Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3548 here

On line 1078 dite

video »

4/14/2010 8:11:28 PM

Kaos i pakontrolluar

Ėshtė e vėrtetė qė jemi tė lirė tė flasim; por jo gjithkund, tė kritikojmė dikė; por jo gjithandej, tė lirė tė denoncojmė; por jo doemos tė ndėshkohet e keqja, tė lirė tė ngremė zėrin; por jo doemos tė dėgjohemi.


Nga Isidor KOTI
14 Prill 2010


TIRANE - Sot, njėlloj si dje, njėlloj si njė vit mė parė, si nė ēdo vit qė ka kaluar e po kalon, me njė mefshtėsi tė hatashme, jeta e shqiptarėve rrezikohet ironikisht!

Ėshtė e vėrtetė qė jemi tė lirė tė flasim; por jo gjithkund, tė kritikojmė dikė; por jo gjithandej, tė lirė tė denoncojmė; por jo doemos tė ndėshkohet e keqja, tė lirė tė ngremė zėrin; por jo doemos tė dėgjohemi.

Ata qė jetojnė ēdo ditė pasigurinė e jetės janė njerėzit e papunė, punėtorė tė keqpaguar deri edhe tė shfrytėzuar, njerėz qė e mbajnė frymėn me asistencė sociale, mijėra tė tjerė tė pastrehė.

Jo vetėm shtresat e varfra ndiejnė pasiguri. Sigurisht qė ėshtė njė klasė tjetėr e shoqėrisė qė nuk e ndien pasigurinė e mjeteve tė jetesės, por pasigurinė e tė jetuarit.

Ata janė biznesmenėt, vrasjet e tė cilėve kohėt e fundit po sjellin njė precedent alarmues dhe ky fenomen i frikshėm ngre njė pikėpyetje tė madhe: pėrse po vriten kaq shumė pronarė dhe njerėz tė pasur?

Njėra nga arsyet ėshtė konflikti i pronės, tjetra larja e hesapeve, abuzimet etj. Ka njė tė vėrtetė unike, shumė prej tyre janė vetėkthyer nė “perėndi” dhe kjo sjellje i ka ēuar deri nė eleminim fizik.

Sepse pėrpjekja pėr tė shkuar tek e drejta nė Shqipėri nuk kalon thjesht dhe vetėm nga dyert indiferente tė institucioneve, tė cilat tė detyrojnė tė pėrdorėsh shpesh ashpėrsinė si mjet shprehje, ndonėse ėshtė rruga e gabuar.

Kjo ka sjellė indinjatė, dėshpėrim, trazim, pėshtjellim frike e zemėrimi, pėrzier me urrejtjen e lodhur civile si ndaj institucioneve ashtu edhe ndaj krimit dhe ndaj pasigurisė sė pėrgjithshme.

Siguria bazohet nė shumė faktorė, tė cilėt janė pjesė e jetės sė pėrditshme tė qytetarit, nė shtėpinė e tij nė mjedisin e punės dhe mė gjerė nė mjedisin ku individi jeton, lėviz dhe punon.

Logjika tė ēon nė arsyetimin se e gjithė kjo panoramė gri vjen nga jeta politike e paqartė, mosbesimi nė strukturat e sigurimit, krimi rrugor, krimi i mafies urbane, krimi i organizuar, mosrespektimi i ligjeve nga vetė pushtetarėt, etj.

Rritja e kriminalitetit ėshtė gati 1200 vepra penale pėr ēdo vit, ēka flet vetė pėr njė situatė alarmante dhe mosplotėsim tė standarteve qė kanė tė bėjnė me rendin dhe sigurinė nė vend. Ky fenomen ėshtė mė shumė se shetėsues pėr ēdo shqiptar qė e sheh ditė pas dite se sa pak vlen jeta e tij.

Mė shumė se njė e treta e popullit jeton me vetėm dy dollarė nė ditė! Dhe ndodh kėshtu nė njė kohė, kur zgjidhja e problemit tė varfėrisė duhej tė ishte pėrparėsi e tė gjitha pėrparėsive, e orientuar dhe e kontrolluar me logjikė tė shėndoshė ekonomike nga shteti. Kjo ėshtė njė arsye dominuese pėrse krimi godet me tė njejtėn dinamikė, dhe pėrse pasiguria ka densitetin e atmosferės rreth nesh.

Degradimi i jetės prek si atė qė fle rrugėve dhe qė rron nga mbeturinat e gjetura nė plehėrat e kazanėve, ashtu edhe atė qė prodhon nė bujqėsi e qė nuk arrin ta shesė produktin.

Degradimi i jetės prek si nėpunėsin civil qė i komunikojnė pushimin nga puna pa asnjė arsye, ashtu edhe njė nėnė tė divorcuar qė mezi mbyll muajin.

Ky degradim prek si studentin apo studenten qė sforcohet punėve tė vėshtira pėr tė garantuar mbijetesėn biologjike aty ku studion, ashtu edhe njė punėtor sezonal qė kalon nga njė punė nė tjetrėn, duke pranuar ēdo lloj kushti pėr tė punuar pa kontratė. Me fjalė tė tjera, i gjithė ky kaos, krijon premisė pėr pasiguri.

Dhe ky ėshtė njė realitet i dhimbshėm. E gjitha kjo tė kujton rastin e punėtorėve europianė nė shekullin XIX, periudhė kur poperizimi i kėsaj shtrese mbillte mizerje dhe krim.

Nė mėnyrė analogjike sot bėhet fjalė pėr njė tė sėmurė, tė cilin, nė vend qė ta kurosh, mundohesh ta mbash nėn jorgan, duke e lėnė kėshtu nė fatin e tij! Ata kanė po aq ėndrra dhe fshehin nė vetvete mundėsi tė pakufizuara zhvillimi pėr tė ardhmen.

Por atyre nuk u jepet mundėsia tė shprehen, nuk u krijohen kushte tė aktivizohen. Dhe kėsisoj, jashtė dėshirės sė tyre, ata kthehen nė “parazitė”. Paaftėsia menaxhuese e autoriteteve i shndėrron kėta njerėz tė ndershėm nė “parazitė”, qė depėrtojnė nė ekstrem!

Individi ka ndjenja tė caktuara tė vetėbesimit dhe besimit ndaj tjetrit lidhur me ndodhitė, gjendjet dhe vlerat e caktuara, ndjenjės sė padėshirueshme, si edhe perceptimeve pėr ndikimin e ndodhive tė caktuara nė mjedisin e tij tė ngushtė dhe tė gjerė.

Ėshtė disi e ēuditshme se si veprimet nė strukturėn organizative tė institucioneve nuk ndikohen nė ndjenjat emocionale tek qytetari pėr perceptimin e sigurisė personale.

Sepse qyetari nuk ka besim dhe shpresė. Ai vuan nga papunėsia. Papunėsia pjell natyrshėm njė shkatėrrim shoqėror. A s‘e shikojmė? Mjaft prej atyre hajdutėve, qė venė kokėn nė rrezik teksa u sulen deri edhe bankave, janė pjellė edhe e kėtij terreni tė krijuar pėr shkak tė paaftėsisė sė shtetit pėr t‘i punėsuar.

Rrugėve tona shikojmė me qindra fėmijė qė kanė braktisur shkollėn, tė cilėt enden rrugėve pėr tė siguruar diēka nė ndihmė tė familjes! Kėta janė viktima direkte tė pamundėsisė sė prindėrve tė tyre pėr tė pasur njė vend pune. Ata janė emblema mė fatmjere e kaosit.

Nė vend qė tė jenė mbi libra, kėta fėmijė pėrballen me jetėn e vėshtirė tė rrugės apo tė natės. Dhe pėrse tė mos mendojmė, se pikėrisht ky kontingjent tė vegjlish bėhet viktimė e rrjeteve kriminale? Shkurt, pasiguria po kthehet nė makth, nė ankth jetik, nė shqetėsim publik pėr mbarė shoqėrinė.

Pėrpara ligjit tė gjithė janė tė barabartė, por ky ligj nuk mjafton tė jetė vetėm i shkruar. Qė shoqėria tė mos mbetet njė trup qė vazhdojnė t‘i shtohen plagėt, duhen vėnė nė jetė ligjet. Pėrndryshe jemi tė destinuar tė jetojmė nė xhunglėn tonė pa pėrkrenare. Lajmet e Hermesnews dhe ne Facebook.

HermesNews - ©2010





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 504 here