Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3553 here

On line 1079 dite

video »

4/15/2010 8:27:24 PM

Integrimi. Po me pas?

Lėvizja e lire si njė e drejte themelore universitare, ka lidhje te qėndrueshme e kovalente jo vetėm me proceset integruese, por edhe me shume efekte sociale te pakundėrshtueshme.


Bledar Ilia
Kandidat per doktor i shkencave sociale
Universiteti i Krajoves, Rumani
Fakulteti i Shkencave Sociale


BE/ Lėvizja e lire, integrimi dhe efektet social psikologjike. Lėvizja e lire si njė e drejte themelore universitare, ka lidhje te qėndrueshme e kovalente jo vetėm me proceset integruese, por edhe me shume efekte sociale te pakundėrshtueshme qe bėjnė ne fund te fundit, qe shoqėria te reflektoje dhe te reagoje duke krijuar premise te tjera psikologjike qe vene ne lėvizje mendimin njerėzor ne raport me punėn, respektin ndaj ligjit e demokracisė, krijimin e raporteve te reja kulturore, edukative pėr shoqėritė postkomunist dhe te pazhvilluara ekonomikisht.

Analiza e fenomenit te lėvizjes se lire qe lidhet direkt me procesin e liberalizimit te vizave, jo si apriori por si rezultat dhe produkt i realizimit te standardeve merr njė rendėsi te veēante pėr shkak edhe te efekteve qe ka prodhuar liberalizimi i tyre ne shume vende te Ballkanit perėndimor edhe mbi vendin tone, por edhe te presingut te vazhdueshėm mbi popullsinė shqiptare, pressing, i cili mund te ēoje ne mobilizimin pėr te realizuar reformat por edhe ne depresion te shoqėrisė shqiptare.

Natyrisht, te dyja kėto efekte varen nga mekanizmat dhe funksioni politik i kėtyre mekanizmave pėr te qene ne akord me aspiratat por edhe me pėrpjekjet e popullsisė pėr proceset liberalizuese.

Lėvizja e lire nuk ėshtė thjesht njė produkt teknik ashtu siē jemi mėsuar te flitet shpesh here duke e paraqitur atė si njė fenomen teknik nga politika shqiptare.

Padyshim standardet qe kėrkon lėvizja e lire janė parametra teknike siē janė sigurimi i kufijve, lufta kunder trafiqeve klandestine, sigurimi i dokumentave identifikuese te sakta etj.

Por a mund te flasim pėr sigurim kufijsh kur kemi njė destabilitet politik?!
A nuk prodhon papunėsi mungesa e konsensusit, a nuk prodhon emigracioni ilegal mosrealizimin e reformave, a nuk prodhon pasiguri kufijsh korrupsioni qe ka ne themel varfėrinė dhe nivelin e ulet te jetesės te sa e sa shqiptareve qe aspirojnė pėr njė jete me te mire.

Shume reforma te thella e te gjithanshme qe do ta strukturojne Shqipėrinė shqiptare ne ato struktura te cilėsisė evropiane qe padyshim do te prodhojnė stabilitet politik ne radhe te pare. Ky stabilitet do te varet nga funksionimi me real i institucioneve politike e demokratike shqiptare qe padyshim janė rezultat dhe produkt i institucionit te votės se lire.

Po pėr sa kohe do te ketė kontestime qe rrjedhin nga mosrespektimi i votės se lire do te mungoje jo vetėm gatishmėria dhe detyrimi kushtetues i funksionimit politik por do te kemi njė anemi dhe njė devitalizim pėr te gjithė institucionet kushtetuese, harmonia e te cilave ėshtė shume e nevojshme pėr realizimin e reformave te thella.

Prandaj duhet nėnvizuar fakti se lėvizja nuk ėshtė thjesht njė proces mekanik, por njė proces i ndėrlikuar me efekte sociale jo vetėm pėr shoqėrinė shqiptare por edhe pėr atė evropiane.

Janė pikėrisht disa aspekte te tjera shume here me te rėndėsishme qe i bėjnė strukturat e Brukselit te ngurojnė pėr dhėnien e OK-it. Padyshim qe Brukseli me mekanizmat e tij te kontaktit, mbi lėvizjen e lire vendos ne pozita detyruese politiken dhe jo vetėm politiken por edhe ndėrgjegjen social psikologjike shqiptare , mbi lėvizjen e lire si njė drejte universale, qe padyshim shoqėrohet edhe me detyrime te forta ndaj shoqėrisė ku ajo synon te lėvizė e lire dhe ne kėtė plan shoqėria evropiane, e cila ėshtė njė shoqėri e standardeve te larta demokratike dhe nuk fal kur nga ana jone mungojnė pėrpjekjet serioze pėr ndryshime rrėnjėsore dhe pėrmirėsime te thella te standardeve.

Lėvizja e lire pa dyshim nuk ka efekte emigracioni me produkte ekonomike dhe kjo duhet te evidentohet vazhdimisht dhe jo te fshihet pėr te mbuluar efektet politike qe lidhen me qeverisjen dhe politiken ne pėrgjithėsi, si dhe duke krijuar pėrshtypjen e rreme se liberalizimi do te ndryshoje jetėn ekonomike dhe do ti japi fund varfėrisė.

Natyrisht lėvizja e lire do te ketė efekte te ēlirimit psikologjik pėr arsyen se dhe shqiptaret janė dhe duhet te ndjehen evropiane dhe jo qytetare te dorės se dyte, sikurse dhe faktin se shqiptaret do te kenė mundėsi te ballafaqohen me kultura te tjera.

Shqiptaret do te kenė mundėsi potenciale te njohin tregun e lire te punės, potencialet turistike europiane, te njohin qytetėrimin dhe te prekin efektet e punės ne Evrope.

Me lėvizjen e lire shqiptaret do te prekin edhe njė nga ėndrrat e tyre postkomuniste dhe do te ndjehen te pushtuar nga efektet emocionale pozitive si dhe do te pėrgatiten pėr hapin tjetėr serioz, atė te aderimit ne Bashkimin Evropian qe padyshim ėshtė finalizimi i pėrpjekjeve dhe sakrificave te shumta te popullit shqiptar.

Integrimi evropian ėshtė njė proces i vazhdueshėm qe nuk mund te kuptohet pa integrimin e brendshėm ekonomik, politik dhe kulturor. Te integrohesh do te thotė te lėvizesh ne te gjitha fushat, te realizosh reforma te thella dhe te krijosh ne radhe te pare njė legjislacion te njėjte me atė evropian, te reformosh fushėn ekonomike duke krijuar struktura, koncepte dhe mekanizma qe do ta bėjnė ekonominė tone te pėrshtatshme pėr tu integruar ne tregjet ekonomike evropiane, ta bėjnė atė fleksibile dhe atraktive ndaj marrėveshjeve e kontratave te pėrbashkėta.

Te integrohesh do te thotė te besh politike stabile, institucione politike dhe demokraci funksionale, te besh pėrpjekje te vazhdueshme pėr pavarėsi te organeve e mekanizmave kushtetuese. Lėvizja e lire dhe integrimi janė pjese e njė procesi transformimesh te reja qe pa dyshim do ta ndryshojnė infrastrukturėn e jetės se shoqėrisė shqiptare.

Lėvizja e lire dhe integrimi janė pjese e njė procesi transformimesh e reformash qe pa dyshim do ta ndryshojnė infrastrukturėn e jetės se shoqėrisė shqiptare. Lėvizja e lire ne aspektin e thjeshte supozohet si njė largim i madh i shqiptareve jashtė vendit. Kjo dukuri edhe mund te ndodhe ne mėnyra te pėrkohshme por tregu i ngopur i punės, legjislacioni ndėshkues evropian ne tregun e punės pamundėsia pėr tu integruar jashtė: do te krijojnė premisat e ndryshme te frenimit edhe te motivimit pėr te vene ne lėvizje energjinė ne tregun e brendshėm te punės, ne qytet por sidomos dhe ne fshat, njė treg ky i neglizhuar sidomos nga te rinjtė te cilėt gjithmonė kane si mode, tendencėn pėr te punuar jashtė vendit te tyre.

Padyshim lėvizja e lire do te ristrukturoje edhe njė here konceptet, mendimet, tendencat e orientimit drejt tregut, aktivizimin potencial te mundėsive me atraktive ndaj tregut te jashtėm te punės.

Kėshtu lėvizja e lire do te strukturoje tendencat turistike te rinise. Studimi i gjuhėve te huaja, studimet ne shkollat turistike do ti beje ata me atraktiv ndaj tregut turistik te punės ne shume vende evropiane. Se dyti lėvizja e lire do te orientoje rininė drejt tregut dhe profilit profesional te studimit. Kėshtu ata do te vene re se tregu i jashtėm kėrkon me shume arsim dhe diploma teknike e profesionale, si elektricist, guzhinier, hidraulik, mekanik etj.

Ky orientim i ri studimor do te sjelle padyshim dhe njė ristrukturim te ri te arsimit ne Shqipėri duke favorizuar me shume arsimin e mesėm profesional dhe atė teknik te larte. Kjo nga ana e saj do te sjelle njė rivlerėsim te investimeve te familjes dhe shoqėrisė shqiptare qe ajo te investoje pikėrisht atje ku ka mundėsi praktike pėr tregun e punės, brenda dhe jashtė vendit qe do te jene me te mėdha.

Se treti lėvizja e lire do te sjelle njė fluks me te madh te komunikimit njerėzor, sidomos atij rinor ku do te kemi nje ballafaqim edhe kulturor te njė brezi te ri te rritur dhe te edukuar ne shoqėri te ndryshme , ne njė shoqėri shqiptare qe synon drejt hapjes dhe ne shoqėritė e hapura.
Natyrisht edhe pėr te analizuar reagimet dhe reflektimet te kėtij ballafaqimi te kėtyre te rinjve me tendenca kozmopolite e nacionaliste, reagim qe do te rrjedhe edhe nga disniveli ekonomik dhe stresi shoqėror por edhe nga mėnyra jo te njėjta te menduarit dhe te kuptuarit te fenomeneve te situatave brenda dhe jashtė vendit.

Ajo cfare vihet re ėshtė tendenca e studimeve jashtė shtetit. Ne kėtė aspekt lėvizja e lire do te risi fluksin e studenteve qe aspirojnė te zhvillojnė studimet jashtė vendit duke u nisur edhe nga fakti i njohurive me te kompletuar dhe te diplomave atraktive te BE, te cilėt padyshim nėse kthehen do te jene promotori i ndryshimeve te mėdha te shoqėrisė shqiptare, pasi ky brez i arsimuar ne perėndim ka njė integritet te lart kulturor, profesional, demokratik dhe politik.

Lėvizja e lire do ti japi njė frymėmarrje te thelle edhe zhvillimit ekonomik qe ka pėr themel tregtinė dhe sidomos ai kufitar. Mallrat dhe tregtite e tyre me rajonet ndėrkufitare ku cilėsia biologjike e mallrave tona do te bėjnė qe ato te ēajne ne tregun evropian. Kėshtu do te kemi fillimin e metropoleve te breja ndėrkufitare ku do te qarkullojnė lirisht jo vetėm mallrat por edhe idetė.

Lėvizja e lire do te jete shume favorizuese pėr Shqipėrinė ne promovimin e saj kulturor e qytetėrues dhe ne fillimin e ndryshimeve, zbutjen e tendencave raciste sidomos ne vendet kufitare pasi produkti me i madh i kėsaj lėvizjeje do te jene te rinj dhe te reja qe pėr fat te mire Shqipėria i ka te arsimuar por edhe poliglote. Kėta do te jene njė imazh krejtėsisht ndryshe nga ai i viteve 90.

Levizja e lire do te rrise me shume shkėmbimet kulturore dhe artistike por edhe proceset e binjakėzimit te shume institucioneve me shkėmbim eksperience qe ne fund te fundit do ti shėrbejė jo vetėm institucionalizimit te marrėdhėnieve te qėndrueshme por edhe institucionalizimit te integrimit.

Lėvizja e lire padyshim do te ule edhe krimin e organizuar pasi do te beje qe trafiqet te bien por edhe korrupsioni i lidhur me trafiqet e paligjshme si dhe do te krijoje mundėsi pėr njė zhvillim real ekonomik sidomos te zonave ndėrkufitare duke rritur ndjeshėm mundėsinė e integrimit.

Ne kemi shume modele kufitare sidomos ne jug, ku shume komuna ndėrkufitare pėr shkak edhe te ekzistencės se minoriteteve, ku pasqyrohet se si lėvizja e lire, punėsimi jashtė vendit, kane krijuar njė produkt te madh ekonomik por edhe njė zhvillim te qėndrueshėm te kėtyre zonave duke i bere ato zona me standarde dhe parametra perėndimore ,padyshim me ndikim shume pozitiv pėr shoqėrinė shqiptare e cila ka gjithashtu nevoje per stimulime pozitive dhe modele integruese kudo qofshin ato.





HermesNews - ©2010





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 477 here