Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3553 here

On line 1079 dite

video »

6/15/2010 7:12:39 PM

Vetevritet aktori shqiptar

Bekim Fehmiu vetevritet brenda ne banesen e tij ne Beograd.


15 Qershor 2010
info@hermesnews.org


BEOGRAD (SERBI) - NUk dihen ende arsyet perse aktori shqiptar me famė botėrore, Bekim Fehmiu, kreu vetėvrasje sot brenda banesės se tij nė Zvezdara. Ministri i Brendshėm serb, Ivica Daēiē, tha se 'besohet se Fehmiu kreu vetėvrasje, pasi tė shtėnat kanė ardhur nga revolja e regjistruar nė emrin e tij'.

74 vjeēari Bekim Fehmiu njihet si njė ndėr aktorėt mė tė popullarizuar nė Ballkan dhe bote. Ai lindi mė 1 Qershor 1936 nė Sarajevė. Fakultetin e artit dramatik e kreu nė Beograd nga vitit 1956 deri nė vitin 1960, nė klasėn e profesorit Mate Milosheviq.

Bekim Fehmiu
u bė i famshėm me filmin “Unė kurrė nuk kam parė ciganė tė lumtur”, qė e realizoi nė vitin 1966. Interpretoi ne filmat ''Pergjithmone Xhulia'' (1989), "Arsimi Special", "Skuadrila partizane", ndėrsa famėn mė tė madhe nė Jugosllavinė e atėhershme e arriti kur luajti nė filmin e huaj "Lufta e Bardhė" dhe "Mbledhėsit e puplave" tė Aleksandėr Sasha Petrovicit, nė vitin 1967, "Odisea" (1968) etj.

Ka fituar shumė ēmime si, Arena e Artė nė festivalin jugosllav tė filmit, nė Pulė, pėr rolin e Halil Begut nė filmin "Roj". Ka qenė i martuar me Branka Petriqin, ka dy djem - Hedonin dhe Uliksin. Uliks Fehmiu, ashtu si i ati, aktor.

Bekim Fehmiu njihet si njė nga personalitetet qė ka lėnė gjurmė nė kinematografinė ballkanike. Mbi tė gjitha, ai ėshtė i shquar nė kontributin artistik nė kinematografinė botėrore. Ai u largua per here te pare nga jeta artistike nė vitin 1987, kur braktisi shfaqjen pėr tė mos luajtur mė nė skenat serbe.

Lajmet e Hermesnews dhe nė Facebook.








HermesNews - ©2010





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 368 here