Video

6/7/2010 10:49:47 AM

Diplomacia, arti i panjohur i Ambasadorit Shqiptar nė Itali

Shqipėria ka nevojė pėr njerėz qė tė dinė ta pėrfaqėsojnė me mire jashtė kufijve.

liber


nga Paolo PICCI/ Analist
paolopicci@yahoo.it
7 Maj 2010

Lexo versionin ne italisht

ITALI/ Nė weekend-in e kaluar njė i ashtuquajtur 'scoop' shpėrtheu nė lidhje me postin e Konsullit Honorar pėr Shqipėrinė nė Piemente Giovanni Firera. Fatkeqėsisht, me pasojat e njė mekanizmi tė njė gazetarie tė sėmurė, nėn presion dhe mungesė profesionalizmi, lajmi u pėrhap dhe nė web deri tek kanali televiziv i njohur shqiptar Top Channel, duke rritur pėrtej kufinjve ‘baltėn’ qė u pėrpoqėn tė hidhnin jo vetėm mbi Konsullin e Shqipėrisė nė Piemonte Giovanni Firera, por dhe pėr punėn e tij nė shėrbim tė shqiptarėve dhe tė gjithė vendit.

Gjithēka filloi me njė artikull tė publikuar nė njė gazetė online nė gjuhėn italiane, OkNovara, qė ishte nisur nga njė deklaratė e Konsullit tė Pėrgjithshėm tė Shqipėrisė nė Milano Nausika Spahia. Si pasojė lajmi u hap me njė titull qė ka tė gjitha ekstremet pėr denoncim penal, nga nja gazetė shqiptare online nė gjuhen italiane Albania News, ku ndėrhyn dhe Ambasadori Shqiptar nė Romė S.E Llesh Kola. Nė tė dy artikujt shfaqen deklaratat e Z. Giovanni Lauria, pėrgjegjės zyre nė Torino pėr Dhomėn e Tregtisė dhe Industrisė nė Tiranė.

Po cili ėshtė thelbi i gjithė kėsaj ēėshtjeje, tė cilėn autoritete tė tilla e ndjenė pėr detyrė ta publikonin dhe nė media? Nė artikull thuhet qė mandati i Konsullit Honorar nė Piemonte kishte skaduar, por megjithatė ai vazhdonte tė impenjohej nė aktivitete dhe projekte bashkėpunimi ndėrmjet institucioneve shqiptare dhe italiane, dhe e gjithė kjo bėhej pėr interesa apo fitime private dhe nė mungesė totale tė dijenisė sė organeve kompetente. Duke shtuar se, gjate mandatit te rregullt, Konsulli Honorar kishte ushtruar detyrėn e tij jashtė zonės se kompetencės qė do mund tė ishte vetėm provinca e Torinos dhe jo krejt rajoni i Piemontes.

Si fillim, dua ta copėtoj lajmin e ashtuquajtur, duke filluar veēanėrisht nga fakti i fundit. Mandati i perfaqsise se Konsullit Honorar Firera ka si kompetence komplet rajonin e Piemontes. Fakti se, mandati i tė gjithė konsujve tė tjerė honorar pėrfshin vetėm provincėn nuk nėnkupton qė ky ėshtė njė ligj universal. Pse e mbėshtes kėtė?

Sepse kemi njė posedim njė dokument qe e tregon, dhe qė secili mund ta kishte nė dorė, vetėm duke iu drejtuar Ministrisė se Jashtme Shqiptare, kompetente pėr kėtė rast.

Pėrsa i pėrket skadimit tė mandatit pas pesė vitesh, kjo pėr ligj nuk ėshtė e fiksuar, pėrkundrazi, aty thuhet qartėsisht se aktivitetet mund te ushtrohen ligjėrisht deri ne heqjen e mandatit, qė bėhet vetėm nga Ministri i Jashtėm, pėrmes njė komunikimi me shkrim qė i drejtohet konsullit Honorar tė revokuar, dhe autoriteteve italiane. Pėr kėtė fakt nuk ka asgjė gjurmė.

Nė tė njėjtėn kohė C.O. Firera ka vazhduar tė pritet shumė herė, gjatė ushtrimit tė aktivitetit te tij zyrtar, nga autoritetet mė tė larta institucionale, dhe nga Ministrat e Republikės sė Shqipėrisė, pėrfshi dhe Ministrin e Jashtėm Ilir Meta sė bashku me autoritetet kompetente pėr konsullatat. Duket e vėshtire tė besohet, se autoritete tė tilla mund tė kishin qenė kaq tė pakujdesshme sa tė mos e dinin qė Firera nuk ishte mė nė detyrė, nėse kjo do tė ishte e vėrtetė.

HermesNews pati mundėsi tė merret dhe tė hetojė pėr kėtė qė nė kohėn e tė ashtėquajturit skadim-mandati dhe nga burimet ministeriale diplomatike shqiptare arriti tė marrė informacionet te cilat na thane se, mungesa rinovimit te kėtij mandati zyrtarisht ėshtė njė ēėshtje teknike dhe burokratike dhe qe megjithe kėtė nuk ishte e domosdoshme. Pėr kėtė fakt nuk kishim publikuar asgjė, vetėm sepse nuk ishte, dje ashtu si dhe sot, njė lajm me interes tė pėrgjithshėm.

Kjo, megjithatė ne ēon direk te bėjmė disa analiza. Interesi ynė pėr kėtė rast lindi sepse, qė prej asaj kohe (dy vite mė parė), dikush kishte filtruar zėrin e skadimit tė mandatit te C.O. Firera; njė tentative pėr te delegjitimuar dhe qė u ēua pėrpara nga po kėto tre persona qė duket qartė se i kanė dhėnė shtyse artikujve tė sotėm.

Motivet pėr kėto manovra janė te errėta pėr dy prej tyre, ndėrsa janė mė tė qarta pėr Z. Lauria, i cili qė prej asaj kohe dukej se ishte autokandidat pėr tė zėvendėsuar Firera-n nė kėtė detyre (konsullit). Kur operacioni dėshtoi, Lauria-s iu dha njė rol nė zyrėn e pėrfaqėsisė sė Dhomės se Tregtisė dhe Industrisė se Tiranės ne Torino qė u krijua pikėrisht pėr kėtė, dhe u prezantua publikisht nė qėndren piemontoze me rastin e vizitės sė Presidentit te Shqipėrisė Bamir Topi, nė Tetor te 2008-tes.

Ne atė kohe (tetor 2008) vizita ne Torino ishte organizuar nga C.O. Firera, fale punės te te cilit, ne prezencėn e Presidentit te Republikės Topi, u firmos njė marrėveshje e rėndėsishme bashkėpunimi mes Rektorit te Universitetit te Tiranės dhe Torinos. Sipas rindėrtimit imagjinativ gazetarest te artikullit qe citova ne fillim, mandati i Firera-s qė prej asaj kohe ishte i skaduar. A ėshtė e mundur qė, autoritet mė tė larta shqiptare nuk ishin nė dijeni tė kėsaj?

Meqė qartėsuam dhe interesim e Lauria-s ne kėtė ēėshtje, mbetet natyrisht e pamundur te kuptojmė motivin qė ka shtyrė Ambasadorin Shqiptar nė Romė Kola dhe Konsullin e Pėrgjithshėm te Milanos qė tė delegjitimojnė Fireran, kėsaj here ne njė mėnyrė shumė brutale, duke frymėzuar artikuj-hije dhe reportazhe ne mediat-mike.

Pėr ato qe ndjekin ēėshtjet e shqiptareve nė Itali qe prej disa kohesh, armiqėsia e Ambasadorit kundrejt C.O. Firera nuk ėshtė me sekret. Por te bėn gjithsesi pėrshtypje kur sheh duke pėrdorur metodat e njė njeriu qė bėn politike pa stil, nė njė mėnyrė shume vulgare dhe te papėrshtatshme, qė nuk ka tė bėjė aspak me artin e diplomacisė, qėllim pėr tė cilėn janė nė Itali.

Tė tjera duhej tė ishin mjetet dhe instrumentet qė tė dy diplomatėt duhej tė punonin, pėrmes kanaleve zyrtare, pėr tė marrė mandatin e titujve tė Firera-s. Por, por tė merrnin rrugėn e diplomacicė, do t’u duhej tė justifikonin motivet pse duhej ta bėnin kėtė, ndėrsa puna e Konsullit Honorar ka qene gjithnjė e paprekshme, aq sa, dhe tek artikujt e helmuar, nuk u mund te gjendet qofte dhe njė kontestim pėr kėtė.

U preferua nga ana tjetėr tė hidhej baltė, pa marrė parasysh faktin qė, pėr tė goditur kundėrshtarin personal u provokua njė dėm i madh pėr imazhin e Shqipėrisė dhe institucioneve tė tij, duke invaliduar punėn e bėrė pėr vite me radhe e tė vėnė nė shėrbim tė shqiptarėve nė Itali, dhe Italisė e Shqipėrisė nėpėrmjet bashkėpunimeve te rėndėsishme. Krejt e kundėrta e asaj qe pritej nga njė Ambasador, iu dha opinionit publik shqiptar dhe italian njė shfaqje diletantizmi te cilėn Shqipėria prej kohesh po pėrpiqet ta fshije pėr tė treguar se ėshtė njė vend ne te cilin ia ven tė investosh, tė ndėrtosh dhe te impenjohesh nė bashkėpunime fitimprurėse ne fushėn sociale dhe ekonomike.

Shqipėria dhe shqiptaret duan te hapen me botėn, duan tė integrohen me tituj tė plotė nė komunitetin ndėrkombėtar, por, pėr ta bėrė kėtė duhet krijuar njė klasė drejtuesish tė pėrgjegjshėm, qė tė dijė tė respektojė rolet e tij dhe punėn qė bėhet nė tė mirėn e pėrgjithshme. Fondamentale ėshtė, tė zgjidhet mirė, se kush e prezanton Shqipėrinė jashtė kufijve te saj. Lajmet e Hermesnews dhe nė Facebook. //Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.
//









Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 1184 here