Video
7/23/2010 4:10:39 PM
Abuzimet me investime nė Liqenin e Shkodrės
Speciale/ Liqeni i Shkodres, pretekst investimesh abuzive ne emer te mjedisit.
Nga Arben LAGRETA
23 Korrik 2010
SHKODER/ Donacionet disamilionėshe nė valutė pėr liqenin e Shkodrės janė akorduar dhe vijojnė tė akordohen, madje edhe me mbivendosje projektesh, ose nga mosnjohja ende e situatės tragji-komike nė tė cilėn ai ndodhet prej 20 vjetėsh, ose nga aftėsitė mashtruese tė drejtuesve tė OJF-ve tė ashtėquajtura "mjedisore, ose, akoma mė keq, nga interesat e ngushta tė individėve tė korruptuar tė infiltruar nė banka, fondacione si dhe organizata mjedisore ndėrkombėtare.
Kėta tė fundit, pasi pėrvetėsojnė pjesėn e luanit tė kėtyre investimeve tė konsiderueshme, mesa duket u hedhin nga njė kockė rrogėtarėve tė tyre shqiptarė nė kėmbim tė heshtjes pėr mbijetesė. Investime tė cilave, tashmė ka dekada qė nuk po ua sheh njeri rezultatin
Viti 2010 ėshtė shpalur nga Kombet e Bashkuara si viti i mbrojtjes sė biodiversitetit dhe mjedisit. Kėtė fakt publiku i thjeshtė nė Shqipėri mund ta mėsojė nga kronikat e shumta tė lajmeve sidomos kur flitet pėr mbrojte tė mjedisit nėpėrmjet organizimit tė work-shopeve nė ambjentet moderne tė hoteleve me 5 yje (!!!).
Ka kaluar mėse njė dekadė kur nė Shkodėr filloi njė interesim i paparė pėr mirėmbajtjen nga ndotja si dhe displinimin e peshkimit pa kriter nė liqenin e Shkodrės.
Njė ndėr inisiativat e para me tė vėrtetė tė dobishme ishte nisma e Zyrės Rajonale tė OSBE-sė nė Shkodėr. Vetėm pak kohė pas trazirave tė periudhės 1997-98, kjo zyrė vuri theksin nė mirėmbajtjen dhe ruajtjen nga ndotja tė kėtij liqeni si dhe ndalimin nė mėnyrė kategorike tė peshkimit mė lėndė eksplozive.
Ishte viti 1999 dhe pak kush nė atė periudhė do ta merrte seriozisht ruajtjen e liqenit tė Shkodrės si dhe tė mjedisit nė pėrgjithėsi nga ndotja. Por nuk do tė zgjaste shumė dhe interesimi i organizmave tė ndryshme, kryesisht ndėrkombėtare pėr liqenin e Shkodrės do tė zgjohej vrullshėm nėpėrmjet deklarimit tė investimeve me shumave marramendėse edhe pėr buxhetin e shtetit.
Investime disa milionėshe nė valutė tė cilat synonin mbrotjen e florės, faunės dhe ekosistemit nė tė dy shtetet qė ky liqen lag, Shqipėri dhe Mali i Zi.
Gjithsesi publiku mendoi se, sidoqoftė edhe mbrojtja e liqenit tė Shkodrės nė pjesėn shqiptare kishte rėndėsi, sidomos pėr njė pjesė tė banorėve tė Shkodrės dhe tė Malėsisė sė Madhe tė cilėt e kanė tė lidhur mbijetesėn me peshkimin.
Kjo sepse gjuetia me lėndė eksplozive sidomos pas trazirave me armė tė vitit 1997 nė Shqipėri uli ndjeshėm rendimentin vjetor tė zėnies sė peshkut.
Rreth 10 milione dollare investime te deklaruara ne liqenin e Shkodres
Le tė ndalemim konketisht nė fondet e akorduara prej vitesh nga organizmat ndėrkombėtare nė favor tė ruajtjes sė florės dhe faunės sė liqenit tė Shkodrės.
Tė dhėnat e mėposhtme janė marrė direkt nga deklarimet e bujshme tė vetė organizatave dhe fondacioneve tė mėposhtme tė cilat nuk ngurojnė tI reklamojnė dhe tia shesin ato publikut si arritje pėr qėllimin e mėsipėrm nėpėrmjet mediave lokale dhe atyre qendrore nė dekadėn e fundit.
- 1 milion euro pėr projektin Liqeni i Shkodrės sponsorizuar nga qeveria zvicerane. Zbatimi I tij nisi po atė vit.
- 5 milionė dollarė pėr projektin Menaxhimi I integruar I ekosistemit tė liqenit tė Shkodrės, financuar nga banka Botėrore qė nga viti 2005, I cili po zbatohet nga Ministritė e Mjedisit tė Shqipėrisė dhe Malit tė Zi.
- 500 mijė euro nga qeveria gjermane pėr projektin Planifikimi hapsinor ndėrkufitar I liqenit tė Shkodrės ėshtė njė projekt ndėrkufitar me Malin e Zi nė vitin 2006 qė u zbatua nga GTZ.
-Projekti Monitorimi I integruar I liqenit tė Shkodrės nė vitin 2001 me njė shumė tė padeklaruar ėshtė zbatuar qė nga viti 2001 nga universitetet e Shkodrės dhe podgoricės.
-750 mijė euro nga COOP-I (Cooperazione Italiana) pėr liqenin e Shkodrės nė vitin 2008.
Listės sė donatorėve i shtohet edhe Agjensia Rajonale e Mjedisit REC nė Shqipėri e cila operon nė tė gjithė Europėn Juglindore dhe qė ka marrė flamurin e reklamės sė kėtyre donacioneve qė prej afro 10 vjetėsh.
Konkluzionet
Por tashmė pas mė shumė se njė decade kushdo e kupton se zhurma dhe buja me tė cilėn u reklamuan dhe vijojnė tė reklamohen tė ashtėquajturat investime mjedisore nė kėtė liqen rezultuan njė bllof.
Kjo pėr arsye se loja e shifrave marramendėse tė investuara nė dobi tė liqenit tė Shkodrės ėshtė vetėm njėra anė e medaljes. Sepse nėse do tė duam tė masim impaktin qė kėto projekte kanė pasur direkt nė terren, mund tė konstatojmė se suksesi i projekteve tė mėsipėrme ėshtė evident vetėm nė letėr.
Pa dashur tI hyjmė njė analize tė tillė profesionale, le tė ndalemi pak nė situatėn aktuale ekologjike, pėrmirėsimin e infrastrukturės turistike nė anėn shqiptare si dhe nė ruajtjen e nivelit tė para viteve 90 tė peshkimit.
Por nėse logjikisht, nga e tėrė kjo pėrkujdesje e konkretizuar me shifrat e mėsipėrme tė investuara priteshin rezultate konkrete, sidomos pas vitit 1990 kur edhe u hap kufiri me Malin e Zi, sipas specialistėve mjedisorė dhe atyre tė peshkimit ndodhi e kundėrta.
Kėshtu, vetėm si pasojė e gjuetisė sė paligjshme me lėndė eksplozive, korent elektrik si dhe nė periudha jo tė pėrshtatshme, sasia bruto vjetore e peshkut tė zėnė ėshtė vetėm 22 tonė nė vit kundrejt 230 tonėve qė ishte para viteve 90, ose mė shumė se 10 herė mė pak.
Nė tė njėjtėn kohė ėshtė 8-fishuar numri i peshkatarėve nė dėm tė profesionizmit. Pra ėshtė rritur numri I atyre peshkatarėve qė I kanė dalė zot kėtij profesioni me metodat e mėsipėrme tė jashtėligjshme. Pram und tė konstatojmė me siguri se pėrsa I takon anės shqiptare tė kėtij liqeni, shteti nuk ėshtė marrė seriozisht me ruajtjen e tij, ndėrkohė qė nuk ka harruar qė tė mbushė organikat me shumė lloje policish ineficente.
Nga ana tjetėr, pala malazeze ka shumė vite qė e ka shpallur pjesėn e saj tė liqenit tė Shkodrės si Park Kombėtar I cili ruhet me njė ligj tė vecantė dhe nga roje tė specializuara.
Nisur edhe nga njė traditė mė e fortė se ajo e Shqipėrisė pėrsa I takon kulturės qytetare, si pasojė edhe e qenies sė ish-Jugosllavisė, si njė prej shteteve mė tė begata tė Evropės Juglindore, rezultatet mjedisore tė palės malazeze pėr liqenin e Shkodrės janė mė positive se ato tė palės shqiptare.
Sidoqoftė edhe malazezėt mėkatojnė prej disa dekadash nė lidhje me ndotjen qė I shkakton kėtij liqeni nėpėrmjet kombinatit tė aluminit. Sic dihet, qė prej viteve 70, mbeturinat e kėtij kombinati derdhen nė lumin Moraca dhe qė andej pėrfundojnė nė liqenin e Shkodrės duke I shkaktuar ndotje nė zonat pėrreth Podgoricės qė lagen nga ky liqen.
Nė kėto rrethana mund tė nxirren natyrshėm disa konkluzione dhe pėrfundime nė lidhje me kėtė situatė tė papranueshme tė liqenit tė Shkodrės pėrsa I takon dėmtimit serioz tė florės, faunės si dhe turizmit. Nė tė njėjtėn kohė, kushdo qė informohet pėr investimet, nė total prej afro 10 milionė dollarėsh tė deklaruara, nė drejtimet e mėsipėrme, me tė drejtė mund tė pretendojė se bregu pėrreth kėtij liqeni duhet tė ishte shėndrruar tashmė nė njė Montecarlo tė vogėl.
Por realiteti nė pjesėn shqiptare tė kėtij liqeni flet krejt ndryshe, jo vetėm nė pakėsimin e ndjeshėm tė sasisė sė peshkut tė zėnė por edhe tė ruajtjes sė mjedisit pėrreth tij. Kjo sepse nė thuajse tė gjithė zonėn qė ky liqen lag rajonin e Shkodrės, hidhen mbeturina inerte, madje fare pranė restoranteve dhe moteleve tė shumta tė ndėrtuara deri nė afėrsi tė kufirit me Malin e Zi nė fshatin Zogaj. Dhe po tI shtojmė kėsaj edhe stinėn e nxehtė tė verės, rreziku qė paraqesin kėto mbeturina inerte pėr pushuesit dhe klientėt e kėtyre lokaleve nuk ka nevojė pėr koment.
Nė mbyllje tė kėsaj panorama tė zymtė tė paraqitur mbase jo nė mėnyrė tė plotė dhe tė detajuar por nė mėnyrė gazetareske, investiguese dhe tė saktė, mund tė nxjerrim disa konkluzione shqetėsuese pėrsa i takon investimeve fallso qė janė bėrė dhe vijojnė tė bėhen nė kėtė liqen:
Donacionet disamilionėshe nė valutė pėr liqenin e Shkodrės janė akorduar dhe vijojnė tė akordohen, madje, edhe me mbivendosje projektesh, ose nga mosnjohja ende e situatės tragji-komike nė tė cilėn ai ndodhet prej 20 vjetėsh, ose nga aftėsitė mashtruese tė drejtuesve tė OJF-ve tė ashtėquajtura mjedisore, ose, akoma mė keq, nga interesat e ngushta tė individėve tė korruptuar dhe tė infiltruar nė banka, fondacione si dhe organizata mjedisore ndėrkombėtare.
Kėta tė fundit, mesa duket, pasi pėrvetėsojnė pjesėn e luanit tė kėtyre investimeve tė konsiderueshme, mesa duket u hedhin nga njė kockė rrogėtarėve tė tyre shqiptarė nė kėmbim tė heshtjes pėr mbijetesė. Nė kėtė mėnyrė, kėtyre investime marramendėse u bėnė tashmė disa dekada qė nuk po ua sheh kush rezultatin
Mediu: Shteti ka probleme sidomos ne administrim
Ndėrkohė, i pyetur per Hermesnews, ne lidhje me rolin kontrollues qė shteti shqiptar duhet tė kishte ndaj investimeve tė tilla jo serioze dhe fantazmė, Ministri I Mjedisit, Fatmir Mediu dha kėtė prononcim: Unė mendoj se duhet tė ndajmė dy gjėra; administrimin nga strukturat shtetėrore. Para se tė bėjmė analizėn e strukturave dhe organizatave ndėrkombėtare dhe vendase, mendoj se shteti ka problemet e veta sidomos nė administrim. Eshtė e domosdoshme qė nė cdo project tė kemi njė transparencė maksimale pėrsa i takon fondeve. Cdo investim nga ndėrkombėtarėt dhe nga buxheti I shtetit qė vjen nė Shqipėri duhet tė ketė transparencėn maksimale me qėllim qė tė ketė njė impakt optimal nga zbatimi I kėtyre projekteve nė terren. Lajmet e Hermesnews dhe nė Facebook.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 433 here