Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 2098 here

On line 555 dite

video »

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 2923 here

On line 801 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 3358 here

On line 945 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 3514 here

On line 945 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3090 here

On line 946 dite

video »

4/11/2007 5:13:43 PM

“Bomba” tė tjera nė Shėngjin

Ekspertėt japin alarmin


11 Prill 2007 – Teksa shkon drejt qytezės sė Shėngjinit, nė tė majtė tė rrugės, shikon disa makina tė tonazheve tė larta dhe fadroma qė po hapin njė shesh tė madh, ndėrsa nė planin e pamjes sė syrit tė dalin edhe depozitat e shkrumbuara disa kohė mė parė tė kompanisė “Taēi Oil”.

Njė vendim i Kėshillit tė Qarkut tė Lezhės tashmė i ka dhėnė lejen zyrtarisht pėr tė ndėrtuar edhe njė shesh tjetėr me cisterna nafte nė mes tė lagunės sė Knallės firmės “Uldedaj”, ndėrkohė qė qeveria kishte firmosur vendimin pėr transferimin e tė gjitha depozitave drejt Durrėsit. Punonjėsit qė po merren me realizimin e sheshit tė ri tė depozitimit tė naftės tė thonė se po bėjnė njė lulishte, ndėrkohė qė autoritet komunale dje kanė bėrė inspektimin e zonės ku po kryhen punimet pas shqetėsimit qė kanė ngritur
banorėt.

Ndėrkohė, ambjentalistėt lėshojnė alarmin. Njėri prej tyre, Xhemal Mato thotė se “realizimi i kėtij objekti ėshtė nė kundėrshtim tė plotė me tė
gjitha ligjet”.


Sheshi. Morėm drejtimin nga hyrja e Shėngjnit drejt bregdetit tė Kunės, por qė larg shikoje gjurmėt e njė rruge qė po merrte udhė drejt zemrės sė Knallės. Pyesim disa persona qė punonin pėr ndėrtimin e njė objekt dhe ata tė thonė si nėn zė se po bėhet njė shesh pėr depozita karburantesh. Bėjmė disa hapa nė drejtim tė zonės ku nga larg shquhen mjete tė tonazheve tė rėnda dhe fadroma; dhe kur afrohemi, na dalin dy persona tė cilėt tė thonė se po kryheshin punime pėr ndėrtimin e njė lulishtjeje. Sipas tyre, “mjedisi ėshtė ndotur qė
pas djegies sė depozitave, dhe duhet qė tė merren masa pėr gjelbėrimin dhe pastrimin e saj”.
Ky shpjegim mjafton dhe ngjallet dyshimi….

Licensa . Para disa ditėsh kishte mbėrritur njė ankesė nga dhjetėra banorė tė lagunės sė Knallės se njė shesh ndėrtimi po hapej pėr vendosjen e depozita tė tjera tė karburantit. “Sapo na erdhi letra, dėrgova ekspertin pėr tė bėrė verifikimin”, - thotė kryekomunari i sapozgjedhur i Shėngjinit, Luigj Prelaj. Ai pohon se “sheshi pėr vendosjen e depozitave tė karburanteve po ngrihej nga firma “Uldedaj”. Prelaj sqaron se i ka dėrguar njė shkresė pėrfaqėsuesit tė kompanisė,

Agustin Uldedaj dhe prej saj ka marrė tė gjitha shpjegimet. Burime tė rezervuara nė Kėshillin e Qarkut nė Lezhė thonė se “kompania e karburanteve Uldedaj ka marrė lejen e posaēme pėr ndėrtimin e kėtij objekti. Sipas tyre, vendimi ėshtė dhėnė me 16/11/2006 dhe ka numrin 27 dhe sheshi qė po ndėrton firma ėshtė me tė gjithė dokumentacionin ligjor."

Reagimi . “Ndėrtimi i kėtyre depozitave ėshtė i kundraligjshėm”,- kėshtu shprehet ambjentalisti i njohur Xhemal Mato. Ai thotė se ėshtė shkelje flagrante ndėrtimi i objekteve tė tilla nė zona lagunore. Sipas Matos, qeveria dhe Ministria e Mjedisit duhet tė marrin masa menjėherė pėr ndalimin e kėtij objekti, pasi prania e tyre do tė ndikojė gjithnjė e mė shumė nė ndotjen e lagunės, njė pasuri e rrallė, e cila po humbet vlerat ēdo ditė.
Eksperti i njohur i ēėshtjeve mjedisore e konsideron skandal vendimin e dhėnė nga autoritetet vendore, duke parė edhe pasojat mjedisore qė la djegia e cisternave nė mesin e muajit dhjetor.

Kompania qė ka marrė lejen pėr ndėrtimin e sheshit tė ri tė depozitave po vazhdonte punėn me vrull pėr realizimin sa mė shpejt tė kėtij objekti. Me pėrfundimin e tij, Shėngjini do tė ketėr katėr sheshe depozitash pėr
karburante: njė nė hyrje tė qytetit, dy nė mes tė lagunės sė Knallės dhe njė nė zemėr tė qytetit.

Turizmi apo…. Shpresat se 12 mijė banorėt e Shėngjinit mund tė jetojnė me turizėm po zveniten ditė pėrditė, megjithė
ambiciet dhe dėshirėn e kryetarit tė sapozgjedhur tė komunės Lluigj Prelaj. “Kam ardhur me ambiciet pėr tė bėrė diēka qė do tė mbetet pėr zgjedhėsit e mijė dhe gjithė komunėn”, - thotė Prelaj, por duket se shumė gjėra varen edhe nga lart. Ai pohon se objektivi kryesor i tij ėshtė turizmi. “E kam nisur mandatin tim pikėrisht nė kohėn kur jemi nė prag tė fillimit tė sezonit turistik”, - thotė kryekomunari, i cili rendit si prioritete tė afėrta tė tij, pastrimin e qytezės dhe zonės bregdetare, furnizimin me ujė tė pijshėm, ndėrtimin e shėtitores si dhe shumė gjėra tė tjera. Prelaj tregon se vitin e kaluar Shėngjini dėshtoi nė turizėm pėr njė sėrė arsyesh, por, ai duket se ėshtė optimist se kėtė vit gjėrat do tė shkojnė ndryshe. “Tė martėn do tė pastrojmė vijėn bregdetare qė frekuentohet nga pushuesit, ku kemi kėrkuar ndihmėn e shkollave, firmave private dhe komunitetit”, - tregon ai.

Po ashtu, pėr tė patur mundėsi sa mė tė mėdha kontakti, ai shprehet se sė shpejti do tė ketė edhe njė ueb sajt me ofertat turistike tė Shėngjinit. Ndėr
objektivat qė rendit kryetari Prelaj, janė edhe ndihma qė mund ti jepet biznesit hotelier nė qytet. Ai duket shumė optimist tani qė do tė kalojė edhe menaxhimi i taksave tė biznesit tė vogėl. Shėngjini ka njė vijė bregdetar mė tė gjatė se 25 kilometra dhe shquhet pėr resurset e rralla turistike, pasi gėrshetohet pylli dhe deti njėkohėsisht. Po ashtu, pjesė e pasurive tė
tij ėshtė edhe laguna, e cila mban njė florė dhe faunė tė pasur, ndonėse rrezikohet dita ditės nga dora vrastare e njeriut.

Albert Gjoka





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 559 here