Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3553 here

On line 1079 dite

video »

5/24/2010 8:00:34 AM

Njė rikthim i ish diktatorit Hoxha nė vėmendjen e madhe tė medias

Kujtesa qė bėrren nga mosdenimi i krimit.



Nga Laureta ROSHI
lauretaroshi@hotmail.com
24 Maj 2010


Ne njė nga ato mėngjeset e se dielės ne qytetin tim ndėrsa syri zgjedh gazetat e mėngjesit nis e trishtohem tek shoh reklamat ne faqen e pare me foton e familjes se ish diktatorit Hoxha. Me duket njė cinizėm i hapur, njė tallje me kujtesėn qytetare, njė shėrbim oboorresk i kolegeve qe shkrimet i kane te limituar ne kilometrin e ish bllokut. Portretet e kėnaqura flasin duke retushuar njė epoke te gjate te diktaturės, duke e dhėnė ish diktatorin ne kortet e nuses se djalit si njeri njerėzor, deri tek fakti se si ajo (nusja) mėsoi te gatuante kur u ndėrruan sistemet. Tallje e plote e pyetjeve te bėra nga intervistuesi.

Me kujtohet njė moment ne Gjirokastėr, kur njė nga gazetaret e njė agjencie te njohur i beri njė pyetej stimul birit te diktatorit “se ē’ju kane thėnė njerėzit pėr babin tuaj?” dhe ai ja nisi njė mori lėvdatash te nostalgjikeve. Ndėrsa pyetjes se a lėndoheshin familjet e viktimave te regjimit diktatorial nga festimi i ditėlindjes se Hoxhės, ai i biri u pėrgjigj thate dhe prere se “gjithēka ishte bere me ligj

E pati te lehte te anashkalonte qindra mijėra viktimat te rrėgjimit te ish diktatorit, krimet dhe me pas pėrfitimet financiare te dinastisė se gjithė ish sekretareve te ushtrisė se komiteteve, qe asnjėherė shteti shqiptar ne demokraci nuk kėrkoi te dhėna pėr llogarite jashtė vendit te sekretareve te dikurshėm apo pinjollėve te tyre, te cilėt te orientuar ne boten e zhvilluar ditėn te pėrshtaten si te pafuqishėm ne dukje. Tashme te fuqishėm ekonomikisht, ata kėrkojnė pastrimin nga faji prindėror duke u pozicionuar si respektues te dikurshėm dhe viktima te se sotmes. Cinike dhe abuzues me tolerancėn e shqiptareve.

Viktimat e diktaturės dhe familjaret e tyre te mbetur ne internime nuk e gjeten dot orientimin e shpejte drejt pushtetit, s’mund te besonin se ora e tyre erdhi pėr te drejtuar shtetin, ishin te lodhur e nisen kėrkimin e eshtrave te te zhdukurve. Dhe panė ne gjithė kėto vite si veglat e diktaturės te mbetur si skelete kobndjelles kėrkojnė hijen e ish-it, dhe imponohen ne media. Njerėzit mbajnė mend se vejusha u dėnua pėr arnimin e ēorapeve apo kafet e shumta, por nuk dėgjuan asnjėherė njė falje gruaje dikur e veshur me pushtet e sot ne presionin pėr tu imponuar nga ekranet e blera ne minutazh. Dhe pėrpiqen te imponohen ne opinionin qytetar pėrmes pseudo kujtimeve. Duke vazhduar krimet mbi shqiptaret, pasi dėmtojnė njė kujtese qytetare me imazhet e rreme ne ekrane e faqe te pėrditshmesh.

Kujtesa individuale ėshtė kulture e qenies, pjese edhe e zgjedhjes se emocioneve, po kujtesa qytetare ėshtė detyre e njė shoqėrie, detyre pasi ajo kujtese vizaton te pėr ardhmen. Profesionalisht mendoj se ėshtė e turpshme tu marrėsh kohen shikuesve nga sallone krimi, me portrete vejushash qe retushojnė krimet ne marrėdhėnie sipėrfaqėsore ne emėr te partisė dhe popullit. Nuk dua t’ju marr kohe me ligjin e dosjeve por dua qe te dėgjoj njė zė te thotė “me falni” e te tėrhiqet ne pleqėrinė e tij komode. Krimi duhet ndėshkuar, e nėse viktimave s’u jep dot jete se paku prano krimin dhe mos dėmton me shume me farėn e nostalgjisė.

Kujtesėn historike e shkruajnė dhe argumentojnė historianet. Mėshira buron kur lexon shėnimet e kujtimet e At Zef Pellumbit dhe botimeve te intelektualeve te masakruar ne burgje pėr krimet viteve te diktaturės, prej vitesh mediat bartin rrėfime te dhimbshme po ne asnjė rast ndonjė pendese publike, pėrkundrazi riciklime ne pushtetet te ish-ve.

Ndoshta njė lėvizje qytetare ku te stimulohen ndjesa publike do ishte nje mėnyrė e paqte dhe kujtesa e ligjit do jete me mira gje ne demokracinė tone te re, kujtesa se ka nje ligj qe detyron shkruesit dhe shprehėsit qe te vendosin fjalėn ish diktatori kur flasin pėr vitet dhe krimet e Enver Hoxhės.

Im bir pyet vazhdimisht “si jetonin njerėzit atėherė? Lexojmė ndonjė nga historitė e figurave te kombit qe u dergjen ne biruca vetėm se ishin patriote e njerėz te vėrtete dhe thotė “si ka mundėsi qe njerėzit e duruan? Po gjyshi im kur ai vdiq tha “Zoti e fali, vdiq vete se vranė!”, dhe vite me pas ne njė pėrvjetor te festes te 11-te ne Arkivin e Shtetit ajo zonja e ish diktatorit u shfaq pa pendese me praninė e saj rehabilituese.

Kėto dukje shfaqje do te vijonin me pas si bume spektakli po asnjėherė te vėrteta mbi krimin, pyetje hipoteza te thėna e te harruara pafund ne emisione me pyetje klishe e te kontrolluara, po kurrė njė dorėzim nga ligji, kurrė njė ndjese dhe tėrheqje nga jeta publike.

Dhe kur krimet nuk ndėshkohen nga ligji ato gjenerojne dhimbje gjenetike te viktimat, pėr rrjedhoje demokracia jone do te dhembe deri ne palce sa here qe ata xhelatėt e mendjes dhe trupit do te jene gjalle ne kujtese, qofte edhe dhunshėm nga artikuj te porositur.

Ajo kohe diktature perėndoi. Madje ata qe e rikthejnė nganjėherė janė dėshtaket iluzionare se se paku stėrnipėrit e tyre do t’i falin, se nga shqiptaret s’kanė shans te falen edhe pse historia thekson se nje popull qe harron historinė e vet s’ka histori. Por ja qe kėto gjera s’duhen kujtuar. Lajmet e Hermesnews dhe ne Facebook.



HermesNews - ©2010





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 418 here