Video
6/28/2010 5:12:36 PM
Nderohet me dy ēmime filmi shqiptar ne Festivalin e Moskes
Protagonisti i filmit, aktori shqiptar 27 vjeēar Nik Xhelilaj u vlerėsua si 'Aktori me i mire', me kupėn 'Silver George'.
28 Qershor 2010
info@hermesnews.org
MOSKE (RUSI) - Ka marre deri tani dy ēmime ne edicionin e 32-te e Festivalit Ndėrkombėtar te Filmit ne Moske, filmi shqiptaro-gjerman 'Shqiptari'.
Protagonisti i filmit, aktori shqiptar 27 vjeēar Nik Xhelilaj u vlerėsua si 'Aktori me i mire', me kupėn 'Silver George'. Ne kėtė eveniment, i gjithė filmi u nderua me ēmimin special te jurisė, duke marre kupėn e dyte te festivalit. 'Shqiptari' ėshtė njė bashkėprodhim shqiptaro-gjerman, i mbėshtetur nga Qendra Kombėtare Kinematografike.
Regjisori i filmit ėshtė Johannes Naber, i cili pak muaj me pare se bashku me kastėn e aktoreve, shqiptare dhe te huaj, ka realizuar xhirime dhe ne Shqipėri, kryesisht ne Tropoje, pasi protagonisti i filmit ėshtė njė emigrant shqiptar nga kjo zone ne veri te Shqipėrisė.
Historia e te riut shqiptar qe emigron pėr te siguruar njė shume parash per t'u martuar me vajzen qe dashuron, ėshtė njė histori e shkruar nga 5 autore, mes te cilėve Andeta Spahivogli dhe regjisori i filmit, gjermani Naber. Aktori 27 vjecar, Nik Xhelilaj, ka qene protagonist dhe ne dy filma te tjere Trishtimi i zonjes Shnajder, i regjisorit Piro Milkani dhe "Gjalle", i regjisorit Artan Minarolli.
Pas konkurrimit ne Festivalin Ndėrkombėtar te Filmit ne Moske, Shqiptari do te perfaqesohet ne Festivalin e Filmit ne Mynih, ne seksionin "New German Cinema", qe do te zhvillohet nga 28 Qershori -1 Korrik, ndėrsa me 5 Korrik do te marre pjese ne nje tjeter te aktivitet te rendesishem te filmit, "Karlovy Vary International Film Festival", ne kategorinė "East of the West". Lajmet e Hermesnews dhe nė Facebook.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 284 here