Video
7/13/2010 9:58:05 AM
Sa keq kur tė shėmton zhveshja!
Mėnyrėn dhe stilin e sotėm tė veshjes nė vendin tonė, Europa e ka pėrjetuar disa dekada mė parė dhe ky ėshtė nje fakt qė tregon se sa mbrapa ėshtė shoqėria jonė nė perceptimin e saj mbi Europėn dhe kulturėn europiane.
Isidor KOTI
13 Korrik 2010
TIRANĖ/ Si ka mundėsi qė femrat e sotme zhvishen me vetėdije tė plotė kur i dinė shumė mirė pasojat morale dhe shėndetėsore?
Stil, tendencė, ekstravagancė nė maksimum, ėshtė moda e kohės, - mund tė ishte njėra pėrgjigje. Nuk do ishte aq e ēuditshme, (ashtu si ka ardhur koha tani!), qė tė tė kujtonin edhe kohėn kur jetojmė me shprehjen e pėrdorur si refren gati perfekt: tė ka mbetur sahati mbrapa.
Mes pluhurit tė qytetit, i cili natyrshėm vesh dhe rrobat e bukura shikon tė rinj, por edhe mesogra qė i kanė kaluar tė 40-at, tė veshura me mėnyrat mė tė mahnitshme.
Me veshjen e sotme tė krijohet ideja sikur femrat janė nė garė se kush duhet ti nxjerrė kėmbėt mė nė pah. Ekstravagancė pa limit, sensualitet, minifunde, dekolte tė larmishme, pantallona tė shkurtra, taka tė larta.
Por njeriu ėshtė mirė tė vishet nė mėnyrė tė pėrshtatshme pėr atė kontekst qė ai po shkon, kur bėn pazar vishesh nė njė mėnyrė, kur shkon nė restorant vishesh nė njė mėnyrė tjetėr, kur shkon nė det vishesh nė tjetėr formė, ose kur shkon pėr shėtitje ta zėmė nė mal nuk vishesh me taka tė larta.
Kam pasur fatin tė udhėtoj nė disa shtete tė Europės dhe kam parė femra qė nuk janė kaq tė zhveshura. Madje te ne sheh edhe vajza me minifunde aq tė shkurtėr sa mund tė shihen lehtėsisht dhe tė brendshmet.
Tė mendosh qė ke pėrpara gjimnaziste ose studene, jo prostituta. Arsyen e dinė tė gjithė pse vishen kėshtu: sepse djemve u pėlqejnė veshje tė tilla. Sidoqoftė u pėlqejnė pėr seks. Por nėse vjen fjala pėr tė lidhur jetėn me njėrėn nga ato, askush prej tyre nuk e sheh dot kaq tė zhveshur. Jam i sigurt pėr kėtė sepse kam shumė shok, tė cilėt kur bie fjala pėr lidhje serioze, i kėrkojnė tė fejuarės seriozitet duke filluar nga veshja.
Kjo prirje pėr veshje ekstravagante dhe provokuese motivohet nga njė mungesė e theksuar vlerėsimi i vlerave tė brendshme. Jam plotėsisht i bindur se te kėta persona ka njė paaftėsi pėr tė organizuar shkallėn e vlerave tė tyre personale. Ata nuk dinė tė pėrcaktojnė rėndėsinė e kodit etik vetjak, madje edhe nėse ekziston ai ėshtė i parėndėsishėm.
Ēdo veprim individual e quajnė moral dhe e njėjtėsojnė me sjelljen e shumicės. Kėtė veshje e gjen mė lehtėsisht tek femrat qė vijnė nga vendet rurale ose nga periferitė drejt zonave tė zhvilluara.
Ndrydhja e tyre e vazhdueshme nė familjen e tyre konservatore, dėshirat dhe instiktet e shtypura akumulohen dhe shndėrrohen nė shfrenim kur pėrballen me emancipim dhe liri.
Tradicionalisht ne shqiptarėt jemi mbajtur si popull fanatik dhe mbrojtės tė flaktė tė vlerave familjare, por duket se ky realitet ėshtė zbehur pas viteve 90′-tė. Pasoja kryesore e kėsaj mode dėshmoi njė devijim nga vlerat e traditės shqiptare.
Fakti qė rinia e sotme po orientohet drejt tendencave gjoja moderne, pėrbėn njė model negativ pėr brezat e ardhshėm. Tė vjen keq qė femrat qė zgjedhin ekspozimin e trupit tė tyre e pėrdorin kėtė gur shansi si njė mjet pėr realizimin e kėnaqėsive dhe pėrfitimit tė tė mirave materiale qė iu kanė munguar, me qėllim tėrheqjen e vėmendjes tė meshkujve me xhepat plot.
Madje ky stil veshjeje plotėson edhe kriterin pėr marrjen nė punė. Prandaj pjesa mė e madhe e femrave tė zhveshura krijojnė lidhje romantike me djem me automjete tė shtrenjta, rroba tė shtrenjta, qė zotėrojnė ndonjė biznes fitimprurės.
Ata janė personat qė mund tė garantojnė njė jetė luksi, dhurata tė shtrenjta, pushime tė jashtėzakonshme dhe tė ardhme tė sigurtė pėr veten dhe fėmijėt. Pa dashur tė arrij nė konkluzione paraprake, dashuria nė ēift po shndėrrohet mė shumė nė dashuri materiale-pragmatike se sa nė
dashuri zemre dhe ndjenjash.
Ne kemi njė problem serioz, tė kuptuarit e tė veshurit bukur. Tė vishesh bukur do tė thotė tė zgjedhėsh diēka qė shkon me fizikun tėnd, karakterin, tė dish tė pėrshtatėsh veshjen me ambjentin. Vlerat e njeriut burojnė sė brendshmi dhe krijojnė personalitetin individual.
Mėnyrėn dhe stilin e sotėm tė veshjes nė vendin tonė, Europa e ka pėrjetuar disa dekada mė parė dhe ky ėshtė nje fakt qė tregon se sa mbrapa ėshtė shoqėria jonė nė perceptimin e saj mbi Europėn dhe kulturėn europiane.
Europianėve nuk iu desh shumė kohė pėr tė kuptuar se ky fenomen nuk tė ēonte veēse nė rrugė tė gabuar. Prandaj ata filluan tė rimodelojnė mėnyrėn e jetesės, ku njė pjesė tė rėndėsishme zuri dhe mėnyra e veshjes, duke iu rikthyer pėrsėri vlerave themelore. Ata filluan tė nxjerrin nga garderobat e tyre petkat e pluhurosura te modestisė dhe thjeshtėsisė dhe i riveshėn ato.
Mėnyra e tyre e tė veshurit po riorientohet tek thjeshtėsia dhe prakticiteti i pėrditshėm. Sigurisht qe veshjet fine, me klas dhe pse jo sensuale nuk kanė se si tė mungojnė, por ato pėrdoren vetėm pėr ambjente dhe raste tė veēanta.
Edhe njė fakt tjetėr qė e konstatova teksa po lundroja nė internet. Ja ēfarė shkruhej nė rregulloren e brendshme tė njė prej ministrive tona: Veshja dhe paraqitja e nėpunesit duhet tė jetė serioze, pėr ta pėrfaqėsuar sa mė denjėsisht administratėn publike. Veshja e nėpunėsve meshkuj, sidomos nė takimet zyrtare duhet tė jetė me kostum, kėmishė e kravatė, ndėrsa pėr nėpunėset femra veshja duhet tė jetė serioze e jo ekstravagante. Nėpunėsit dhe punonjėsit e tjerė duhet tė tregojnė kujdes pėr higjenėn personale, modelin e flokėve, tė mos e teprojnė me makiazhin dhe aksesorė tė tjerė nė mėnyrė qė tė jenė nė pėrshtatje me detyrėn dhe funksionin e nėpunėsit tė lartė tė shtetit.
Kjo ishte pjesa mė interesante, por e keqja mė e madhe qėndron nė pranimin e heshtur dhe indiferentizimin e shkeljes sė hapur tė rregullave tė etikės qė rrjedh nga institucionet mė tė larta shtetėrore.
Nė raste tė panumėrta nėpunėset e ministrive ose institucioneve tė tjera paraqiten nė punė nė sytė e shefave tė tyre me tė njėjtat veshje provokuese, jashtė etikės.
Dėgjohet shpesh shprehja: Gjithėsecili e ndėrton vet jetėn si e mendon. Nuk duhet ndėrhyrė nė intimitete. Dakord, por kur kėto intimitete sjellin shqetėsime tė tjera nė shoqėri, duhet parė mundėsia e kufizimit tė tyre, sepse cėnohen dhe interesat e tė tjerėve.
Vėrtet secili ka jetėn e vet, por kjo jetė ndikon dhe ndikohet nga jeta e atyre me tė cilėt bashkėjeton, qė tė lidhin interesa shpirtėrore e morale, por dhe ekonomike e sociale. Shoqėria njerėzore dallon nga jeta e pyllit, pikėrisht pėr disa norma dhe rregulla tė cilat duhen zbatuar, nė tė kundėrt del nga kontrolli. Kemi raste tė panumėrta kur tradhtitė bashkėshortore kanė marrė rrugėt, divorcet janė shtuar, krimi nė familje ėshtė rritur dukshėm.
Divorcet janė shumė mė tė shumta, - thotė dikush dhe tė pėrmend Amerikėn, e ndonjė vend tjetėr. Vėrtet ka vende tė zhvilluara qė kanė nivel tė lartė tė divorceve krahasuar me ne, por plagėt sociale qė krijohen nė kėto vende janė mė pak tė ndjeshme, sepse kanė nivel tjetėr ekonomik. Nuk bėhet fjalė pėr tė mbajtur tė lidhur familjen me dhunė, por tė shpėtojmė nga prishja e kėsaj ēerdheje, pikėrisht atė qė mund tė ruhet.
Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 566 here