Video
5/6/2010 9:53:19 AM
Krimi i kollareve tė bardha
Kjo histori i ngjan deri diku firmave piramidale tė viteve 90-tė dhe premtimeve politike tė 20 viteve tė fundit, tė cilat kanė korrur suksesin e pranueshmėrisė, brenda mjerimit qė ėshtė ndėrkallur rishtaz.
nga Isidor KOTI
TIRANE - Mirėdita, unė jam Miss Sarah Thomas, nga Abixhan Bregut tė Fildishtė, dua tė kėrkesės pėr ndihmėn tuaj nė planet e mia pėr investimet nė bazėn tuaj, kam dėshirė pėr tė investuar nė prodhim dhe menaxhimin e pasurive tė patundshme nė bazė tuaj, kjo ėshtė sepse unė e trashėguar njė shumė tė rėndėsishme nga vonė babai im Thmas shefi Steve,i cili ishte helmuar nga bashkėpunėtorėt e tij tė biznesit nė njė nga outings e tyre pėr tė discuse pėr biznesin.
Kėshtu nis e-maili i ēuditshėm qė mė erdhi pasditen e kėsaj fillimjave. Kjo ishte letra e parė me njė gjuhė shqipe tė ēalė, ndryshe nga ato tė tjerat me anglishte perfekte (me siguri e pėrkthyer nė shqip nga fjalorėt e google), pas njė serie letrash qė prej kohėsh mė postoheshin pothuajse ēdo ditė. Historia vijonte mė tej: Para vdekjes sė babait tim, ai mė dha gjithė dokumentacionin e nevojshėm ligjor nė lidhje me depozitimin e fondit nė bankė, se ai ka ruajtur shuma totale prej (7,5 $) Shtatė milionė 500000 Shtetet e Bashkuara dollarė vetėm, nė njė nga bankė kėtu nė Bregun e Fildishtė, kėto para u ėshtė depozituar pėr sigurinė e mia sociale dhe pėr investime tė frytshėm ndėrkombėtar, sugjerimet dhe idetė e juaj do tė konsiderohet shumė. Tani leje mua pėr tė kėrkuar kėto disa pyetje:
1. Mund tė mė ndihmoni sinqerisht nga zemra e juaj?
2. Mund tė plotėsisht besim ju?
3. Ēfarė pėrqindje e totalit tė parave do tė jetė appreciateable pėr ju?
Ju lutem, e konsiderojnė kėtė dhe tė kthehemi te mua sa mė shpejt tė jetė e mundur. Immedaitely Unė konfirmoj gatishmėrinė tuaj, unė do t'ju dėrgoj foton time dhe tė ju jap mė shumė hollėsi pėr veten dhe tė bankės, ku babai im nė fund tė depozituar fondi, nė mėnyrė qė ju mund tė arrijnė tė bankės dhe tė konfirmojė ekzistencėn e fondit, si dhe, pėr shkak se duke parė qė ėshtė besimtar. Unė jam duke pritur pėr pėrgjigjen tuaj tė menjėhershme
Kėtu pėrfundonte letra, e marrė fjalė pėr fjalė nga interneti. Lexohet haptaz se si krimi i kollareve tė bardha ka njė komunikim perfekt pėr tė arritur tė tė marrė shumėn e parave tė dėshiruara nga persona tė ndryshėm dhe tė panjohur. Edhe nė raste tė tjera kėta mashtrues qė dėrgojnė e-mail pohojnė se njė i afėrmi i tyre i ka lėnė njė trashėgimi, por ata nuk mund ta hedhin nė emrin e tyre dhe u duhet njė llogari tjetėr bankare. Njė formė tjetėr ėshtė edhe llotaria, pėrmes sė cilės tė ofrohen shifra milardėshe dhe para sė ti marrėsh ato tė kėrkohet njė komision prej 500 dollarėsh. Pasi tė kthehet pėrgjigje nga e-maili qė iu dėrgon, tė merr nė bisedė, tė kėrkon numrin e llogarisė dhe tė dhėnat e tjera, njė pėrqindje e pasurisė qė do marrin do kalojė nė llogaritė e viktimės qė je ti.
Kjo histori tė bėn tė reflektosh mė shumė sesa njė analizė e pėrciptė e ngjarjes ose e thelluar e fenomenit qė po depėrton ndjeshėm edhe nė Shqipėri. I ngjan deri diku firmave piramidale tė viteve 90-tė dhe premtimeve politike tė 20 viteve tė fundit, tė cilat kanė korrur suksesin e pranueshmėrisė, brenda mjerimit qė ėshtė ndėrkallur rishtaz. Jo vetėm kaq, por kuadri i kėsaj historie ėshtė edhe mė i gjerė nė paralelizmin figurativ kur mendon se ēdo shėrbim publik tek ne shqiptarėt ėshtė njė mashtrim i hapur dhe tepėr i rėndomtė qė sjell vetėm dėshpėrim qytetar.
Kudo qė tė shkosh tė kėrkohet njė komision qė tė kushton jo pak herė sa qimet e kokės. Madje nuk bėhen as nė mėnyrė latente, gjithēka ndodh hapur, nė dritė tė diellit. Dhe si pėr ti vazhduar historitė, qė nė tė shumtėn e rasteve janė mė tė kėndshme, njė ekspert po udhėtonte nė Jug tė Shqipėrisė dhe ndalon pranė njė bariu qė po kulloste delet. - Nėse unė e gjej sa dele ke nė lėndinė a ma fal njė qengj? Bariu pranoi krejt i bindur se i panjohuri nuk kishte si ta dinte sa dele kishte tufa e tij. Eksperti nxiton nė makinė, hap laptopin, lidhet me internet, google earth, zmadhon zonėn dhe numėron delet dhe i thotė numrin e saktė bariut. Bariu shtang. Por kundėrpėrgjigjet:
-Nėse unė e gjej se ēfarė pune bėn, a ma kthen qingjin? Pas marrjes sė pohimit me kokė, bariu i thotė:
- Ti je ekspert!!
- Si e gjete?!!!
- E para, erdhe i paftuar. E dyta mė the diēka qė unė e dija dhe e treta... mė bėre tė paguaj pėr kėtė.
A nuk ndodh e njėjta gjė edhe nė ēdo fushė tė jetės shqiptare, kur ekspertėt tė rrėmbejnė edhe bukėn e gojės dhe tė predikojnė shpresė pėr mirėqėnie! Pushteti i popullit ėshtė njė togfjalėsh i shpėrdoruar pikėrisht nga kėta hacker-sa dhe ekspertė, tė cilėt me diplomat e tyre tė dyshimta dhe kollaret e padenja nuk e justifikojnė demokracinė mė shumė sesa vetveten. Ata do tė ishin askushi nėse nuk do tė lejoheshin qė nė fillim. Por tani kanė pushtet dhe ky pushtet i ka kthyer rėndom nė skllavopronarė tė shekullit XXI. Ata komandojnė dhe vjedhin jetėn tonė ēdo ditė e ēdo orė, qė nga majat e kullave institucionale, e deri nė kohėn fiktive qė na marrin nė televizion, duke bėrė rolin e shenjtorėve pėrballė tė rraskapiturve.
Mashtruesit publikė iu ngjajnė gjithashtu hackersave tė internetit, sepse ata arrijnė qė tė marrin identitetin dhe pinet e kartave tė kreditit tonė jetik, duke krijuar faqen e njė banke fiktive, qė kėrkon tė thithi besimin tonė pėr ti votuar. Ata bėjnė faqe identike me atė origjinale dhe kur populli fut pinin dhe identitetin e tij, ato merren automatikisht nga hacker-i i pushtetshėm qė ka krijuar kėtė faqe tė rreme. Mė pas, klientit elektorat, teksa fut tė dhėnat, i kthehet njė pėrgjigje negative, duke i thėnė se kjo faqe nuk punon pėr momentin, por duhet tė futet mė vonė. E gjithė kjo ēoroditje ndodh nga mungesa e transparencės e pėr rrjedhojė publiku mbetet pa pushtet. Kjo ėshtė maja e ajsbergut e njė tė vėrtete, ndėrsa tek tė vėrteta lipset tė arrijmė pėrmes betejave.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 321 here