Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3553 here

On line 1079 dite

video »

5/28/2010 7:44:08 PM

Mendimet thuhen hapur

Le tė flasim per transparencėn.


TIRANĖ - Ambasadori amerikan nė Tiranė, John Withers, ne daljen e tij njė dite po dhe tjetrėn po, para kamerave beri komentin e radhės pėr transparence institucionesh.

Ne media, te cilat njė pjese te mire te hepesires ua dedikojnė komenteve te ambasadoreve te huaj ne Shqipėri, ēfarė rralle here ndodh neper mediat e vendeve evropiane, Withers sot tha, apo me sakte pergenjėshtroi Kuvendin e Shqipėrisė, sipas tė cilit vendimet pėr anėtarėt e Gjykatės Kushtetuese janė marrė njėsoj si nė senatin amerikan. 'Nė senatin amerikan kandidatėt pėr nė Gjykatėn e lartė amerikane zgjidhen pas njė dėgjese publike ku senatorėt thonė hapur kundėrshtitė e tyre dhe gjyqtarėt kanė mundėsi tė mbrohen dhe argumentojnė karrierėn e tyre', tha ai.

Ambasadori shtoi se ajo qė i dallon kėto institucione ėshtė transparenca. Withers tha se, rrėzimi i kandidaturės sė Vangjel Kostės ishte njė vendim qė u mor nė kushtet e mungesės totale tė transparencės. Sipas tij, vendimi ishte marrė nė bazė tė ligjit tė Lustracionit qė nė fakt nuk ishte ligj pasi ishte rrėzuar nga Gjykata Kushtetuese dhe nga Komisioni i Venecias.

'Thėnia hapur e mendimeve', ėshtė pėr t'u vlerėsuar ne njė shoqėri demokratike. Emri i Ambasadorit amerikan u lakua jo pak here nga mediat e huaja, ne skandalin famėkeq te trafikut te armeve qe doli ne drite pas tragjedisė se Gėrdecit. Kėtij argumenti, pas njė fare kohe nuk i ėshtė dedikuar me vėmendje. Dikush duhet t’u shpjegoje shqiptareve te lire, se ne ēfarė niveli kane shkruar zhvillimet e atyre fakteve pėr te cilat u citua Ambasadori amerikan.

Po flasim pėrsėri pėr lirinė e fjalės. Ėshtė e padiskutueshme. Nėse njė diplomat apo kushdo tjetėr thotė mendimin e tij, ėshtė mese e drejte. Por ne momentin qe ky mendim gati sugjestionin te tjerėt, u heq lirinė atyre. Me kėtė po pėrballen sot autoritetet shqiptare. Ata ende nuk kane mėsuar te mendojnė vete sesi duhen zgjidhur krizat e brendshme. Fakti qe shqiptaret u lėshojnė kaq shume terren nga vetvetja tregon ne radhe te pare, jo shenje inferioriteti, sepse me kėto nivele qe po flas, nuk kemi te bėjmė me kėto komplekse, por njė lloj papjekurie. Te sillemi mire, te bindemi, dhe bota do te na respektoje me shume. Gabim. Europa mbi te gjitha kėrkon te shohė njė ‘Shqipėri te rritur’ dhe kur them te rritur nuk nėnkuptoj ‘pse te bej unė si thua ti?!’ por largpamėse, me vizion te hapur dhe me ne fund njė politike pėr njerėzit. Lajmet e Hermesnews dhe nė Facebook.










HermesNews - ©2010





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 664 here