Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3548 here

On line 1078 dite

video »

5/6/2010 10:06:57 AM

A duhet dhe mund te ndahet Kosova?

Shqiptaret dhe Serbet e Kosoves diskutojne


Edison Myrteza
alb_journalist@hotmail.com
6 Maj 2010


PRISHTINE- Mundet qe Kosova gjeografikisht te ndahet dhe nje pjese t’i kaloje Serbise? Kjo pyetje eshte duke u bere kohet e fundit. Duket si nje gje e mundshme, por qe eshte edhe dicka qe mund te sjelle probleme jashte mase te medha. Shqiptaret etnike qe jane edhe pjesa me e madhe e popullsise se Kosoves, nuk duan kurresesi te jene pjese e Serbise, duke deklaruar madje pavaresine e tyre totale nga Serbia ne vitin 2008.

Por minoriteti serb ne Kosove, thekson forcerisht se ata kurre nuk do ta pranojne dominimin e qeverise se Prishtines. Shume prej serbeve te kosoves jetojne ne veri te vendit, ne zonen e cila gjeografikisht vazhdon te jete shume e lidhur me Serbine.

Nje pjese tjeter e banoreve te zones, theksojne se mbase kufiri verior i Kosoves mund te kaloje pak me ne lindje duke perfshire edhe Luginen e Presheves, lugine e cila ka edhe numrin me te madhe te banoreve etnike shqiptare brenda kufirit te serbise.

Vete presidenti aktual serb Boris Tadic ne lidhje me nje mundesi te ndarjes se Kosoves, ka theksuar se qeveria zyrtare e Beogradit dhe ajo e Prishtines kane refuzuar te diskutojne per kete ide. Fuqite e medha europiane qe jane dislokuar ne Kosove, gjithashtu kane theksuar se mund edhe te ndodhe nje gje e tille, por pa e deklaruar ate ne publik.

Lajmet e Hermesnews dhe ne Facebook. Te tjera/ Sondazhi yne





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 291 here