Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3553 here

On line 1079 dite

video »

6/13/2010 12:47:21 PM

Koha pėr tu kthyer te morali

Nuk ėshtė perėndimore dhe as bashkėkohore t’ua hedhėsh xhevahiret derrave.


Nga Isidor Koti

TIRANE/ Ndoshta shumė lexues ose lexuese mund tė nisin e ta paragjykojnė kėtė artikull pėr tė cilin s’jam menduar shumė gjatė, sepse s’ėshtė e nevojshme koha pėr t’i thėnė tė vėrtetat e njė ndjeshmėrie qė dhemb. Morali e mban shoqėrinė dhe njė prej arsyeve pse jeta jonė nuk po shkon mirė ėshtė tallja me kėtė ēėshtje. Kėto ditė po shikoja me qesėndi (brenda sinqeritetit tė tepruar po e shkruaj edhe kėtė detaj) vajza tė reja, studente tė mia dhe nxėnėse gjimnazi qė treēerek lakuriq shkojnė nėpėr shkolla dhe dalin nėpėr qytete ose fshatrat e tyre, sikur tė jenė nė njė plazh gjigant, duke e shumėzuar me zero ēdo normė veshjeje dhe sjelljeje.

Dhe nuk e kuptoj gjithė kėtė prirje, ndonėse mund tė thoni: “doktor, shėro veten”, sepse ende jam njė 27 vjeēar ende i parrahur mirė me telashet e jetės. Veēse nuk mund tė pranoja nė ēfarėdo moshe ose statusi, edhe pa bukėn e gojės tė isha, dhe tė unifikohesha me standartet qė veēse nė lashtėsinė e Sodomės dhe Gomorrės mund tė ndodhnin me kaq pėrpikmėri.

Sa keq qė nė gjykimin e kėtij veprimi ka njė mėdyshje tė madhe drejt shqyrtimit moral. Karakteristikat kanė ndryshuar nė mėnyrė aq simetrike, sa mund tė thuhet qė kultura e vėrtetė e jetės morale dhe e virtytit nė shoqėrinė shqiptare tė kėtij dhjetėvjeēari tė parė tė shekullit XXI ėshtė zėvendėsuar me atė tė hapjes ose mė saktė tė shqyerjes sė dyerve tė blinduara tė nderit dhe dinjitetit. Pjesa mė komike nis sigurisht nė pėrafrimin e kėsaj prirjeje me fenomenet e sotme globaliste dhe pėrdoret ky argument pėr tė justifikuar qėllimin.

Nuk ėshtė perėndimore dhe as bashkėkohore t’ua hedhėsh xhevahiret derrave. Nuk mjaftojnė dhe nuk ėshtė e udhės qė pėr lexuesin tė sjellėsh nė kėtė pėrsiatje mėsime morale. Por, ndėrsa nė po pėrthyejmė trajektoren e rrjetės sė merimangės, ėshtė mė mirė tė ngrihemi pikėrisht nė pasojat e dėmeve. E kam fjalėn pikėrisht pėr dėmet shpirtėrore dhe trupore qė po na sjell shthurrja e pėrgjithshme morale.

Sot (le tė urojmė jo nesėr) ka njė bindje tė fortė jo vetėm te brezat e rinj, por edhe deri te mosha e tretė qė nuk ka siguri morale. Madje edhe mė tė moshuarit qė e kanė pėr detyrim pėrkrahjen morale tė brezave tė rinj, jo vetėm qė bėhen protagonistė tė mbrojtjes sė parimit, por edhe kthehen nė aktorė praktikė tė demoralizimit.

I gjithė ky arsyetim kėrkon njė fokus dhe njė backround, por nuk ia vlen tė fokusohesh nė grupe dhe historinė e tyre, sepse tė gjithė e njohin veten e tyre nė kėtė histori, prandaj modernizimi dhe tė qenit demode shkrihen brenda personalietit tė ēdokujt. Duke e njohur kėtė gjendje vjen edhe analiza pse tėrėsia e rregullave ose e normave tė sjelljes midis nesh janė shprishur dhe nuk zbatohen, duke pjellė pikėrisht marrėdhėnien konfliktuale nė njė shoqėri tė brishtė.

Pėr fat tė keq, jo vetėm modeli por edhe forca e brendshme na mungon pėr tė zhvilluar shpejt njė tė ardhme tė shėndetshme morale. Fatkeqėsia mė e madhe qė po na pėrshkruan dejet e mentalitetit ėshtė gjaku i keq i shthurrjes qė e ka kthyer moralin nė antikulturė. Prandaj sot dukesh jashtė kohe nėse flet pėr nderin, parimet, fenė, pastėrtinė, virgjėrinė etj.

Rryma e kėsaj kulture tė re ka marrė me vete, duke i lajthitur edhe njė pjesė tė madhe tė prindėrve qė nė vend tė edukojnė fėmijėt me dinjitet dhe fisnikėri nė sjellje, iu injektojnė atyre moralin e ri tė kohėsh, duke e shitur trupin dhe shpirtin nė degradim.

Ėshtė pėr tė ardhur keq, madje pėr tė ulėritur pėr klimėn morale qė ekziston edhe nė institucionet e larta shtetėrore, nė media, nė shkollė etj. Tendenca pėr tė ekzagjeruar shfaqjen e sferės intime si majėn mė te epėrme tė moralit ka marrė formė tė plotė dhe mund tė quhet njė krim i vėrtetė qė po kryhet ndaj ēdo anėtari tė pafajshėm tė shoqėrisė sonė.

Po prishet tradita, po rrezikohet bukuria e misterit tė jetės, po rriten veprimet dhe sjelljet shtazarake, tė cilat jo vetėm qė kultivohen, por edhe po na imponohen. Kurrėsesi nuk duam qė ta veshim njeriun me “gjethe fiku”, por edhe nuk mund ta lėmė atė lakuriq, sikurse e pėrmenda qė nė fillim tė kėtij shkrimi pėr historinė e tė rinjve tė gjimnazeve dhe universiteteve tona. Kėta tė rinj duhet tė jenė bartės dhe jo shpėlarės tė vlerave, tė japin garanci pėr tė ardhmen e moralit tė kėtij populli qė ka vuajtur shumė pėr bukėn e gojės, por etėrit dhe stėrgjyshet tona nuk e kanė shitur moralin, pėrkundrazi kanė ditur ta mbajnė nė piedestal.

Nė gjithė kėtė anarki dhe pushtet tė imoralitetit, nėse nuk mund tė ndryshojmė gjithēka, tė paktėn mund tė bėjmė diēka. Tė japim shembullin e vetes sonė, duke rregulluar sė pari moralin personal, duke “predikuar” mė pas edhe nė heshtje ose pėrmes mjeteve publike disa sinjale tė pėrfitimit tė mbajtjes sė kėtij standarti.

Ky ėshtė njė kundėrveprim minimal, pėrballė qėndrimit tė pėrgjithshėm tė shoqėrisė. Por arsyeja pėrpara instikteve, prandaj le tė luftojmė me kėto mjete qė tė shfaqet dritė nė fund tė tunelit. Ideja e Ajnshtajnit se pėrpjekja mė e rėndėsishme njerėzore ėshtė orvatja pėr moralitet nė veprimet tona, shoqėrohet edhe me faktin se barazpesha jonė e brendėshme dhe madje qenėsia jonė varet nga kjo. Vetėm morali nė veprimet tona mund t“i japė bukuri dhe dinjitet jetės.

Ata qė kultivojnė rrėmujė morale pėr pėrfitim duhet tė kuptojnė kėtė: ne do t“i pėrmendim emrat e tyre dhe do ti korrisim ata siē e lypin tė korriten. I pari jam unė nė kėtė korritje, prandaj po e marr pėrsipėr autokritikėn dhe ju kėrkoj ta mbėshtesni kėtė pendim si dikur demosi nė Greqinė e lashtė. Nėse do tė bėheshim disa, kjo do tė ishte njė vepėr guximtare pėr tė kėrkuar te vetja dhe te njėri-tjetri kohėn e humbur.

Sepse nėse turpi do tė vlerėsohet si shkathtėsi dhe aftėsi, atėherė nderi do tė ishte mendjelehtėsi dhe papjekuri. Ky sigurisht ėshtė morali i njė shoqėrie tė degraduar dhe pėr hir tė sė vėrtetės jemi nė kėtė gjendje. Prandaj le tė ngrihemi pėr tė pasur njė zhvillim tė shėndoshė.





Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.






Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 715 here