Video
3/18/2010 12:47:18 PM
Intervistė me artistin e madh, Tedi Papavrami
EKSLUZIVE/ 'Arti po bėhet produkt qė ndėrtohet me marketing. Mund tė bėsh publikun tė entuziazmohet pėr gjera farė pa interes.'
Nga Doriana Metollari
drejtor@hermesnews.org
18 Mars 2010
HermesNews - ©2010
GJENEVE (ZVICER) - Kur Tedi Papavrami mori nė dorė violinėn e parė ishte vetėm katėr vjeē. Nė atė moshė ndjeu vetėm shkėndijat fillestare tė muzikės, pasi u deshėn vite me shumė punė, vullnet dhe sakrifica pėr ta kuptuar magjinė e saj tė vėrtetė. Erdhi njė ditė dhe ky kuriozitet i ėmbėl qė ngjalli veprat e autorėve mė tė zė tė botės, u bė pjesė e pandarė e jetės sė njė artisti tė madh qė ende sot interpreton nėpėr skenat mė tė mėdha tė botės. Tedi Papavrami, pėr herė tė parė doli pėrpara publikut kur ishte 8 vjeē, ndėrsa Paganinin e luajti nė moshėn 11 vjeē. Qeveria franceze nė vitin 1982 i ofroi njė bursė studimi nė Conservatoire National Superieur de Musique nė Paris dhe kjo do ti hapte rrugėn drejt njė suksesi tė merituar nė botė.
Papavrami apo Paganini? / Nuk ėshtė e rrallė tė lexosh nėpėr gazeta tė huaja tituj tė tillė si Papavrami apo Paganini?: kėtė tė fundit ai e quan mikun mė tė mirė tė fėmijėrisė, por jo ai qė i intereson mė shumė megjithėse ende e luan shpesh.
Jo vetėm me violininėn/ Tedi Papavrami, nuk ėshtė vetėm violinist. Megjithėse jeta e tij artistike ėshtė e mbushur me ēmime te para dhe duartrokitje tė gjata, karriera nuk njeh vetėm muzikėn. Ai ėshtė i pasionuar dhe pas pėrkthimeve dhe aktrimit. Ka interpretuar nė filmin Kronikė provinciale (2009) ku luan rolin e njė te riu qe lufton kundėr mentaliteteve tė kohės sė bashku me tė dashurėn e tij, apo nė filmin Les Liaisons dangereuses, (Lidhje tė rrezikshme)ku interpreton nė krah tė aktores sė njohur si Catherinė Deneuve. Kėtu Papavrami shfaqet si njė djalė idealist. I pamėsuar me skenat dhe manipulimet e botes qė e rrethonte ai rastėsisht bie ne kurthin e njė historie qė do sdo pėrfundon me njė duel.
Takimi me Kadarenė/ Takimin e parė me Kadarenė Papavrami e pati nė moshėn 12 vjeēare dhe sot ėshtė njė ndėr personat me tė cilin mban kontakte tė ngushta (njė ndėr romanet e tij qė pėrkthyer ne frėngjisht ėshtė dhe Darka e gabuar). Papavrami merret me pėrkthime qė prej 10 vitesh, por me veprat e Kadaresė ėshtė lidhur qė nė fėmijėri. Sot i quan njė stėrvitje intelektuale dhe njė pune e cila nuk ka afate.
Jeta larg zhurmave/ Violinisti shqiptari aktualisht jeton nė Zvicrėn e qetė, larg zhurmės dhe trazirave qė kanė pushtuar Francėn nė jetėn e pėrditshme me qytetet e gjera ..tė rrethuara me kilometra periferi tė shėmtuar dhe mizerje dhe ka shumė plane tė tjera pėr tė ardhmen, projekte qė ai u zbulon mė poshtė...
D. Metollari: Publiku ju njeh qė nė moshėn 8 vjeē. Ju ēfarė ndjeni kur jeni pėrballė tij?
T. Papavrami: Varet nga koncerte. Nganjėherė e ndjej veten mė mirė se herė tė tjera, si ēdo njeri. Jam i pėrqendruar ne atė qe bej dhe muzikėn. Nuk mendoj shumė faktin qė kam luajtur nė skenė qė nė moshe te vogėl. Rendėsi ka qė tė bėj gjėra qė unė i gjykoj me vlerė. Ka shumė njerėz pa vlerė tė cilėt janė tė admiruar dhe tė suksesshėm ne te gjitha fushat e artit. Opinioni i jashtėm nuk ėshtė asgjė...
D. Metollari: Pėr ēfarė e keni fjalėn?
T. Papavrami: E kam fjalėn qė nė botė ka shume njerėz tė admiruar dhe pa vlerė si dhe tė tjerė qe nuk i njeh njeri dhe me shumė vlera. Gjithmonė e mė tepėr arti po bėhet njė produkt qė ndėrtohet me marketing dhe mund tė bėsh publikun tė entuziazmohet pėr gjera farė pa interes. Shkurt, suksesi nuk ėshtė aspak kriter vlerė.
D. Metollari: Nėse do te zgjidhnit njė fjalė pėr ta pėrkufizuar rrugėn e deritanishme qe keni ndėrmarrė me artin, muzikėn, cila do tė ishte kjo fjalė?
T. Papavrami: Vazhdimėsi.
D. Metollari: Ka ndonjė lidhje tė veēantė ndėrmjet muzikės - aktrimit dhe Kadaresė? Pėrse vendoset te pėrktheni veprat e Kadaresė?
T. Papavrami: Ne te gjitha kėto fusha ekziston njė lloj pėrēuesi i krijimtarisė sė tjetrit. Me ka interesuar gjithmonė letėrsia dhe pėrkthimi i veprave tė Kadaresė nė frėngjisht ėshtė njė pasurim dhe njė stėrvitje intelektuale qė mė pėlqen.
D. Metollari: Aktualisht jetoni ne Zvicėr, pse pikėrisht atje?
T. Papavrami: Me pėlqen qetėsia e jetės kėtu. Franca dhe Parisi nė veēanti po kalojnė njė periudhė tensionesh tė ndryshme qė vrazhdėsojnė jetėn e pėrditshme. Plus qė qytetet e gjera tė rrethuar me kilometra periferie tė shėmtuar dhe mizerje nuk mė pėlqejnė, edhe kur qendrat e tyre janė tė bukura.
D. Metollari: 11 vjeē nė skenė me Paganinin. Tė duket si titulli i njė romani ku nė qendėr ėshtė njė violinist qė njė ditė do te behet njė emėr i njohur.. Qė prej asaj dite ēfarė ka ndryshuar nė lidhjen qė ke patur me Paganinin?
T. Papavrami: Paganini mė ka sjellė shumė nga ana violinistike por nuk ėshtė kompozitori qė mė intereson mė shumė. Nga ana muzikale pikėrisht i pėrshtatet mirė botės sė fėmijės. Sigurisht e admiroja mė tepėr kur isha i vogėl edhe pse mė pėlqen ende ta luaj.
D. Metollari: A keni menduar ndonjėherė pėr njė autobiografi?
T. Papavrami: Nuk besoj qe do te dija ti jepja interes njė autobiografie.
D. Metollari: Ēfarė do tė ndryshonit nėse do tė keni mundėsi tė ktheheshit pas nė jetės tuaj dhe tė ndreqnit diēka tė lėnė pėrgjysmė.. apo tė bėrė ndoshta gabim?
T. Papavrami: Asgjė. Do tė bėja gabime tė tjera sido qė tė ishte dhe nuk mund tė kemi siguri mbi atė qė ėshtė e mirė apo e keqe pėr veten.
D. Metollari: Ēfarė ju bėn tė dashuroheni pas diēkaje apo dikujt?
T. Papavrami: Si te gjithė njerėzit fakti qė provokon tek ne njė ndjenjė qė mė pėlqen. Por me moshė vrulli me duket se nuk ėshtė i njėjti, si ēdo gjė qė ėshtė pėrsėritur shumė e shumė herė.
D. Metollari: Dmth bėhet monotone?
T. Papavrami: Nuk thashė monotone, por jo kaq rrėmbyese sa kur je 17 vjeē, me kohe ke me pak iluzione si pėr veten dhe pėr te tjerėt. Te paktėn kėshtu ndodh tek unė. Sidoqoftė me ėshtė dukur gjithmonė, me pėrjashtim tė periudhės sė fėmijėrisė, qė dashuria sjell mė tepėr dhimbje se kėnaqėsi. Por sigurisht kjo ėshtė personale, nuk mund tė flas pėr tė tjerėt mbi kėtė pike.
D. Metollari: Prandaj ėshtė mė mirė qė tė pėrqendroheni mė tepėr tek muzika, ajo nuk sjell dhimbje...apo jo?
T. Papavrami: Arti, midis tė tjerash, tė kompenson dhe ngushėllon. Por kjo nuk do tė thotė qė nuk ka vuajtjet dhe dhimbjet e veta qė nuk jane tė vogla. Sidoqofte tė thuash qė bėj muzikė vetėm pėr kėtė arsye do tė ishte reduktuese, dhe qoftė nga ana ime, asnjė pėrgjigje nuk do tė ishte e plotė.
D. Metollari: Ēfarė ju lėndon me tepėr?
T. Papavrami: Fakti qė tė mos gjykohem nė mėnyrė objektive pėr atė qe prodhoj ne fushėn time te artit.
D. Metollari: Jeni njė emėr i njohur ne skenat botėrore, te gjithė ju duan.. Ju kė (skenė) doni mė tepėr?
T. Papavrami: Nuk mė duket se ka ligj pėr kėtė. Publiku ndryshon dhe njė interpretim i pėrqendruar e transformon atė. Me pėlqejnė vendet si Gjermania ku ka salla me akustike te mire qe e lejojnė kėtė.
D. Metollari: A keni patur momente krize gjate karrierės suaj?
T. Papavrami: Dyshime, pėrpjekje pėr te arritur diēka me te mire, po. Krizė nė sensin qė mos tė di a dua tė bėj kėtė qe bej, jo.
D. Metollari: A keni dyshuar ndonjėherė tek vendimet qe keni marre ne jete?
T. Papavrami: Pėrpara po, pas, jo.
D. Metollari: Ēfarė bėni kur nuk keni dėshirė tė merreni me muzike?
T. Papavrami: Sport, lexim, shėtitje nė natyrė, luaj me qentė e mij.
D. Metollari: do tė na zbuloni ndonjė plane pėr tė ardhmen?
T. Papavrami: Muajin e ardhshėm do tė dalė disku i ri qė kam regjistruar me orkestrėn e Ličge ( Belgjike) qė i kushtohet kompozitoreve St.Saens, Chausson, Ysaye pėr shtepinė time botuese Aeon. Ndryshe si gjithmonė koncerte, pėr shembull nė 14 maj nė Murcia (Spanje), nė 15 Qershor nė Friburg (Gjermani) etj.
Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 452 here