Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3548 here

On line 1078 dite

video »

8/6/2010 5:44:42 PM

Ndre Mjeda, mjeshtri i fjales poetike

Me rastin e 73 vjetorit tė vdekjes sė poetit tė madh shqiptar.


6 Gusht 2010
info@hermesnews.org


HN/TRT - Poeti Ndre Mjeda cilėsohet ende si "mjeshtėr i fjalės poetike" dhe si "njė poet me njė konceptim poetik tė mirėfilltė, qė solli risi nė vargun e poezisė shqipe".

Ai lindi nė Shkodėr nė njė familje tė varfėr, tė ardhur nga fshati Mjedė. Mėsimet e para i ndoqi nė Shkodėr dhe mė pas vazhdoi studimet e mesme dhe tė larta teologjike nė disa vende tė Evropės. Kur u kthye nė Atdhe, Ndre Mjeda u emėrua famulltar nė disa fshatra, ndėrsa u lidh me lėvizjen patriotike. Nė vitin 1901, bashkė me tė vėllain, themeloi shoqėrinė "Agimi", e cila krijoi njė alfabet dhe botoi njė varg librash pėr shkollat mbi bazėn e kėtij alfabeti.

Pėr veprimtari patriotike autoritetet osmane e arrestuan. Nė vitin 1908, nė Kongresin e Manastirit, u zgjodh anėtar i komisionit pėr hartimin e alfabetit tė njėsuar tė shqipes. Nė periudhėn e Lėvizjes Demokratike Ndre Mjeda mori pjesė nė jetėn politike tė kohės dhe u zgjodh deputet. Pas dėshtimit tė Revolucionit Demokratik u tėrhoq nga jeta politike dhe punoi si prift i thjeshtė nė Kukėl. Nė vitet e fundit tė jetės ishte mėsues i gjuhės shqipe nė Shkodėr, ku dhe ndėrroi jetė nė gusht tė vitit 1937.

Veprimtarinė poetike Ndre Mjeda e nisi qė herėt. Poema romantike e njohur "Vaji i bylbylit" u shkrua mė 1887; nė tė ndihen fryma patriotike dhe nota pėrmallimi. Vepra pėrmbyllej me thirrjen drejtuar shqiptarit qė tė ngrihej pėr tė fituar lirinė. Qė nga kjo kohė e deri mė 1917, kur pa dritėn e botimit "Juvenilja", Ndre Mjeda shkroi, por nuk botoi gati asgjė. Tė kėsaj kohe janė poema tjetėr romantike "I tretuni", nė tė cilėn ėshtė derdhur malli pėr atdheun, pėr njerėzit dhe natyrėn e vendit, vjersha "Shtegtari", "Malli pėr atdhe", "Gjuha shqype", "Bashkonju" etj. Ndre Mjeda hartoi edhe vepra poetike si "Liria", ku gjeti pasqyrim demokratizimi, qė, bashkė me patriotizmin, pėrbėn anėn mė tė fortė tė botėkuptimit dhe tė krijimtarisė sė tij.

Fazės sė dytė tė krijimtarisė sė Ndre Mjedės, e cila nisi pas Luftės sė Parė Botėrore, i pėrkasin poemat "Scodra" dhe "Lissus", ku pėrmes historisė sė lashtė tė dy qyteteve evokohet e kaluara e hershme e popullit tonė dhe sidomos periudha e ilirėve. Nė prodhimin poetik tė Ndre Mjedės zėnė vend edhe vjershat pėr fėmijė, disa shqipėrime tė goditura etj, ku tregoi mjeshtėri tė rrallė poetike. Ndre Mjeda dha ndihmėn e tij edhe nė fushėn e gjuhėsisė. Puna e tij u zhvillua edhe nė gramatikė, leksikologji, filologji, duke dhėnė ndihmesė tė shquar nė lėvrimin e gjuhės letrare. Ndre Mjeda ėshtė ndėr tė parėt gjuhėtarė shqiptarė qė u morėn me studimin dhe transkriptimin e veprave tė letėrsisė sonė tė vjetėr. Transkriptoi pjesėrisht veprėn e P.Bogdanit dhe tė P.Budit, shkroi pėr dialektin shqiptar tė Istries dhe pėr Perikopenė e ungjillit tė shek. XIV-XV. Lajmet e Hermesnews dhe nė Facebook.







HermesNews - ©2010





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 330 here