Video
5/7/2010 12:14:42 PM
Tė mendosh si europian
Disa pyetje qė nuk bėhen ēdo ditė...
TIRANĖ - Nė njė raport tė publikuar para disa ditėsh nga USAID, thuhet se korrupsioni nė Shqipėri ka ardhur nė rritje, flitej pėr vitin 2010. Lajmi u dha pas pyetjeve qė iu bėnė qytetarėve shqiptare tė cilėt kishin renditur disa prej kategorive si ministra, deputetė, doganierė dhe mjekė si mė tė korruptuarit e njė sistemi qė i mire apo i keq, jetojmė ēdo dite. Por nuk dua te flas me pėr kėtė. Po ndalem ta shoh, ne njė pikeveshtrim tjetėr.
Ata qe kane dalė jashtė guvės sė gjumit letargjik dhe kanė filluar ta konsiderojnė veten pak me shume nga ēduan tė tjerėt, kane ende shumė pyetje pėr tė bėrė, pyetje qė i kalojnė kufijtė e raporteve. Nuk e vė nė dyshim vėrtetėsinė e shifrave, por dua ti jap mė shumė hapėsirė mendjeve tė lira, debatit konstruktiv, atyre qė cilat vėzhgojnė detajet, zbulojnė fjalėt qė nuk thuhen, nxjerrin faktet qė harrohen.
Unė tani po pyes diēka ne emėr te kėsaj pjese te opinionit publik. Vjen njė moment kur njeriu fillon e lėviz nga hendeku ku ka rene dhe prej kėtu fillon ta shohė boten pėr herė tė parė, me tė gjitha sfumaturat e saj: e kupton se realiteti ėshtė shumė mė ndryshe; se nuk ekziston vetėm njė e vėrtetė; se ta bindesh vetėm pėr kėtė, do tė thotė nė radhė tė parė t'a kufizosh atė.
Nuk jemi i pari dhe as i fundit shtet ne Ballkan me korrupsion. Korrupsioni ėshtė i vjetėr sa e gjithė bota. Ai vetėm ka evoluar me kalimin e viteve, tjetėrsuar, ėshtė bėrė mė i sofistikuar pėr vendet qė kėnė dhjetėra, qindra vite demokraci, por kurrsesi nuk ka humbur vlerėn e tij tė parė manipulimin e vlerave dhe mediat ne kėtė rast, flas pėr atė pjesė qė kufizohet vetėm ne raportimin e tė dhėnave, pa bere asnjė pyetje, po kthehen nė njė mjet tė rėndėsishme nė kėte proēes. Pse?
Sepse nuk flitet me pėr Gėrdecin, pėrveē disa seancave nėpėr gjyqe qė nuk bėjnė gjė tjetėr vetėm shtyhen ditė pėr ditė. Heshtet pėr trafikun e armeve nė Shqipėri pėr tė cilėn shkroi News York Times, qė pėrmendi dhe Ambasadorin Amerikan nė Tiranė i cili sot bėn thirrje pro dialogut politik dhe denoncon korrupsionin nė vend.
Ashtu siē hetohet niveli i korrupsionit nėpėr institucione shqiptare, pse nuk raportohet dhe pėr nivelin e trajtimit, profesionalizmit apo korupsionti nėpėr Ambasada apo Konsullata e huaja nė vend? Pse nuk pyeten qytetarėt pėr kėto institucione tė huaja?
Kėto janė disa pyetje qė bėn njė qytetar si unė dhe si ju. Njė njeri qė fillon tė mendojė si europian, duke ia kėrkuar nė radhė tė parė vetes tė drejtėn pėr tė hyrė nė Europė. Sepse kur ne tė bindemi pėr kėtė, kur ne tė fillojmė tė mendojmė si njerėz tė lirė, politika ėshtė e detyruar tė na pėrshtatet. Kjo do tė na forcojė mendjen dhe do tė na sigurojė qė nė tė ardhmen brezi i ri tė mos pėrsėrisė gabimet tona. Lajmet e Hermesnews dhe nė Facebook.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 633 here