Video
8/10/2010 10:29:29 AM
Greqi/ Kriza, mbyllen 15% e dyqaneve
Rreth 15% e dyqaneve tė rajonit tė Athinės janė mbyllur muajt e fundit pėr shkak tė krizės qė po kalon vendi, u tha dje nė njė studim tė Konfederatės Kombėtare Greke tė Tregtisė, ESEE.
10 Gusht 2010
info@hermesnews.org
ATHINE (GREQI) - Rreth 15% e dyqaneve tė rajonit tė Athinės janė mbyllur muajt e fundit pėr shkak tė krizės qė po kalon vendi, u tha dje nė njė studim tė Konfederatės Kombėtare Greke tė Tregtisė, ESEE. Nė rrugėt kryesore tė qendrės sė kryeqytetit, mbyllja e dyqaneve arrin 17,2% mėsohet nga studimi i kryer nė fund tė korrikut lidhur me 3 421 dyqane.
Kjo situatė, qė shpjegohet me rėnien e fuqisė blerėse tė banorėve dhe borxhet e tregtarėve, ėshtė mjaft e rėndė pėr bulevardet e mėdha tė qendrės Stadiu dhe Panespistimiu me pėrqindje mbylljeje prej 25 pėr qind dhe 20 pėr qind, theksohet nė studim.
Mbyllja arrin nė 11 pėr qind nė rrugėt kryesore tė portit tė Pireut, nė jug tė Athinės, me 11,8 pėr qind nė Kolonaki, lagjja shik e Athinės dhe nė 17 pėr qind nė periferitė Marusi, Kifisia, Kallithea, Halandri dhe Nea Ionia.
ESSE pėrmend njė studim tė mėparshėm qė jep shifrėn 100 000 pėr vendet e punės tė humbura nė dyqane pėr shkak tė krizės qė po kalon Greqia. Ky studim thekson gjithashtu pasojat e dėmshme nė jetėn e lagjeve.
"Kjo situatė dhe mbylljet e tjera nė tė ardhmen krijojnė transformime tė mėdha dhe ndryshojnė ekuilibrat nė tregtinė e pakicės", theksoi presidenti i ESSE-s, Vasilis Korkidis nė njė komunikatė.
Sindikata profesionale do tė kėrkojė njė mbledhje me ekspertėt e komitetit tė mbikėqyrjes sė ekonomisė greke i formuar nga Komisioni Evropian, Banka qendrore evropiane dhe Fondi Monetar Ndėrkombėtar, pėr pėrshtatjen e reformave strukturore tė parashikuara, shtoi Korkidis.
Greqia, e goditur nga njė krizė e paprecedentė financiare ėshtė vėnė nėn mbikėqyrjen e BE-sė dhe FMN-sė pėr zvogėlimin e borxhit tė saj shumė tė madh qė arriti 300 miliardė nė fund tė vitit 2009.
Grupi i ekspertėve njoftoi javėn e kaluar se tkurrja e ekonomisė greke do tė arrijė 4 pėr qind nė vitin 2010 dhe 2,5 pėr qind nė vitin 2011, siē ėshtė parashikuar, ndėrkohė qė inflacioni pritet tė arrijė nė 4,7 pėr qind nė fund tė vitit. Lajmet e Hermesnews dhe nė Facebook.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 149 here