Video
8/2/2010 5:19:08 PM
29 vjet MTV
Laboratori i kulturės popullore dhe simboli i kulturės qytetare tė SHBA.
2 Gusht 2010
info@hermesnews.org
SHBA/ MTV mbush njėzetė e nėntė vjet nga dita e parė e transmetimit, kur pa asnjė dyshim ėshtė cilėsuar si njė nga laboratorėt mė tė mėdhenj tė kulturės popullore amerikane, sikundėr dhe si njė simbol i kulturės qytetare tė SHBA-sė .
Kjo hapėsirė televizive konsiderohet po aq e famshme sa Coca Cola, por edhe si krijuesja e njė gjuhe audiovizuale bashkėkohore qė gjithnjė ka kėrkuar tė jetė pranė tė rinjve.
MTV lindi mė 1 gusht 1981 nė Fort Lee, Nju Xhersi dhe shumė shpejt arriti tė pėrcjellė njė koncept tė ri nė formėn e tė bėrit televizion; njė stacion i lehtė qė i drejtohej ekskluzivisht adoleshentėve, muzikės qė ata pėlqenin mė shumė, sikundėr edhe promovimit tė kėngėtarėve tė rinj dhe tė talentuar dhe qė sillnin erė tė re nė muzikė.
Dhe nga transmetimi i videos sė parė muzikore e grupit britanik The Buggles e titulluar "Video Killed the Radio Star" , MTV, ka arritur gjithnjė tė promovojė breza tė rinj artistėsh.
Nė fillim tė dekadės sė kaluar, por dhe mė pas MTV, ėshtė i pėrcaktuar si "kanal i videove muzikore", ndėrsa ka njė identitet tė konsoliduar si producent televiziv. Ky megastacion njihet pėr "stilin MTV", pėr planet e shkurtra, por edhe pėr njė montazh dinamik aq tė mirėpritur nga publiku.
Nė 1983, Michael Jackson ishte artisti i parė me ngjyrė, i cili u shfaq nė MTV me videon ("Beat It") dhe mė pas me "Thriller", e konsideruar si video muzikore artistike mė e shtrenjtė nė historinė televizive nė atė epokė me njė kosto prej 1,4 milion dollarė aktualė.
"Era Madonna" do tė mbėrrinte nė MTV, njė vit mė vonė, nė 1984, me videon "Like a Virgin", e cila po nė kėtė vit arriti nė majat e listave muzikore tė momentit.
Nė 1985, MTV, filloi tė ndryshojė formatin dhe tė punojė pėr transmetimin e njė serie "reality shows", me qėllim thithjen e audiencės sė tė rinjve. Por MTV, gjithashtu i atribuohet modelimi i programeve "Spring Break", kur regjistruan festat e kėndshme tė studentėve amerikanė gjatė pushimeve nė plazhet e Miami dhe Kankun.
Nė 1988, MTV bėri njė hap mė shumė nė televizionet e SHBA me krijimin e "Unė! MTV Raps", programi i parė qė prezantoi artiste tė rap dhe el hip-hop.
Mes viteve 1993 dhe 1997, stacioni transmetoi programin e suksesshėm tė animuar, "Beavis & Butt-Head", me protagonistė adoleshentė rebelė, mė 1992 , "The Real world", programi i parė i "reality TV" ku u filmua jeta e shtatė njerėzve qė bashkėjetonin nė njė shtėpi , pėr tė kaluar mė pas nė krijimin e gjinisė sė suksesshme "Jackass" nė 2001 dhe me "The Osbournes" nė 2002.
Por, pėrveē programeve tė suksesshme, MTV, kujtohet gjithashtu pėr disa momente tė shkurtra skandali. Kėshtu nga arkiva e pasur qė ka, nuk mund tė harrohet puthja e gjatė e Madonnės me Britney Spears gjatė dorėzimit tė ēmimeve nė 2003, apo gjoksi i ēuditshėm i Janet Jackson nė koncertin e organizuar nė Superbowl nė vitin 2004.
MTV ka 129 programe tė ndryshme nė 179 vende ; transmeton nė 28 gjuhė pėr njė audiencė prej 500 milionė njerėzish. Lajmet e Hermesnews dhe nė Facebook.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 209 here