Video
6/16/2010 6:14:08 PM
Erdhi Festival Bar Albania!
Ky aktivitet do ti shėrbejė imazhit te turizmit ne Shqipėri, promovimit te bukurive natyrore dhe siteve arkeologjike te vendit tone.
16 Qershor 2010
info@hermesnews.org
DURRES - Me datė 18 Qershor, nė Durrės, do te filloje Festival bar Albania. Festivali organizohet pėr herė tė parė Shqipėri dhe do tė zgjasė pėr tre muajt e verės. Aktiviteti, organizohet ne plazhin Golem te Durrėsit. Ai do te sjelle pėr pushuesit dhe pėr te gjithė ata qe do te duan te argėtohen, balete, kėngė, do te vijnė instrumentiste, aktore dhe moderatorė. Festivali do te jete nen drejtimin muzikor te Gjergj Lekes e nen regjine e Alfred Trebickes. Gjate njė konference pėr shtyp, udhėheqėsi artistik i kėtij aktiviteti Gjergj Leka, thotė se Festival Bar Albania ka si qellim te promovoje talentet nga te gjitha fushat si: muzika, aktrimi, baleti, sporti, si dhe te argėtojė te pranishmit dhe do te jete i pėrvitshėm. Ky aktivitet do ti shėrbejė imazhit te turizmit ne Shqipėri, promovimit te bukurive natyrore dhe siteve arkeologjike te vendit tone. Lajmet e Hermesnews dhe nė Facebook.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 223 here