I-II tė e.s bashkė me kolektorin nė Dyrrachium u ngrit amfiteatri dhe termat antike, rrėnojat e tė cilave janė zbuluar nė mesin e viteve 1960 nėn kujdesin e arkeologut Vangjel Toēi. Muzeu i ri u pėruruar nė vitin 2001 dhe fragmenti i kolektorit antik ėshtė njė nga objektet e para arkeologjike qė po instalohet nė oborrin e tij.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 200 here