Video
6/10/2010 7:28:15 PM
Ēelet Shkodra Jazz Festival
Festa, e cila do tė zgjasė gjatė gjithė ditėve tė zhvillimit tė festivalit, do ta arrijė temperaturėn e saj tė vėrtetė mbrėmjeve, nė lokalet shkodrane, ku muzikantėt do tė interpretojnė pėr publikun e qytetit.
10 Qershor 2010
info@hermesnews.org
SHKODER/ Ditėn e Premte, datė 11 Qershor ēelet nė Shkodėr edicioni i gjashtė i festivalit ndėrkombėtar Shkodra Jazz Festival kushtuar muzikantit tė madh shkodran, violinistit Rrok Jakaj. Festivali, qe do zgjase dy dite, shėnon edhe kėtė vit praninė e mirėpritur tė muzikantėve tė njohur tė skenės botėrore tė muzikės jazz.
Artedashėsit Shkodranė, si edhe tė gjithė ata qė do tė kenė fatin tė ndodhen nė Shkodėr keto dite, do tė kenė mundėsinė kėtė vit tė shijojnė muzikėn jazz tė ekzekutuar nga artistė tė afirmuar tė skenės botėrore, si nje nga muzikantet me te rendesishem te skenes jazz spanjole ISAAC TURIENZO , por edhe nga talentet shqiptare qė po afirmohen nė skenėn ndėrkombėtare, si kitarristi e kompozitori ORGES TOĒE.
Jazz pra, por edhe kontaminime kreative tė tij me flamencon e JORGES PARDO, apo me gipsy jazz tė The Ockus-Rockus Band. Njė dimension i rėndėsishėm i festivalit do tė jetė edhe kėtė vit pėrfshirja aktive e qytetit dhe qytetarėve tė Shkodrės, tė cilėve do tu jepet mundėsia tė dialogojnė me festivalin pėrmes talk-show-t muzikor tė organizuar nė rrugėn historike Kolė Idromeno.
Artistėt e pėrfshirė nė kėtė projekt ambicioz do tė vihen gjithashtu nė shėrbim tė brezit tė ri tė muzikantėve Shkodranė qė po formohen nė shkollėn e muzikės, ku do tė organizohen mėsime kushtuar jazz-it.
Ashtu si edhe nė edicionet e kaluara, nuk mund tė mungonin shfaqjet nė tempullin e muzikės Shkodrane, Teatrin Migjeni, ku do tė zhvillohet koncerti nė 11 Qershor ora 18:30.
Shkodra Jazz Festival ėshtė njė event i ideuar dhe organizuar nga Shoqata Kulturore Rrok Jakaj, nė bashkėpunim me Optional Music International.
Sponsor kryesorė tė kėtij edicioni janė: Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Bashkia e Shkodrės, Ambasada Spanjolle nė Tiranė, Ambasada Austriake nė Tiranė, Agjencia Spanjolle e Bashkepunimit Nderkombetar per Zhvillim, Energji Ashta, Millennium. Lajmet e Hermesnews dhe nė Facebook.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 234 here