Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3553 here

On line 1079 dite

video »

8/10/2010 10:51:54 AM

Sarande, turizem nenujor

6 anijet ushtarake shqiptare tė mbytura 200 m larg bazės ushtarake detare tė Sarandės nė vitin 1997 do tė nxirren dhe vendosen nė Ksamil, ku do tė krijohet njė poligon pėr zhytje nėn ujė.


10 Gusht 2010
info@hermesnews.org


SARANDE - Nxjerra nga thellėsia e ujrave e 6 anijeve ushtarake shqiptare, tė mbytura 200 metra larg bazės ushtarake detare tė Sarandės nė marsin e vitit 1997, ėshtė misioni i anijes ushtarake amerikane "Graple", e cila u ankorua dje nė mėngjes nė Gjirin e Limionit, nė afėrsi tė kėtij qyteti, nė jug tė vendit.

Burime zyrtare nga marina e Sarandės bėnė tė ditur pėr ATSH-nė, se gjatė ditės sė djeshme anija ushtarake "Graple" ka nxjerrė nga thellėsia e detit dy anije dhe operacioni do tė vazhdojė edhe pėr nxjerrjen e katėr tė tjerave, qė janė katera silurues, kateri i radės dhe ai i kufirit.

"Pasi tė bėhen sėrish tė lundrueshme, gjashtė anijet luftarake shqiptare do tė transferohen pranė ishujve tė Ksamilit, ku do tė krijohet njė poligon pėr zhytje tė nėnujit, duke ofruar kėshtu njė stacion tė turizmit nėnujor", thanė burime e mėsipėrme.

Tė njėjtat burime bėnė tė ditur se "Graple" e kryen kėtė operacion nė kuadėr tė bashkėpunimit ushtarak shqiptaro-amerikan dhe nė kuadėr tė ndihmės qė pala amerikane i ofron asaj shqiptare pėr operacione tė ndryshme, siē ėshtė edhe ai i nxjerrjes dhe i transferimit tė 6 anijeve tė mbytura. Lajmet e Hermesnews dhe nė Facebook.







HermesNews - ©2010





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 238 here