Video
4/26/2010 11:49:13 AM
Shqiptaret e jugut tashme me kombesi greke
Zgjohesh shqiptar ngrysesh grek
Laureta Roshi
lauretaroshi@hotmail.com
26 Prill 2010
SARANDE- Nė Sarandė ka rritje tė numrit tė proceseve gjyqėsore ku ndryshon kombėsia, nga shqiptare nė greke, duke pėrfituar edhe nga e drejta e fėmijėve pėr marrjen e kombėsisė sė njėrit prind, ndėrsa pėrfituesit e ndryshimit tė kombėsisė janė nė moshė madhore. Nė listėn javore tė gjyqeve rezultojnė ne 5 ditė gjykim tetė cėshtje pėr ndryshimin e kombėsisė nė Lukovė, nė Delvinė, Sarandė e Livadhja.
Ardiani i bėrė Vasil, tani ka dhe kombėsinė greke. Si Ardiani janė dhjetėra raste pasi tė ndryshosh kombėsinė ėshtė shumė e lehtė , mjafton hapja e njė padie nė gjykaten e Gjyqėsorit Sarandė dhe nga shqiptar shndėrohesh nė grek. Sulejmani i Vezires i rritur si shqiptar tashmė si gjysh rezulton me vendim gjykate me kombėsi greke. Duket se patriotizmi merr fund pėr interesat e punėsimit apo tė pėrfitimit financiar (pension mujor i dhėnė nga shteti grek) nė rastin e tė qėnurit me kombėsinė e fqinjit. Gjykata e Sarandės nė asnjė rast nuk ka rrėzuar ndonjė kėrkesė pėr ndryshimin e kombėsisė.
Nė pikėn 7 ligji 10 1029 dt 11 maj 2009 pėr gjendjen civile ėshtė njė pikė ku pėrcaktohet se ndryshimi i kombėsisė bėhet vetėm me vendim gjyqėsor, duke u thirrur, nė cdo rast, si palė nė process shėrbimi i gjėndjes civile, dhe kur kombėsia ka qėnė e pėrcaktuar pėrkohėsisht ose kur ėshtė bėrė njė gabim material.
Proceset e ndryshimit tė kombėsisė janė tė vetmet procese nė gjykatėn e Sarandės qė pėrfundojnė nė kohė record pa zvarritje dhe me tė gjitha palėt tė kėnaqura! Pėrfitimi momentit pėrflitet pėr sa kohė mbi kėto dosje nuk ėshtė ushtruar asnjėherė kontroll. Ndėrkohė me marrjen e vendimit pėr ndryshimin e kombėsisė nga njė individ tė gjithė anėtarėt e trungut familjarė e fitojnė tė drejtėn ta riparaqesin kėtė vendim dhe tė ndryshojnė kombėsinė e tyre ne vazhdimesi nga shqiptarė nė grek.
Ndryshimi i kombėsisė nga gjykata nuk ėshtė shndėrruar asnjėherė ne debat publik ku tė mbrojtur nga ligji janė vetėm fėmijėt. Dhe prindėrit kanė nisur i pėrdorin jo pak fėmijėt nė rastet e pėrfitimeve tė lehtėsirave nė lėvizje apo mbėshtetje financiare nga tė huajt. Klasa e mėsimit nė greqisht dhe shqip nė shkollėn publike nuk ka vetėm fėmijė minoritarė, pasi shumė prindėr tė vetdeklaruar grekė shohin shumė lehtėsira nė arsimimin e fėmijėve qė nė fillore me greqishten. Pėrpjekjet pėr hapjen e shkollave private greqisht nuk rreshtin as nė zonat e qė nuk banohen nga minoritarė.
Nė Nivicė tė Lukovės, me ftesė tė kishės vjen dhe meshon greqisht prifti i Patrės, At Sotiri. Pak e kuptojnė greqishten e tij, nė turmėn ku mungojnė banorėt dhe dominojnė nxėnėsit e hequr nga mėsimi pėr tė dėgjuar meshėn dhe pėr t ju gėzuar dhuratave nė qese plasmasi me karamele, kryqe e shenjtorė tė shkruar greqisht. Prifti i kishės Aleksandėr Mėhilli e shoqėron mysafirin nga Patra nė meshėn e Pashkėve, njė ditė pas festės fetare dhe ku nxėnėsit ishin nxjerrė nga mėsimi pėr tė shkuar nė kishėn ngjitur me shkollėn.
Pėrdorimi i fėmijėve nga prindėrit bėhet nė mėnyrė publike edhe nė qėndėr tė Sarandės ku nė Asamblenė e Johovajve u deklarohet solemnisht se fundi i botes po vjen. Nė turmėn e rrallė tė ulur nė karriget e sallės sė teatrit tė qytetit, ka plot voglushė nga ata nė karroca deri te ata tė ulur afėr nėnės sė papunė, dhe me sytė e fiksuar nė boshllėk ndjekin predikimin me njė shqipe tė mėsuar muajt e fundit, se botės po i vjen fundi! Tė pyetur, drejtuesit e ansamblesė speciale njė ditore thonė se prania e fėmijėve ėshtė mė mirė ku janė prindėrit e tyre ndėrsa harrojnė se fėmijėt nuk janė madhorė pėr zotėsi juridike,dhe tė rriturit duhet ti mbrojnė. Voglushėt mezi presin tė dalin dhe sėrish refreni vazhdon, aty nė qendrėn e Jehovajve pėrballė komisariatit tė policisė.
Jashtė sallės ėshtė ditė me diell dhe me turistė qė vizitojnė qytetin ndėrsa brenda fėmijėt i nėnshtrohen presionit se koha qe mbetet ėshtė shkurtuar dhe shpėtimi ėshtė afėr..Nė Sarandė nuk mungojnė kopshtet greqisht, kursi i greqishtes nga kisha, kisha evangjeliste, jehovaj, kurset nė xhami, teqeja e ringritur..duket si njė rrekje pėr tėrheqjen e fėmijve nė kėto grupime ndėrsa mungojnė grupimet qytetare pėr disa terrene sportive pėr fėmijėt, pėr ndonjė pishinė publike, apo programe sociale.
Nė fakt patriotizmi tė krijon krenarinė pėr mundėsitė qė krijon vendi pėr shtetarėt, bashkombasit dhe minoritetet e shtuar ndjeshėm sė fundmi. Nė jugun e ngrohtė nė Sarandė cudirat fitojnė monotoninė nėn zėrin e hoxhės nga magnetofoni nė minare dhe rregulli i kishės nėn kujdesin e Janullatosit, pėrballė pyetjes, individė tė nėshtruar apo qytetarė nė demokraci. Lajmet e Hermesnews dhe ne Facebook. Te tjera/ Sondazh


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 589 here