Video
5/18/2010 11:36:19 AM
Portokallia ėshtė 'mallkimi' im
Intervistė aktorin Marin Orhanasi: 'Tė punosh pėr Portokallinė, do tė thotė tė harrosh gjithēka tjetėr'.
Nga Doriana Metollari
drejtor@hermesnews.org
18 Maj 2010
TIRANĖ - Marini ishte i pėrsosur pėr ate rolin e policit me te cilin publiku e pelqeu aq shume. Por ai me aq siguri e lirshmėri prezantoi dhe personazhe te tjerė nė Portokalli dhe teatėr. As vetė ai nuk e kishte parashikuar qė ekrani do t'i jepte jo vetėm famėn, por dhe sigurine pėr tė ardhmen. Marini flet me shumė pasion pėr punėn e tij, njė pasion qė i merr kohė dhe sakrifica, qė mbi tė gjitha i kėrkon tė ketė njerėzit e duhur rreth e rrotull, njerėz qė besojnė tek e ardhmja e tij, tek puna e pėrditshme, qė e bėn shumė tė vėmendshėm me ndryshimet e stilit tė jetės, apo format e karaktereve tek njerėzit. Cdo e diel nė Portokalli ėshtė njė tentativė pėr tė sjellė diēka tė re dhe tė pranueshme pėr publikun, me personazhet e tij. Nė njė intervistė pėr Hermesnews ai flet pėr rrugėn e nisur dhjetė vite mė parė, qė vazhdon dhe premton shume pėr te ardhmen..
Si ndodhi qe e pate veten pjese e programit te Portokallise?
Ne kohen qe filloi Portokallia kam qene duke punuar nė Teatrin Kombėtar. Drama titullohej: Togeri i Inishmorit dhe nė kėtė dramė (komedi e zezė) luanin njė pjesė e mirė e aktorėve qė u bėnė pjesė e Portokalli-sė. Sigurisht qe te gjithė ata qe kane hyrė nė Portokalli, kanė bėrė audicion dhe ka qene njė proces I vėshtire pėr ideatorėt pasi kishte shume aktore. Por unė pata fatin te pranohem me rolin policit pasi me ngjiti qene momentin e pare kur e lexova e me pas e pėrpunova materialin dhe e kanalizova personazhin ne ato ujera qe desha.
Prej sa kohesh punoni si aktor?
Unė kam mbaruar Akademinė e larte te arteve ne vitin 2001 dhe diplomėn e kam mbrojtur ne Teatrin Kombėtar me dramėn e Ivo Breshan: Hamleti ne katranin e poshtėm. Edhe kėtė rol e kam fituar ne baze te njė audicioni qe u be pėr aktoret e rinj. Por punėn si aktor e kam nisur qe ne vitin e dyte ne fakultet ku isha pjese e kompanisė teatrore Oaz. Me thėnė te drejtėn u bene 10 11 vjet qe punoj ne profesion dhe ndjehem i privilegjuar nga Zoti dhe nga komuniteti artistik. Sigurisht qe kjo vjen si pasoje e punės dhe pėrkushtimit qe kam pasur. Por e them me krenari qe shumica e aktoreve te rinj qe janė ne treg dhe janė te preferuar pėr shume regjisore shqiptare, kane dale pikėrisht nga kursi jone. Kam pasur pedagoge nga me te mirėt e akademisė Mario Ashiku dhe regjisorin e portokallise Altin Basha.
Cili ėshtė roli qe ju ka pėlqyer me shume?
Te them te drejtėn unė nuk mund ti kategorizoj rolet sepse vėrtetė me pėlqejnė shume, te gjithė pa pėrjashtim. Kam role shume te mira ne teatėr po ashtu edhe ne portokalli dhe me thėnė te drejtėn pėr nga cilėsitė e veēanta qe ka ēdo personazh, problematika qe kane ngritur, e kam shume te vėshtirė te them qe ky rol ėshtė me i mire se tjetri. Ne jemi aktore dhe magjia e kėtij profesioni qėndron ne faktin se vazhdimisht provojmė, eksplorojmė, ndryshojmė dhe realizojmė steriotipe te ndryshme njerėzish. Eshte njė mrekulli te jesh pėr pak ore dikush tjetėr qe ka cilėsi, vese, mėnyra te ndryshme komunikimi, perceptimi nga ato te tuat. Por mund te them diēka: Qe teatri ėshtė Magjia dhe korridori neper te cilin duhet te kaloje ēdo aktor pėr tu bere pjese e njė zhanri tjetėr. Aq me tepėr qe unė kualifikim pėrkatės e kam pėr (aktrim) e jam marre shume teatėr.
Sa kohe ne dite ju merr pėrgatitja e njė roli?
Nėse behet fjale pėr njė rol te ri na merr gjithė ditėn, javėn, muajin. Kjo vlen me shume pėr punėn ne teatėr. Eshte normale sepse duhet te jesh shume i bindur dhe i sigurt pėr atė qe po bėn. Pastaj nėse behet fjale pėr njė rol qe e ke bere mjafton te rikujtosh elementet perberes, cilėsitė e personazhit, problematiken qe ngre dhe kėshtu ja thjeshton shume punėn vetes. Ne fakt duke u nisur nga sportiviteti qe ka Portokallia kam realizuar role edhe pėr njė ore. Kjo vjen si pasoje e sigurisė qe kemi krijuar pasi u bene vite qe jemi pjese e kėtij spektakli. Megjithatė puna me personazhin, zakonisht ecėn paralel edhe me ngjarjet social-politike ne vend. Kėshtu qe gjithmonė dalin gjera te reja. Eshte njė pune e vazhdueshme e pandėrprerė , ne veēanti me tekstin.
A e ndjeni se ju kane zili?
Sigurisht qe ne profesionin tone ka shume ego dhe kur njė aktor shpėrfaqet dhe i imponohet publikut me talentin e tij, detyrimisht do te ketė edhe zili. Zili-ja vjen si pasoje e mundėsive te pakta qe te ofron vendi ynė pėr te ushtruar kėtė profesion. Por siē e thashė dhe me pare ai qe ėshtė aktor nuk mbetet kurrė pa pune. Por nuk mund ta fus me veten tek aktoret e rinj vetėm se jam i ri ne moshe, pasi kam njė cv te konsiderueshme e mund te pėrballem profesionalisht me kėdo. Ketė e them pa modesti. Por kam kuptuar edhe diēka: sado eksperience te kesh jeta jone artistike ėshtė njė sfide. Ata qe kane zili te mos na kenė me, po te vazhdojnė jetėn e tyre artistike duke u pėrballur me ato qe jemi pėrballur e pėrballemi te gjithė. Unė pėr vete nuk kam kohe te kem zili ndokėnd.
Ku frymėzoheni pėr te gjetur rolet?
Unė dhe disa nga koleget e mi zakonisht kur sjellim ne jete njė personazh te ri,pergjithesisht marrim spunto nga jeta e pėrditshme. Por jo pak here ka ndodhur qe, (unė te paktėn) te jem impresionuar nga diēka qe kam lexuar. Dhe pergjithesisht personazhe qe krijohen nga fantazia zėne njė vend te rendesishem ne spektakėl. Sigurisht pastaj ne teatėr. Pergjithesisht pėr aktorin, njė nga elementet baze ku ai mbėshtetet, ėshtė fantazia. Eshte shume e rėndėsishme dhe kjo vlen shume edhe kur shkruajmė materialin.
Ēfarė do tė thotė te punosh pėr njė program si 'portokalli'?
Ēfarė do tė thotė te punosh pėr njė spektakėl si Portokalli?! Hahaha. Do te thotė te harrosh gjithēka tjetėr. Te flasėsh me vete ne rruge, te regjistrosh gjithēka interesante qe ndodh pėrreth teje e me gjere. Eshte si njė mallkim. Por pėr te gjithė ata qe janė pjese e Portokallisė i pėlqen tė jene te mallkuar. Dhe pėr mendimin tim nuk ka mallkim mė tė bukur se tė jesh jave pėr jave ne skene. Eshtė mrekulli.
Cilat janė te metat tuaja?
Kush ėshtė ai qe do te flasė pėr defektet e tij?! Defekti im kryesor dhe mallkimi I dyte ėshtė qe e dua aq shume punėn time sa ne shume raste kam sakrifikuar gjera te rėndėsishme te jetės time pėr kėtė profesion. Dhe te mos harrosh se ne vendin tone jo vetėm artistet, po shumica e profesionisteve te vėrtete janė te rrezikuar e te pambrojtur, si nga ana shpirtėrore ashtu edhe nga ana financiare. Shpeshherė njė artist nuk e gjen veten ne kėtė realitet qe ndodhet vendi ynė. Dhe pėson dėmtime serioze ne krijimtarinė e tij, bie ne pesimizėm. Edhe unė jam ndjere shume here i dobėt i pafuqishėm, pėr te pėrtypur realitetin ne te cilin ndodhet komuniteti artisteve, por puna , ne kėtė rast, ėshtė shume e rėndėsishme. Vetėm me pune i largohesh emocioneve negative te cilat shpesh vijnė si pasoje e aktivitetit tėnd socialo-artistik. Pastaj defekte, qofte personale, qofte artistike, se besoj se i mungojnė ndokujt. E rėndėsishme ėshtė qe te bėhesh i vetėdijshėm pėr to dhe ti lufosh. Unė jam pak moskokecares, neglizhent. Ah po dhe diēka tjetėr.. prish shume para. Kur do mundohem ta rregulloj? Se di
Di qe pėr momentin luftoj vetėm te meta qe kane te bėjnė me aspektin profesional.
Po anėt me te forta do na i thoni?
Jam tip shume i hapur, i ēiltėr, tolerant, rigoroz, sakrifikues dhe hulumtues ne pune. I marr gjerat lehte kur rendohen. Them se te gjitha kėto me ndihmojnė qe ti bej gjerat te mundura. Kėto ne fakt janė elemente qe familja ime mi ka imponuar qe fėmijė. Dhe fale Zotit e familjes ndodhem sot ne kėto pozita.
Mesazh pėr lexuesit e Hermesit...
Mesazhi qe pėrcjell pėr lexuesit e Hermes ėshtė shume i thjeshte : CARPEDIEM. (kap momentin!) Lajmet e Hermesnews dhe nė Facebook.
Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 972 here