Video

6/8/2010 9:50:08 PM

Shtypja e medias

Zbulohen akuza tė reja kundėr Fireras.

liber


nga Paolo PICCI
paolopicci@yahoo.it
8 Maj 2010

versioni ne gjuhen italiane

ITALI/ Tentativa pėr te delegjitimuar Konsullin Honorar Firera, te cilėn e zbuluam ne njė artikull pararendės, po humb qartėsinė e tij ne pjesėn esenciale, por vazhdon te ofroje shtysa interesante pėr refleksione mbi atė se cili ėshtė roli i vėrtetė i medias kundrejt lexuesve te vet.

Albania News, pasi kishte fyer ne njė titull C.O (konsullin honorar, shėnim i pėrkthyesit) Firera, duket se nuk respekton shume as lexuesit e vet, pėr inteligjencėn e te cilėve duket se ka dyshime, meqė e ndjen te nevojshme te publikoje njė shkrim mbi ‘Instruksionet sesi te lexohet njė artikull’. Nė njė artikull te tille, ne thelb, autori i kėrkon medoemos lexuesve te tij ta besojnė, duke pėrsėritur te vėrtetėn e tij e cila duhet te pranohet, sipas tij, pa shprehur asnjė dyshim.

Por nga ana tjetėr, i ka ēorientuar aftėsia pėr te lexuar qe kane lexuesit pėrtej rreshtave dhe pėr te kuptuar motivet e vėrteta qe mund te jete ne origjinėn e fakteve. Dikush dhe mund te ketė kurajėn e te shprehet pėr kėtė. Me sa duket nuk kane pritur asnjė replike kontradiktore pėr kėtė argument duke menduar se askush nuk do te reagonte pėr kėtė te ‘vėrtetė-interesi’ qe hodhėn pėr te tjerėt.

Por ja qe nuk ishte kėshtu dhe, si ai fėmija qe kur kapet ne faj, ngul kėmbė kot, apo si avokati i ēėshtjeve te humbura, qė kur nuk ka me argumente pėr te debatuar dhe vazhdon te mbaje fjalimin mbyllės ne gjykate mbi bazėn e argumenteve boshe e pa kuptim.

Pėr te treguar vlefshmėrinė e tezes se tyre, teknika e adoptuar ėshtė injorimi i pėrgjigjeve te marra e qe nuk i pėlqejnė. Duke pėrsėritur si njė disk i prishur, pyetje te cilat u ėshtė dhėnė pėrgjigje.

Ne mėnyrė te veēante vazhdohet te ngulet kėmbė tek skadimi i njė mandati, dhe mungesa e rinovimit te tij. Por ashtu siē e kemi thėnė, titulli i Konsullit Honorar nuk ka njė skadence te veten, nuk ekziston njė etikete qe vihet dhe hiqet sipas kenaqesise.

Sipas ligjit, ne krye te ēdo pese viteve Ministria e Jashtme, parashikon rinovimin e mandatit, por kjo nuk ėshtė njė akt qe kėrkohet ne mėnyrė te specifikuar nga ligji, sepse titulli vazhdon deri nė revokimin e tij, gjė qe behet vetėm nga Ministri i Jashtėm, me njė komunikim qė i kalohet Konsullit te revokuar dhe autoriteteve kompetente tė vendit pritės (Italisė).
Ky revokim nuk i bėrė asnjėherė ndaj C.O Giovanni Firera, qė ndėrkohė vazhdon tė kryejė nė mėnyrė legjitime funksionet e Konsullit Honorar nė Piemonte.

Ne e kishim thėne, qe Firera, ne ushtrimin e plote te kompetencave te tij, po vazhdon takimet me Ministrat e Republikės se Shqipėrisė, pėrfshi dhe autoritetin kompetent pėr kėtė, Ministrin e Jashtėm Ilir Meta. Nėse Konsulli Firera nuk do te kishte me kompetencat e tij, nuk do te mund te organizonte vizitėn ne Piemonte te Presidentit te Republikės se Shqipėrisė Bamir Topi.
Tani, jemi ne po rinovojmė njė pyetje e cila deri tani nuk ka marre asnjė pėrgjigje. Ju duket e besueshme qe te gjitha kėto autoritete, nuk janė ne dijeni te vlefshmėrisė se mandatit te Firera-s? E gjitha kjo nuk ėshtė e mjaftueshme pėr te treguar se skadenca e supozuar e kėtij mandati ėshtė njė shpikje e pastėr, pėr motivet e se cilės duhet pare ne thellėsi, nga dikush qe e ka frymėzuar kėtė manovėr?

Kėto janė pyetje qe njė gazetar duhet t’i beje para se te hedhe akuza. Dhe ndoshta njė gazetar do te duhet t’i kishte gjetur pėrgjigjet. Veēanėrisht pa ndjere vetėm zėrin e asaj pale qe ne mėnyrė te qėllimshme ka vene ne moto te gjithė kėtė.

Do te ishte mjaftuar te kėrkonte konfirmime, ashtu siē duhet te beje gjithnjė njė gazetar. Do te ishte e mjaftueshme ti kėrkohej Ministrisė se Jashtme Shqiptare, ashtu siē beri Hermes News thuajse dy vite me pare, pėr te marre dokumentin e konfermes se mandatit te C.O Firera, dhe te shikohet se ky mandat ėshtė pėr gjithė territorin e Piemontes dhe jo si ne mėnyrė te gabuar vazhdohet thuhet, e kufizuar vetėm pėr Provincėn Torino-s. Vec kėsaj ne kėtė emėrim nuk tregohet asnjė skadim pėr kėtė mandat. Nuk e besojmė se do te ishte e vėshtirė te merret ky dokument, dhe nga vete Ambasadori i cili me lehtėsi u ka dhėnė sugjerime sa te gabuara po aq dhe ne interes te tij.

Nga ana tjetėr dhe logjika e thjeshte te bėn te kuptosh se njė titull honorar, ne ndryshim me njė mandat elektoral ose me njė detyre diplomatike, nuk mund te ketė njė skadence, sepse i jepet pėr merita te njohura, prandaj si i tille mund dhe te hiqet vetėm pėr motive te renda, te cilat duhet te justifikohen ose me paaftėsinė e Konsullit pėr te vazhduar ne mėnyrė konstante detyrėn e kėrkuar, por asnjėherė te paguar.

Nga ana tjetėr, po kėrkohen me ngulm t'i kėrkohet njė pėrgjigje Konsullit Honorar Firera, duke u pėrpjekur pėr ta tėrhequr ne njė polemike publike, pa e kuptuar se njė diplomat ka obligim te jete i rezervuar dhe kjo ėshtė njė detyre institucionale, por mesa duhet e gjithė kjo ēudit faktin sesi te tilla impenjime respektohen nga njė diplomat honorar dhe nuk respektohen nga diplomatet ne karriere te cilėt preferojnė t’ia sugjerojnė skandale te tilla te supozuara mediave.

Qe kjo ėshtė njė manovėr e studiuar ne tavoline, tashme ėshtė njė fakt qe shikohet qarte nga te gjitha, por le te shtojmė kėtu dhe disa detaje te cilat qartėsojnė me mire kuadrin e pėrgjithshėm. Konsulli Honorar Firera nuk ka marre asnjėherė ndonjė email te datės 26 Maj, me tė cilin gazetari Ademi nga Albania News, mbėshtet se i ka bere tre pyetje therėse pėr mandatin e tij. Nė po tė njėjtėn datė ai ka marre njė email nga gazetarja Elena Ferrara nga OkNovara, qė i kėrkon Konsullit tė vihet nė kontakt me tė. Kjo tregon qartė sesi manovra ishte e akorduar dhe mė shumė gjasa kishte po tė njėjtin burim frymėzues.

Gazetares, Firera, i lėshoi njė deklarate, e cila publikohet ne artikullin e po te njėjtės gazete ditėn tjetėr, pra me 27 maj ora 23.00. Gazeta Albania News publikon artikullin e pare me date 2 Qershor, duke lėnė te kuptohet dhe tek komentet e tjera, se ishte frymėzuar nga artikulli i gazetės italiane, ndėrsa ne te vėrtetė sot zbulojmė, (vete gazeta e pranoi kėtė) qe i kishte bere te njėjtat pyetje pėrmes njė emaili imagjinar qe ka te njėjtėn date me atė te artikullit prej ku mori dhe spunton (shtysėn).

Eshte e qarte se strategjia ishte e akorduar me pare dhe duke vėzhguar personat e cituar ne dy artikujt mund te mendohet se nga kush: gazeta OkNovara citon Konsullen e Pėrgjithshme te Milanos Nausika Spahia, dhe tjetri Giovanni Lauria, pėr te cilin kemi folur ne artikullin e pare, ndėrsa tek ALbania News citohen fjalėt e Lauria-s dhe ’Ambasadorit ne Rome, S.E. (Shkėlqesia e Tij) Llesh Kola.

Ja njė tjetėr veēanti. Ne artikullin e Albania News, qe mban firmėn e Ademit, flitet dhe pėr njė email tjetėr, ftese drejtuar Konsullit Honorar Firera pėr aktivitetin e datės 12 Qershor ne Modena organizuar nga editori i gazetės. Ky email, ndryshe nga tjetri, ėshtė dėrguar vėrtet dhe iu dha njė pėrgjigje e menjėhershme.

Kjo ėshtė pėrdorur pėr te treguar me pas, sesi Firera po vazhdonte te abuzonte, sipas atyre qe e akuzojnė, me titujt qe vete ata ia kontestuan. Nen dritėn e asaj qe ndodhi me pas, duket qarte se ai email ne realitet ishte vetėm njė mjet pėr kurthin qe deri atėherė po pėrpiqej te ndizej, duke treguar jo neutralitetin por paramendimin.

Po shtoj pėrsėri faktin se, nėse me te vėrtetė gazetari do te kishte dashur informacione korrekte, dhe deklarata nga Firera, me mire se njė email, (ai qe merret me komunikim duhet ta dije se nuk ėshtė njė mjet i besueshėm 100%. Kush e di pse ky email nuk ka ardhur asnjėherė?),
do te mund te pėrdorte telefonin ose njė fax , kontakte te cilat janė te evidentuara ne sitin e Konsullatės Honorare ne Torino. Pse t’i besohet njė emaili qe mund te humbasė, mund te pėrfundojė ne filtrat anti-spam ose me keq mund te mos lexohet pėr shkak te numrit te madhe te emaileve qe merren ēdo dite.

Por tek e fundit, njė telefonate e thjeshte, pėr te pare mbi te gjitha nėse ėshtė lexuar ai email, nuk do te kishte qene me oportune qe ta bėnte gazetari? Natyrisht kjo behet para se te fillohet dhe te shpėrndahen helm ne gazete, sepse me vone duket si tallje.

Ne artikullin e dyte te Albania News, qe mban firmėn e Devanit, pas njė ironie rreth asaj se si viktimat e predestinuara (nga kush zotėri?) duhet te sillen, duke vetėshpallur rolin e inkuizitorit dhe jo te gazetarit, pa bere qe te mungoje njė doze e mire celebriteti pėr cilėsinė e artikullit te tij, i bėn te besoje lexuesit, duke shpresuar ne shpėrqendrimin e tij, autonominė e njė gazete te lire.

Megjithatė autori rrėshqet kur thotė se pėr marrjen e informacioneve ata kane si pike referimi Ambasadėn ne Rome. Pėr kėtė nuk ishte e nevojshme te na jepte aneje informacion me tepėr, sepse ne fatkeqėsisht e kishim tė qartė, dhe me dhimbje e vėmė re qe ne kėtė rast autori nuk kualifikohet si gazetar por vetėm si zėdhėnės i thjeshtė.

Tani dua t’i ftoj te gjithė lexuesit ta imagjinojnė se ēfarė fundi do te kishin bere hetimet gazetareske, nėse gazetaret do ti drejtoheshin vetėm autoriteteve zyrtare, pa kėrkuar konfirmime te tjera.

Imagjinojeni sesi do ta trajtonin ēėshtjen e Watergate gazetaret e Washington Post nėse do te mjaftoheshin vetėm me deklaratat e zėdhėnėsit te Presidentetit Nixon? Pėr fat te mire gazetaria ėshtė tjetėr.
Flitet shpesh pėr autoritetin e njė gazete dhe lirinė e shtypit qe gazetave duhet ti njihet nga grupet e pushtetit politik, ekonomik, por, pėr t’ia marre kėtė liri, duhet mbi te gjitha qe kjo te vije nga brenda vetes, si njė predispozicion i vete gazetarit dhe gazetės. Me siguri nuk ėshtė gjithmonė e lehte, dhe mirėnjohjet qe vijnė nga Ambasada janė te rėndėsishme pėr njė shoqate kulturore, qe editon njė gazete.

Problem ėshtė kur e gjithė kjo krijon shtypje, e cila nuk lejon mbajtjen rolesh te ndara, duke turbulluar burimin e pavarėsisė. Megjithatė ka kohe pėr ta ndrequr. Albania News mund ti kėrkojė Ambasadorit motivin e qarte pėr te cilin me kaq kėmbėngulje dhe periodikisht kėrkon te delegjitimoje Konsullin Honorar Giovanni Firera, duke na ndriēuar ne te gjithė per fajet e tij dhe argumentet te cilat mund te justifikojnė revokimin e mandatit.

Mund te na thotė nga ana jete se pse pėrdori mediat, ne vend te autoriteteve zyrtare, te cilat pėr dy vite nuk e kane plotėsuar dėshirėn e tij? Ose, pse ka dhėnė informacione kaq te pjesshme, duke u vene ne kėto situata kaq pak te ndershme? Bėjini kėto pyetje, bėjini ju qe keni raporte te mira me Ambasadėn, sepse jam i sigurt se mua nuk do te me pėrgjigje.
Lajmet e Hermesnews dhe nė Facebook.


Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.














Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 1110 here