Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3553 here

On line 1079 dite

video »

7/16/2010 10:39:38 AM

Kam heshtur

Doli ne qarkullim, libri me poezi i autorit Bledar Tafaj.


Dritan KICI
16 Korrik 2010


Pėrtej interesantes! Ky do ishte gjykimi im i parė pėr poezinė e Bledar Tafajt, mbėshtetur mbi njė impresion tė marrė kalimthi. Por kur vazhdon tė lexosh, mes vargjeve shpesh tė ērregullt, gjen perla qė tė dalin parasysh papritur dhe gjithnjė aty ku zakonisht te tė tjerėt gjen normalen. Tipar i njė dembeli tė talentuar, por qė ėshtė i ndėrgjegjshėm pėr veten!
“Letėr e bardhė mė fton nė tryezė shpirtndezur/Pėr njė gėrvishtje tė penės, ah Zot, sa ka mall”.

Megjithatė Bledari nuk ėshtė dembel nė kuptimin e mirėfilltė tė fjalės, sepse shkruan dhe shkruan goxha; thjesht nuk ka shumė qejf t’i rikthehet vargjeve, qė ndoshta me pak punė e mendje tė ftohtė do tė ishin mė tė... pėrfunduara.

Megjithatė kjo nuk i bėn ndonjė dėm tė madh poezisė! Pėrveē metrikės qė mund tė ishte disi mė e lustruar, gjithēka tjetėr vjen e freskėt e shpesh sublime. Poezia ka njė sens letrar dhe moral tė fortė, si dhe themele tė qėndrueshme ndjenje. Poeti pranon fajėsinė dhe i atribuon tė mirėn muzės sė vet poetike, qė shpesh nuk ėshtė thjesht njė zanė e bukur, por merr formėn e gjuhės shqipe, apo botės qė e rrethon.

Ka plot vetmi nė vargje, por kjo duket si njė vetmi pas njė feste tė hareshme me jetėn. Duket sikur poeti ėshtė lodhur me atė qė e rrethon dhe ėshtė larguar pėr t’u penduar nė ēast. Ka plot kontradiktė, qoftė edhe brenda njė poezie tė vetme.

Qė nė fillim tė librit tė dalin para krahasime tė mbarsura me paradoks si nė vargjet: “Merreni dhimbjen time/ si ylber tė zi varjani qiellit”. Poeti jo vetėm pėrdor mirė krahasimin por e ngop aq shumė me imazh, saqė brenda vargut nuk mund tė ketė mė dyzime. Figura ėshtė e qartė dhe mund tė shihet qė nė leximin e parė.

Ndaj mund tė them se tipari kryesor i poezisė sė Bledar Tafajt ėshtė qartėsia. Kjo e bėn leximin interesant, por nė disa raste edhe tė ashpėr, sepse vetė poeti ka dashur tė gėrvishtė psiken e njeriut aty ku dhemb mė shumė.

Njė metaforė e goditur mund tė shihet nė poezinė “Pianoja”. Poeti e konsideron veten njė instrument tė braktisur qė pret me ankth dorėn virtuoze tė njė artisti qė do ta bėjė tė nxjerrė jashtė tingujt magjepsės qė flenė mes telave tė shpirtit.

E ashtu, gjithė shpresė, me shikimin nga dera
Rri e vėshtroj klientėt zhurmėmėdhenj
Vė bast me veten kur shikoj duar tė bukura
Se prekjen e tyre mbi tastierė do ta ndiej


Por brenda njė poezie nuk ėshtė vetėm shpresa. Aty gjen dhe zhgėnjimin e pėrditshėm, por qė gjithnjė lė njė dritare tė hapur pėr shpresėn e nesėrme. Megjithatė revolta ndaj reales ėshtė brenda vargut, e mishėruar nė pafuqinė e vetė autorit pėr t’i ikur fatit tė tij.

Pastaj fillon zhgėnjimi dhe makthi i pėrnatshėm
Vithet e kamarieres mbi tastierėn time
“Kėndojnė” me pasion me banakierin ēdo natė
Me ta bashkohet vajshėm edhe britma ime


Nė disa raste, poezia bėhet tepėr shtypėse dhe duhet vėrtet dėshirė pėr ta lexuar, por kjo nuk vjen si pasojė e paqartėsisė apo mungesės sė vargut, por si rrjedhojė e njė ndjenje tė sinqertė tė shprehur brutalisht e pa doreza.
Lexuesi nuk ka si e njeh personalisht autorin, ndaj mendoj se jam unė ai qė duhet tė them pėr tė diēka qė ai nuk e thotė vetė. Ashtu si dhe nė poezi Bledar Tafaj nuk ka qejf teprimet. Pasqyruar nė varg ndihet rebelizmi i njė njeriu qė pėrdor poezinė pėr tė mos pėrdorur diēka tjetėr. Ky rebelizėm shpesh bėhet mbytės me kontradiktat e veta njerėzore dhe poetike, por nuk kemi tė bėjmė me njė shtirje, nė kėtė libėr gjenden tė vėrteta qė askush nuk mund t’i kundėrshtojė e mohojė.

Pėr t’iu kthyer poezisė, brenda kėtij libri ka dhe plot ndjenja tė pastra e tė papėrlyera, qė dhe nė varg shfaqen tė tilla. Nėse do i lexoje veēmas do dukeshin si vargjet e njė adoleshenti.

“Erdhe nė njė natė me hėnė
dhe nė zemėr zure vend
Nuk pyete nėse ishte e zėnė
por veē shkrove emrin tėnd”


Ėshtė pėr t’u habitur qė mes vargjeve, lexuesi mund tė ndjejė linjat e qytetit tė autorit, Shkodrės. Kjo shihet qartė dhe nė pėrdorimin e shpeshtė tė formave tė gegėnishtes, qė nuk janė pėrdorur si qėllim nė vetvete, por si njė mjet pėr tė theksuar karakterin e poezisė.

Pėr tė mos u zgjatur, si libėr i parė i njė autori qė sa ka nisur ta marrė seriozisht letėrsinė, ky ėshtė mė se i arrirė e plot surpriza qė prej kohėsh i mungojnė tregut tė poezisė nga autorėt shqiptarė. Bledar Tafaj, nė njė tė ardhme tė afėrt, do tė jetė me siguri njė emėr i njohur pėr lexuesin. Pak mė shumė vėmendje ndaj formės dhe metrikės nuk do i kishin bėrė keq disa poezive aty kėtu, por, megjithatė jam i kėnaqur qė pata mundėsinė tė shkruaja parathėnien e kėtij vėllimi. Mund tė kisha thėnė (si zakonisht nė librat qė botohen sot), fjalė tė mira dhe hiperbolizime boshe, por nuk mendoj se ky ėshtė njė libėr pėr tė tilla elozhe. Nė kėtė rast kemi tė bėjmė me poezi tė mirėfilltė, tė njė brumi qė premton njė “bukė” tė letrare plot shije, e qė me siguri do na shijojė mė shumė edhe nė tė ardhmen. Lajmet e Hermesnews dhe nė Facebook.






HermesNews - ©2010





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 230 here