Video
3/23/2010 11:16:18 AM
Tė gjithė jemi fajtorė!
Politikanėt kanė faj se nuk unifikohen pėr interesat madhore, qytetarėt sepse bėjnė rolin e spektatorit ose militantit nė kėtė betejė, media qė nė vend tė bėhet 'qeni roje'.
Isidor Koti/ Radiostinėt, Drejtor
isidorkoti@hotmail.com
TIRANĖ - Pas gjithė asaj potere politike tė ditėve tė fundit, ēdo shqiptar e kuptoi qė nė fund tė gjithė kėsaj historie mbeti kupa bosh. As kompromisit nuk iu gjet dermani, as kutia e Pandorės Ruzhdie nuk u hap dhe asnjė shpresė pėr tu shtrėnguar duart e pėr ti treguar syve tė kujdesshėm tė ndėrkombėtarėve se ne dimė ti vendosim interesat kombėtare mbi ato klanore. Ky ishte njė mėsim i mirė, mė saktė akoma njė autogol qė jo vetėm klasa politike, por edhe opinioni publik shqiptar e pėsoi nė portėn e vet.
Dhe kush e ka fajin? Realisht faji nė kėsi rastesh na pėrket tė gjithėve, ndonėse e kemi tė vėshtirė ta pranojmė. Politikanėt kanė faj se nuk unifikohen pėr interesat madhore, qytetarėt sepse bėjnė rolin e spektatorit ose militantit nė kėtė betejė, media qė nė vend tė bėhet qeni roje, kafshon njėrėn palė dhe pėrkėdhel tjetrėn.
Tė gjithė e kemi futur gishtin nė lėndėn e hidhur qė mban ky qyp i moēėm, duke e kuptuar tashmė se e vetmja gjė qė ka ndryshuar nė konceptin e tė jetuarit politikisht, nuk ėshtė rroftė Enveri, por rroftė Berisha, rroftė Rama
i paēim sa malet! Edhe nė dollitė e gėzimeve dhe hidhėrime bisedojmė pėr ta, pėr sukseset dhe dėshtimet e tyre, pėr ditėt plot tension tė Parlamentit, pėr efektet e kėtij Big Brother-i ku banorėt zihen e dashurohen me njėri-tjetrin nė sytė e njė publiku qė i duartroket, sakrifikon gjumin pėr ta dhe nė fillimin e ditės tjetėr bėhet pishman pse i dha kaq shumė rėndėsi dhe kohė kupės qė mbeti bosh.
Ėshtė vėrtetė fatkeqėsi tė shikosh nė finishin e gjithė kėtij vrapimi marramendės dhe pasionant hiēin nė tigan, sepse kishim dėshiruar diēka tjetėr. Por tek e fundit, vetė e gatuam kėtė ēorbė tė madhe dhe do hamė nga njė copė tė gjithė, qė tė mbyllim gojėn njėherė e mirė, para sė tė ndėrrojmė hard-diskun e kokės sonė. Kjo koka jonė ėshtė infektuar keqaz dhe gjasat pėr tė ndryshuar pa njė dorė tė fortė specialisti, zor se do ta shėrojnė sistemin tonė tė vlerave, tė cilat janė pėrēudnuar nga viruset qė i kanė mbytur ato si merimanga gjahun e vet. Rrjeta politike ėshtė mė e rrezikshme se merimanga, sepse ka nė dorė gjithēka, madje edhe sistemin e kontrollit. Ne kemi bėrė kompromis qė nė fillim me kėtė sistem dhe ja rezultatet, po pėsojmė nga mėkatet qė kemi bėrė qė nė fillim, me votėn tonė, me kėrshėrinė tonė pėr tė mbėshtetur njėrėn palė ose tjetrėn dhe me sakrificėn prej Miti Sizifi, duke pritur pafundėsisht ndryshimin jo vetėm si njė parrullė elektorale.
Po, tė gjithė jemi fajtorė. Sepse ne kemi prodhuar njė mentalitet tė tillė qeverisjeje, politike klienteliste, opozite kokėforte, mungese bashkėpunimi nė ēdofarė situate, mediat qė kanė privatizuar politikat editoriale, gjithēka ndodh kundėr vetes, madje edhe kur bien kambanat e alarmit pėr tė ardhur nė vete. Kjo reflektohet qartazi edhe te qytetarėt, tė cilėt praktikisht janė dakord me europianizimin, por nė thelb praktikojnė tė tjera parime, duke ndjekur njė rrugė pa krye qė ėshtė injektuar me shumė finesė nga liderėt e tyre shpirtėrorė qė i ndjekin ēdo ditė nė luftėn e ashpėr pėr pushtet, duke brohoritur pėr ta, ndonėse tryezėn mund ta kenė tė vakėt dhe listėn
e borxheve tė gjatė.
Tė gjithė jemi fajtorė e mė kot justifikohemi dhe bėjmė indiferentin, duke u marrė gjoja me hallet tona. Pikėrisht atė qė duhet ta kishim bėrė gjithmonė, po e bėjmė tani kur nuk vlen. Dhe strukemi nė shtėpitė tona tė varfra, konsumojmė duhanet e shtrenjta dhe shijojmė humbjen.Sa optimistė jemi edhe kur humbasim nė fushėn tonė! Mbase pėr kėtė na duan edhe tė huajt, tė cilėt na e kanė gjetur dozėn, duke na dhėnė ca kėshilla dhe duke na kujtuar gjithmonė pėrmes raporteve tė tyre refrenin: shikoni veten nė pasqyrė.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 475 here