Video
3/15/2010 2:31:50 PM
Gjeorgjia ne panik nga informacioni se ruset po mesynin me tanke ne Gjeorgji
Panik ne Gjeorgji nga lajmi televiziv fals
Edison Myrteza
alb_journalist@hotmail.com
15 Mars 2010
GJEORGJI- Ka krijuar nje panik te vertete nje lajm mediatik i perhapur ashtu si shume vite me pare nga Orson Ueles ne republiken kaukaziane te Gjeorgjise nepermjet valeve te Imedi Tv, nje transmetues privat, i cili ka perdorur pamje dhe imazhe te perseritura duke treguar armatimet ruse te cilet po nderhynin brenda vendit.
Nuk ka qene asgje e vertete dhe vetem nje “shaka” e cila ka shkaktuar reagime, kritika dhe polemika te medha, madje edhe vete ne Rusi. Por alarmi eshte perhapur menjehere si nje pike vaji, gje e cila ka bere qe nepermjet toneve te qete, transmetuesi ka informuar publikun se gjate momenteve qe ishin duke transmetuar pamjet, ngjarja vertet nuk kishte ndodhur, por kjo do te ndodhe nje te ardhme shume te shpejte.
Ashtu sic ben te ditur edhe agjancia Interprese, programi ka shkaktuar nje panik te ngjashem me ate te nje gazetari radiofonik te Orson Ueles ne vitin 1938 mbi sulmin e alieneve, me persona te semure nga zemra qe jane ndjere keq, me stacione policia dhe rrjete celularesh te cilet kane dale jashte perdorimit per te mos u kapur nga rrjeti.
Drejtuesit e Imedi Tv, ne fillim te programit, kane theksuar se keto jane ngjarje te mundeshme por qe ne fakt nuk kane ndodhur. Kur eshte thene se tanket ruse ndodheshin ne portat e kryeqytetit Tbilis dhe se presidenti i vendit Mikail Sakashvili ka vdekur, ketu gjithcka morri fund.
Lajmi kishte te bente me pamje te njejta te ushtareve ruse te cilet nderhyne ne vend gjate luftes se zhvilluar dy vite me pare, kur forcat e Moskes hyne vertet ne territorin e Gjeorgjise pas nderhyerjes se ushtrise vendase kunder Osetise se Jugut, territor rrebel qe ka shpallur pavaresine.
Autoritetet gjeorgjiane nuk kane dale ne skene, por zedhenesi i presidentit te vendit ka theksuar se programi eshte nje shembull shume i keq i gazetareve. Zedhenesi nuk ka deklaruar nese presidenti Sakashvili ka bere apo jo denimin e materialit, sidomos pas lajmit per vdekjen e tij. “Shume njerez kane ngelur te tmerruar”, ka qene deklarata e ish kryetarit te parlamentit ne Tbilis, i cili ka shtuar se “sigurojme se cdo sekonde e ketij programi ka marre aprovimin edhe te vete presidentit Sakashvili”.
Reagimet nuk kane munguar edhe nga Rusia, ku sipas presidentit te komisionit te puneve te jashteve ne Dumen ruse, Konstandin Kosacev, “mjafton ta shohesh materialin dhe nuk te jep asnje perfillje. Ne kete rast, i vetmi person qe identifikohet nga ne eshte vete presidenti Sakashvili, i cili eshte i vetmi qe mund te kete vend ne histori per ta bere vendin te besoje se populli dhe vendi jane ne rrezik”.


Dërgo me email
Stampo artikullin
Artikulli është lexuar 114 here