Video
5/14/2010 11:53:24 AM
Kur do tė kemi njė televizion tė publikut?
Ėshtė pėr tė ardhur keq qė media nė pėrgjithėsi dhe televizioni nė veēanti nuk po kryen misionin e tij utilitar nė funksion tė problematikave publike.
Nga Isidor KOTI
14 Maj 2010
TIRANĖ - Qė ekranet shqiptare kanė fituar me kohė njė pushtet tė padiskutueshėm, ky pohim ska hapėsirė pėr interpretime tė njėanshme.
Nė fakt, interpretimi i njėanshėm qėndron brenda bėrthamės sė kėtij pushteti qė ėshtė deformuar nga interesat e emėrtimeve i majtė, i djathtė, berishian, ramist etj.
Por jo vetėm. Ėshtė pėr tė ardhur keq qė media nė pėrgjithėsi dhe televizioni nė veēanti nuk po kryen misionin e tij utilitar nė funksion tė problematikave publike.
Dikush do tė thotė qė ne kemi njė televizion publik, tė cilit i paguajmė taksėn vjetore. Po, ėshtė e vėrtetė qė ne kemi njė televizion tė tillė brenda kontureve tekniko-profesionale, por jo real nė pasqyrim, pėrderisa kritikohet hapur nga ēdo opozitė qė vjen nė pushtet dhe treguesit statistikorė tregojnė qė publiku nuk ka gjetur ende aty vendin qė meriton.
Megjithėkėtė, nuk ėshtė rasti thjesht dhe vetėm tė merresh me njė televizion, qė tek e fundit vetėjustifikohet, sepse njė pjesė tė tė ardhurave i merr nga shteti dhe i pėrgjigjet interesave qeverisėse. Trajektorja shkon mė lart nga ēfarė diskutohet profesionalisht.
Kėtu nuk kemi tė bėjmė vetėm me ndėrhyrjen e politikės dhe biznesit, por ekranet e televizioneve janė kthyer nė parti mė vete, tė cilat fitojnė kredite nga njėra palė ose nga tjetra dhe e kanė kthyer publikun nė njė elektorat lehtėsisht tė manipulueshėm.
Nėse i referohemi statistikave, janė mbi 40 televizione qė operojnė nė mbarė vendin dhe dy-tre prej tyre janė dominuese, duke i kthyer tė tjerėt nė kanale tė dorės sė dytė ose tė tretė.
Kėto tė fundit pėrdoren si armė rezervė pėr fushata elektorale ose momente krize, duke bėrė politikė pro interesave personale tė palėve qė mbeten pa tortė dhe jo interesave tė vėrteta publike qė vuajnė edhe pėr bukėn e gojės.
Madje publiku merret nė stand-up-et e gazetarėve tė komanduar dhe nė formė groteskte shfaqet jo si qytetar, por si militant i njėrės forcė apo tjetrės, duke treguar tjetėr realitet nga ai qė jetojmė.
Ky ėshtė njė infeksion i rėndė qė ka pushtuar televizionet shqiptare, tė cilat mund tė mburren me teknologjinė e avancuar, por kurrėsesi me gjendjen profesionale qė paraqesin para audiencės.
A ka kufi kjo papėrgjegjshmėri e pronarėve dhe drejtuesve tė medias shqiptare?! Dua ti pyes kolegėt, ku ėshtė profesionalizmi juaj? Pse e keni shitur veten aq lirė dhe keni harruar misionin pėr tė cilin ju ka dėrguar qytetari? Ju do tė pėrgjigjeni nė heshtje: mos u trego kaq naiv, qėndro me kėmbė nė tokė.
Po a nuk ėshtė dezinformimi njė proces me pasoja tė rėnda jo vetėm aktuale, por edhe historike? Sepse ne mbajmė pėrgjegjėsi dhe nėse humbasim besimin dhe i ngjyrosim ekranet me blu, tė kuqe ose rozė, do tė kthehemi shumė shpejt marrsha tė makinės politike, (nė mos jeni kthyer) qė komandohen sipas qejfit tė liderėve.
Kjo ėshtė edhe njė nga arsyet bazike pse i ėshtė mbyllur dera gazetarisė investigative nė vendin tonė, e cila edhe kur shfaqet nė dy-tre ekrane si e tillė, nuk ka objektivitet, por njėanshmėri tė filozofisė godite atė qenin, qė tė ngrihet ky yni.
Rėndom rrjedhin edhe pasoja tė tjera tė natyrės ekonomike, sociale, kulturore, sportive, tė cialt ndjekin hallkat e njėra-tjetrės, duke e zhytur gjendjen mjerane tė medias sonė nė njė situatė gati katastrofike. Media ndikon nė proceset e zhvillimit tė vendit dhe padyshim ajo ėshtė faktor edhe nė regres.
Publiku ynė ėshtė bėrė konfuz nga e gjithė kjo histori, sepse po shikon jo vetėm pozicionime diametralisht tė kundėrta, por edhe predikime politike tė pėrsėritura sa nga njėri ekran nė tjetrin.
Dhe jo vetėm kaq, por deklaratave iu bėhen interpretime joetike, duke i kthyer kėto televizione nė zyra shtypi ose tabelė qitjeje tė kundėrshtarit politik. Kjo llogore e imazhit tė ekraneve tona i ka detyruar shumė prej teleshikuesve tė ndėrrojnė kanal, duke parė televizione tė huaja mė dinamike nė programet e tyre dhe pėr mė tepėr mė pak politikė.
Sepse publiku shqiptar nuk ka nevojė vetėm pėr kėtė lloj ushqimi tė pėrnatshėm dhe tė pėrditshėm, por edhe pėr edukim dhe argėtim, i cili ėshtė rezervuar pėrmes disa programeve tė tipit reality-show ose humoreve qė nuk prodhojnė emancipim, por nivel poshtė dyshemesė.
Ėshtė e qartė se televizionet po riskojnė shumė me formatin e tyre, duke u larguar nga pėrpjekjet pėr tė nxitur median e pavarur, profesionale dhe tė qėndrueshme si dhe gazetarinė cilėsore nė njė proces demokratizimi.
Nė vend tė ndėrtojnė tregje funksionalė, televizionet po i bėjnė gropėn vetes. Nė vend tė ndėrtojnė programe qė pėrkrahin vlerat e njė shoqėrie tė hapur, si dhe tė bėhen promotore tė ndryshimeve qė sigurojnė pluralizmin dhe diversitetin e mendimit, ato po e shkelin me tė dyja kėmbėt demokratizimin e vetvetes. Lajmet e Hermesnews dhe nė Facebook.
.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 361 here