Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3553 here

On line 1079 dite

video »

6/24/2010 3:42:37 PM

Debate televizive apo teatėr kukullash?

Nuk ėshtė fare e rastėsishme qė publiku tėrhiqet nga lėvizjet e debatit mė shumė sesa nga pėrmbajtja e tij, mė shumė akoma pėr sherrin mes pjesėmarrėsve.


TIRANĖ - Njė gazetar kroat, kur ishte korrespondent nė Japoni, pyeti pėrfaqėsuesin e gazetės “Asa(s)hi Shimbun”, e cila para 20 vjetėsh kishte tirazh prej 12 milion kopjesh (rekord botėror), se cili ishte “ēelėsi” i atij suksesi? Ai kishte marrė kėtė pėrgjigje: “Ne informojmė, sa mė shkurt, aq mė mirė, e nuk iu shesim mend lexuesve. Jemi ndėrmjetėsues (medium) midis proceseve shoqėrore dhe lexuesve, e jo “prodhues” tė sensacioneve me ēdo kusht”.



Nga Isidor KOTI
25 Qershor 2010


Pėr fat tė keq, te ne, ashtu si edhe nė shumicėn e shoqėrive mė pak tė zhvilluara, jo vetėm qė jemi larg standardeve tė tilla tė gazetarisė, por shpeshherė nė vend tė standarteve qė kėrkon publiku, aplikojmė orientimet dhe tekat e politikave tė pronarėve qė zotėrojnė mjetet e informimit. Kjo situatė nuk sjell asgjė tė dobishme, pėrkundrazi keqpėrdorime, madje edhe manipulimin e opinionit publik, duke e ē’orientuar atė.

Njė format mediatik mjaft i aplikuar nė kohėn tonė ėshtė ai i debateve televizive, sepse kushton relativisht pak dhe tėrheq shumė shikues. Debati televiziv ka pėr qėllim tė ndriēojė anė tė ndryshme tė njė ēėshtjeje aktuale ose historike. Sa mė i mprehtė bėhet ky problem, debati kthehet nė njė mishėrim tė lirisė sė fjalės dhe qasjes ndaj sė vėrtetės.

Pikėrisht kėto veēori tė debatit mund t'i kuptojmė vetėm nga argumentet, faktet dhe ballafaqimet e mendimeve, dhe jo debatet e tipit “reality show” qė shfaqin pjesa dėrrmuese e televizioneve tona.

Them reality-show, sepse tė njėjtat personazhe i shikon tė shėtisin nė televizione tė ndryshme, duke marrė pėrsipėr tė trupėzojnė pluralizmin politik dhe kulturor nė Shqipėri. Por natyrisht shumė zėra tė heshtur dhe tė panjohur, pėrbėjnė domethėnien e kėtij pluralizmi, pėrmes integritetit dhe kontributit tė tyre fisnik.

Ata nuk duken sepse debatet janė monopolizuar nga tė njėjtėt debatues, tė cilėt i pėrgjigjen nevojės sė kanaleve televizive pėr ta mbajtur publikun tė lidhur pas ekranit.







Nuk ėshtė fare e rastėsishme qė publiku tėrhiqet nga lėvizjet e debatit mė shumė sesa nga pėrmbajtja e tij, mė shumė akoma pėr sherrin mes pjesėmarrėsve. Sigurisht, kėto sherre e kanė gjithnjė publikun tė garantuar. Analistė, ekspertė ose tipa pikantė janė vetvetiu simpatikė janė tė zgjedhurit, sepse dinė tė flasin bukur ose kanė veti fizike qė i bėjnė adapt pėr formatin e debatit.

Publiku shqiptar ėshtė i pėrndjekur nga pėrsėritja e kėtyre personazheve, tė cilėt nuk kanė ēfarė tė thonė mė shumė dhe nisin tė debatojnė me njėri-tjetrin njėsoj si anėtarėt e njė forumi nė internet, duke e kthyer debatin televiziv nė njė skenė konflikti, humori, etj.

Kėta mbikėqyrės tė opinionit publik e kanė kuptuar mirė se mass mediat, veēanėrisht ato qė mbėshteten nė vizualitetin, kanė edukuar dhe pėrftuar njė lloj publiku, i cili kėrkon tė identifikohet me imazhe dhe simbole, jo me ide tė artikuluara, programe dhe vizione.

Nė kėtė rrjedhshmėri tė zhvillimit tė debatit, nuk do jetė e largėt koha kur shqiptarėt do tė gjejnė njė vend tjetėr mė tė pėrshtatshėm pėr tė shtjelluar mendimin; dhe veēanėrisht pėr tė shtjelluar mendimin nėpėrmjet dialogut dhe ballafaqimit me mendimin e tjetrit.

Kėtė duhet ta kuptojnė mė sė pari moderatorėt e kėtyre debateve, pronarėt e tyre, tė cilėt do ta kuptojnė qė njė ditė me diell, ekrani i tyre do t’i ngjajė njė kioske pa vitrinė.

Ata qė besojnė nė ligjėrimin publik, e dinė shumė mirė se ai shqiptar ka ende nevojė tė ngutshme pėr pėrmbajtje dhe jo pėr “fishekzjarre” pa interes publik. Personalisht mendoj se shumė shpejt tek ne duhet tė aplikohet formati i sugjeruar nga sociologu frėng, Pierre Bourdieu, i cili flet pėr “fast thinking” (anglisht: "tė menduarit e shpejtė"), duke iu referuar edhe dukurisė kulturore tė fast food, ose tė ashtuquajturit makdonaldizim tė komunikimit publik. Nė kėtė dukuri duhet tė pėrfshihen tė gjithė aktorėt e rėndėsishėm tė shoqėrisė, veēanėrisht “tė harruarit”.

Debatuesit qė kemi shenjestruar nė kėtė artikull hiqen si tė zhveshur nga interesat partiake ose tė biznesit, duke predikuar gjoja realizmin…por nė ligjėrimin e tyre kjo ėshtė metoda mė artificiale, sepse vetėm kėshtu maskojnė vetveten.

Pėr tu bėrė sa mė interesantė dhe pėr tė fituar kredite te publiku, ata e mbushin kohėn me fjalosje, duke bėrė rolin e zhurmuesit dhe jo pak herė lajnė hesapet e tyre ose tė porositėsve.

Ata e dinė mirė efektin e medias tek publiku, por harrojnė natyrėn e ēėshtjeve tė debatuara, tė cilat dihet se pėrzgjidhen nė mėnyrė qė t'u pėrgjigjen nevojave.

Por ajo ēfarė ndodh nė studio midis tė ftuarve, me kalimin e kohės dhe falė efektit tė pėrsėritjes ata po shndėrrohen vetė nė elementė tė debatit, duke e kthyer ēdo debat nga njė teatėr idesh nė njė teatėr kukullash.





HermesNews - ©2010





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 405 here