Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3554 here

On line 1079 dite

video »

7/3/2010 9:17:14 AM

Ju dha lamtumira e fundit Artistit te Merituar Beb Shiroka, aktori i shquar i skenės dhe ekranit

Familjarė, miq dhe qytetarė shkodran i dhanė latumirėn e fundit artistit tė shquar.


Nga Prof. Gėzim My. URUCI
Prof. GEZIM My. URUĒI - studiues i artit,
Kryetar i forumit intelektual shqiptar - Dega Shkodėr


SHKODER - Sot u nda nga ne, pas njė ataku kardiak, ne moshėn 76 vjeēare aktori i shquar shkodran Beb Shiroka - Artist i Merituar, aktori i njohur i skenės dhe i kinematografisė shqiptare, qė la njė repertor tė pasur skenik. Kjo e beri figurėn e Shirokės, sa tėrheqėse aq edhe te dashur pėr te gjithė spektatoret mbare shqiptar.

Beb Shiroka lindi ne qytetin e Shkodrės, me 25 Shtator 1933, ne njė familje te shquar qytetare Shkodrane. Qe ne moshe te vogėl ai u shqua pėr talentin e tij, si piktor, por edhe si recitues. Ne njė olimpiade teatrale te organizuar ne vitin 1960, pėr amatoret, ne qytetin e Shkodrės, i tėrheq vėmendjen, artistit shume dimensional, pėr kohen, te pa harruarit Teofik DUKA.

Ky i fundit i propozon te punoje pranė Teatrit “Migjeni” te Shkodrės, qe ne atė kohe po vinte ne skene dramėn “Nora e Kelmendit”. Aty SHIROKA interpretoi me shume talent, njė rol te thjeshte.

Tashme hapi ishte hedhur, ai do te fillonte njė karriere te re e te suksesshme, ne rrugėn e artit skenik. Duke interpretuar njė galeri te pasur me personazhe nga me te ndryshmit, qe arritėn ne 150 role ne teatėr dhe ne mbi 20 role te ndryshme ne kinematografi.

Karriera e tij filloi me Dramėn “Nora e Kelmendit” e “Histori Irkutase”, me te cilat shpėrthen talenti tij, tepėr origjinal, qe e beri te dashur e te mirėpritur pėr te gjithė shtresat e spektatoreve shkodrane dhe atyre shqiptar, e me pas duke vazhduar plot sukses me dhjetėra role te tjera, ku fitonte simpatinė dhe respektin e te gjithė spektatoreve shqiptare.

Pa dyshim, duhen veēuar interpretimet e tij brilante, tek “Ēifti i lumtur” (1975) te Bik Pepes, dramėn “Dasme me flamurė”, dramėn “Franku u Peste” e etj. Ne te gjithė repertorin e tij ai interpretoi ne 8 drama; tre tema familjare, 1 me aksion dhe 1 romanes etj.

Kėtu duhen pėrmendur dhe mbi 30 skenografi te realizuara nga ai me njė talente dhe mjeshtri te rralle, profesionale ku pa dyshim ajo e “Ēiftit te Lumtur” ėshtė njė nga skenografit e tij me te arrira.

Por ai na la dhe njė arkiv te pasur me piktura te jashtėzakonshme, por dhe shume ilustrime librash te ndryshėm etj, pėr te cilat Mjeshtri i skenės shqiptare aktori dhe regjisori i shquar Lec Shllaku thoshte, se Beb Shiroka ėshtė Mjeshtėr i Skenografisė por edhe i interpretimit, atij po ti mungonte njėra nga kėto elemente skena i duket e mangėt.

‘Bebi e din ma mire se tane , se ku skena e don drite dhe ngjyrėn, pasi ai e shikon, me syrin e piktorit dhe e gjykon me shpirtin e aktorit, te paperseritshem te cilin e lėvroj plot sukses ne kėto krijime skenike’:
1. Lugina e pushkatarėve (1970) Ne rolin e Ram Sokolit. Qe eshte edhe roli i pare ne kinematografi. Duke vazhduar me pas, me te tjerat si vijon.
2. Ēifti i lumtur (1975)
3. Ditėt qė sollėn pranverėn (1979) (Film Televiziv)
4. Kėrcėnimi - (1981)
5. Si gjithė tė tjerėt - (1981)
6. Besa e kuqe - (1982)
7. Fushė e blertė fushė e kuqe - (1984)
8. Kur hapen dyert e jetės - (1986)
9. Historiani dhe kameleoni - (1989)
10. Women Without Wings - (2002) .... Sigurim Chief

Roli qe do ta bėnte te njohur edhe te dashur pėr publikun mbare shqiptare ishte ai i babait fanatik tek “Ēifti i Lumtur” por edhe ai i Xhandar Veselit tek filmi “Koncert ne Vitin 1936” ku edhe kėtu na shpalose njė rol te kalibrit, qe “sfidon” edhe rolet kryesore, duke u bere i imituar nga shume aktor e studente te ndryshėm, nder shkolla dhe deri ne Akademinė e Arteve, pra njė karakter tip.

Sukseset e tij nuk kishin te sosur, deri para dy viteve, kur publiku shkodran dhe ai mbarėkombėtar e ndoqi ne Dramėn e suksesshme te Stefan Ēapalitut, me titull: “Putargat e Thata” Megjithėse ne moshėn 74 vjeēare ai na dhuroi njė interpretim brilant e plot emocione....................... !

E askush nuk e imagjinonte se ky do te ishte interpretimi i tij i fundit, pėrpara atij publiku qe e adhuronte aq shume, por qe edhe e donte po aq.

Nder biseda te ndryshme ai shprehte shpesh shume mendime, ide dhe dėshira. E mbi te gjitha dėshironte te bėnte njė turne me Teatrin “Migjeni” Panteonin e tij shpirtėror e profesional, qe nga Shkodra ne Ulqin, Tivar, Tuz, Plave e Guci, Prishtine e Prizren te Kosovės, Shkup, Tetove e Shėn Naum, Janine, Filat e Igumenice dhe interpretimin e njė drame te Fadil M. Krajes, ne Amfiteatrin e Dodones, duke u kthyer ne Amfiteatrin e BUTRINTIT ne Sarande, ku edhe po te vdiste do te ishte FAQJA e BARDHE e tij.




Kurse sot ......... me dt. 02 korrik 2010. Ne hollin e Teatrit “MIGJENI” te Shkodrės, ku pėr vite me radhe kane ushtuar, monologėt e tija, ka rene heshtja. Personalitete te shquara te elitės intelektuale te Shkodrės, kanė ardhur pėr ti dhėnė lamtumiren e fundit mikut te tyre Bebit, njeriut te dashur dhe modest, me titullin e vetėm “Mjeshtėr i Merituar”, te gjithė me fytyra te vrare, nga dhimbja pėr Aktorin e mrekullishėm, qe po i largohet kėtij Panteoni te Kulturės tone Kombėtare.

E mes lotėsh e dhimbjes dallojmė Prefektin e Shkodrės z. Maxhid Cungun, Kryetarin e Kėshillit te Qarkut z. Prof. Gjovalin Kolombin, Kryetarin e Bashkisė se Qytetit te Shkodrės z. Lorenc Luka. Si edhe Dramaturgun e shquar shqiptar, Fadil Kraja, Mjeshtėr i Madh, Piro Milkanin, Tinka Kurtin, Roza Anagnostin, Rikard Larja, Stefan Ēapalikun, Zyliha Milotin, Paulin Preken, Merita e Fatbardh Smajen, Agron Dizdari, Kengetarin e njohur Federik Ndocin e shume aktoreve e aktoreve te shquar e te personelit te kėtij teatri, me te cilėt ka bashkėpunuar pėr vite me radhe.

Te cilėt pėrkulen plot respekt pėrpara personalitetit te skenės Beb Shirokes dhe ngushėllojnė familjen e tij, ne kėtė ndarje te dhimbshme, ku pėrshėndetjet janė te shumta por fjala e Dramaturgut Fadil M. Kraja, ėshtė prekėse dhe emocionues pėr mikun e tij, ai nuk i zotėron lotėt. Duke na ftuar te duartrokasim per Beb Shirokėn qe po largohet, mikun e te gjithėve. Po kėshtu prekės ėshtė edhe Mesazhi i ngushėllimit i drejtuar familjes nga Presidenti i Republikės z. Prof. Dr. Bamir TOPI, i cili shkruan:

“ Te dashur familjare te Beb Shirokės !
Ne kėto momente te dhimbjes te thelle, pėr humbjen e njeriut tuaj te shtrenjte, dėshiroj t’ju gjendem shpirtėrisht pranė, duke ju shprehur ngushėllimet e mia, me te sinqerta ! Me ndarjen e tij nga jeta, ju humbet njeriun tuaj me te dashur e me te pazevendesushem, ndėrsa te gjithė artdashėsit humben njė nga aktoret me te talentuar e me te pėrkushtuar te filmit e teatrit, qe me mjeshtri e profesionalizėm skaliti figura e personazhe te pashlyeshme ne memorjen tone, duke mbetur nje nga aktoret me te mėdhenj e me te spikatur shqiptar. Edhe njė here ne kėto momente te vėshtira ndaj me ju dhimbjen e rende njerėzore, dhe ju shpreh ngushėllimet e mia me te sinqerta. “


Pas homazheve funerali me trupin e aktorit Beb Shiroka u pėrcoll plot respekt pėr ne banesėn e fundit, nga shume qytetar, aktor, artdashės dhe intelektual te shquar te vendit. Sot Shkodra dhe Shqipėria humbi birin e saj, aktorin eruditin e madh, intelektualin e shquar, qe do ti mungoj shume.







Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.






Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 651 here