Video
5/28/2010 8:50:07 AM
Pse na e fshehin tė vėrtetėn?
Kėta gjoja mjekė qė kanė marrė statuse publike na pėrcaktojnė diagnoza tė ndryshme dhe kanė pėr tė na dhėnė recetat e tyre personale, por jo recetėn e vėrtetė.
TIRANĖ - Kur njė tė sėmuri nė gjendje tė rėndė shėndetėsore i jep doza optimizmi, duke i thėnė se je mirė dhe shumė shpejt do tė shėrohesh, mban pėrgjegjėsi tė madhe morale para tij, ndėrsa gjendja i vijon tė pėrkeqėsohet.
I sėmuri jeton me pritshmėri tė ngrohtė. Nga shpresa e premtuar dhe nga besimi mendon me vete se do tė ēohet nga shtrati ku e ka rrėzuar sėmundja pėr tiu kthyer njė ditė tė afėrt jetės normale.
Nga Isidor KOTI
28 Maj 2010
Me tė vėrtetėn mund tė zgjidhet gjithēka dhe i sėmuri beson pėrsėri te kjo zgjidhje. Por vjen njė orė qė laku shtrėngohet. Ai nis dhe analizon situatėn dhe e kupton mashtrimin me tė cilin ėshtė ushqyer pa dijeni prej kohėsh, mashtrim ky i mėsuar si njė e vėrtetė e sigurt, duke pranuar me psherėtimė agoninė e syve si tė vėrtetėn e vėrtetė.
Dhe fakti pse kėtij tė sėmuri i fshihet e vėrteta nuk qėndron te vėshtirėsia e tė shprehurit, por te mungesa e kulturės humane dhe e pėrgjegjėsisė sublime, e cila e rrėnon dhe e destabilizon nė thelb realitetin.
Pikėrisht nė realitetin tonė flasin e bėrtasin pėr tė vėrtetat e tyre tė dyshimta njerėz pa integritet, tė cilėt bėhen nismėtarėt dhe arkitektėt e kthimit tė sė vėrtetės nė obsesion.
Njė pėrfytyrim gati fantazmagorik kur sheh se nė ēfarėdolloj spitali asnjė nga mjekėt nuk do tė tentojė tė na tregojė tė vėrtetėn, sepse mashtrimi ėshtė kthyer nė institucion.
Kėta gjoja mjekė qė kanė marrė statuse publike na pėrcaktojnė diagnoza tė ndryshme dhe kanė pėr tė na dhėnė recetat e tyre personale, por jo recetėn e vėrtetė, sepse e vėrteta e sėmundjes sonė pėr ta ėshtė ajo qė ata e mendojnė si tė tillė.
Ata i mendojnė tė tjerėt si qenie tė ulėta dhe lehtėsisht tė manipulueshme, duke i ndėrkallur nė shumė raste nė konflikt me njėri-tjetrin, vetėm e vetėm qė tė demaskojnė faktin dhe realitetin bardh e zi, duke e ngjyrosur atė me kolorin qė pėrfaqėsojnė.
Nė mungesėn e sė vėrtetės solide, aktualisht jemi rrethuar nga njė oqean i tėrė shqetėsimesh, duke na munguar busulla dhe askush nuk na thotė se cilin drejtim duhet tė marrim. Nė kėtė kontekst, ne jetojmė brenda njė tė vėrtete tė kushtėzuar nga qėllimet pėrkatėse.
Dhe faktet janė aq kokėforta, saqė jashtė dėshirės pėr tu treguar, bėhet njė punė strategjike qė e verteta tė kamuflohet, qė shoqėria shqiptare tė jetojė nė njė gėnjeshtėr. E rėndėsishme ėshtė qė ajo tė vazhdojė tė ekzistojė, pavarėsisht se nė ēmėnyrė jeton.
Pėr shembull, njė nga qėllimet pėrkatėse tė tė fshehurit tė sė vėrtetės ėshtė shmangia e vėmendjes nga kriza e thellė ekonomike qė po pėrjetojnė shqiptarėt. Kjo krizė ėshtė shoqėruar me shumė pakėnaqėsi dhe protesta nėn zė, sepse situata ėshtė mjaft alarmante dhe njerėzit nuk arrijnė dot tė mbulojnė shpenzimet mujore, biznesi ankohet pėr taksa tė larta dhe mungesė likuiditeti, institucionet gjithashtu janė nėn diktatin e urdhėrave nga lart pėr ta mbajtur gojėn mbyllur.
Nga ana tjetėr, shumė firma private po ankohen pėr mungesėn e shlyrjes nga shteti tė borxheve pa fund, tė cilat kanė muaj tė tėrė pa i marrė. Institucionet pėr arsye tė korrupsionit nuk e shfaqin hapur problematikėn e tyre, ēfarė njerėzish kanė tė punėsuar, sa transparente janė me publikun dhe sa i pėrgjigjen interesave tė tij.
Po bėhet gjithēka qė tė mbulohet kriza dhe pėr tė mbijetuar nga ekonomia e rrėnuar janė duke u rritur faturat e qytetarėve tė varfėr, duke vendosur pa fund gjoba mbi biznese, automjete e subjekte tė tjera.
Pėrtej kėsaj analize faktesh dhe detajesh, kriza kryesore e institucioneve dhe shoqėrisė sonė nė pėrgjithėsi ėshtė te fshehja e sė vėrtetės dhe frika pėr ta treguar atė. E vėrteta nuk ėshtė kthyer nė njė sistem vlerash, por nė njė ingranazh antivlerash qė sundohet nga lufta e brendshme e tė gjitha hallkave qė pėrbėjnė aparatin shtetėror.
Kjo nuk ėshtė thjesht dhe vetėm luftė mbijetese, por tentativė pėr tė polarizuar skajshmėrisht interesat e grupimeve politike dhe tė biznesit qė janė bėrė tutorėt e sė vėrtetės. Kėta dy faktorė po kundėrveprojnė interesat e faktorėve tė tjerė socialė, duke manipuluar dritėn me diell tė vėrtetat e tyre.
Mendoj se fshehja e sė vėrtetės ndikon direkt edhe nė identitetin tonė jo vetėm simbolik, por edhe nė marrėdhėniet ndėrvepruese me njėri-tjetrin. Mungesa e transparencės nė komunikimin qytetar ka sjellė njė klimė konfliktuale dhe boshti i sė keqes tani janė shoqėritė e pavėrteta, nė tė cilat bėn pjesė edhe vendi ynė.
Roli qytetar nė kėtė proces ka qenė vėzhgues dhe shumė pak reagues, sepse fatkeqėsisht ėshtė i pafuqishėm dhe i pamėsuar pėr tė kėrkuar tė drejtėn nė format mė demokratike, tė cilat na i sjellin nė vėmendje shoqėritė e pėrparuara dhe me pėrvojė nė kėrkim e sė drejtės pėrmes zbatimit tė sė vėrtetės.
Kur kjo e vėrtetė tė integrohet nė kulturėn tonė tė jetesės do tė shkėputemi njėherė e mirė nga mentaliteti i cekėt dhe provincial i tė parit tė gjėrave. Mashtrimi po gėrryen moralin shoqėror dhe ėndrrėn e vjetėr pėr tė ndėrtuar njė shoqėri solide. E vėrteta thėrret, por atė duan ta fshehin ata qė e kanė burgosur. Lajmet e Hermesnews dhe nė Facebook.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 685 here