Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 2097 here

On line 555 dite

video »

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 2923 here

On line 801 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 3358 here

On line 945 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 3513 here

On line 945 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3090 here

On line 946 dite

video »

3/15/2010 12:26:34 PM

'10 turpet me konsumatorėt', protesta e Zyrės sė Konsumatorėve dhe Lėvizjes 'Zgjohu'

Intervista/ Avokati i ZMK-sė Altin Goxhaj flet per punen e Organizates qe ai drejton ne pese vjetorin e themelimit tė saj. 'Mungesa e njė gjykate administrative bllokon punėn e trajtimit te konflikteve dhe rivendikimit te te drejtave pėr ēėshtje qe nuk do t’ia vlenin te trajtoheshin nga gjykatat civile'.


Nga Doriana Metollari
15 Mars 2010


TIRANĖ - Njė ndėr protestat e fundit tė Zyrės pėr Mbrojtjen e Konsumatorėve dhe Lėvizjes 'Zgjohu' ishin ’10 njollat e turpit 2009’ ku denoncoheshin disa prej abuzimeve qė u bėnė nė kurriz tė konsumatorėve dhe qytetarėve shqiptar. 15 Marsi ėshtė Dita Botėrore e Konsumatorėve dhe po nė kėtė ditė u themelua Zyra pėr Mbrojtjen e Konsumatorėve nė Shqipėri. Nė njė intervistė ekskluzive pėr HermesNews, Avokati i zyrės Altin Goxhaj flet pėr punėn e deritanishme tė kėsaj organizate dhe disa prej betejave aktuale nė mbrojtje tė konsumatorėve. Ai e quajti 'njė akt tė papėrgjegjshėm' mosvotimin e 'Gjykatės Administrative' nė Parlament, nga ana e deputetėve tė PS-sė; 'Njė gjykate administrative ėshtė zgjidhja me e shpejte dhe me efektive e mosmareveshjeve midis ofruesve te shėrbimeve dhe konsumatorėve ne rastet kur shkeljet e pretenduara janė kompetence e inspektorateve te mbikėqyrjes se tregut.'






Si ka funksionuar nė kėto 5 vjet organizata Juaj?

Unė jam drejtues dhe themelues i ZMK-sė qė nė 15 Mars 2005, nė Ditėn Botėrore tė Konsumatorėve, ēka e bėn 15 Marsin 2010, 5 Vjetorin e ZMK-sė. ZMK prej 5 vjetėsh ka pasur grante financiare vetėm 31 mijė dollarė gjithsej ndėrsa nė vlerė mbėshtetje jofinanciare tė drejtpėrdrejtė por nė formė produktesh tė gatshme apo mbėshtetjesh tė tjera edhe 44 mijė dollarė (nė natyrė siē quhen nė gjuhėn e shoqėrisė civile). Unė personalisht kam qenė gjithmonė vullnetar nė organizatė nė kuptimin qė nuk jam paguar asnjėherė sepse nuk kam pranuar tė paguhem nė njė organizatė me kaq pak buxhet. ZMK ėshtė njė organizatė shumė pak e mbėshtetur financiarisht, kjo ėshtė njė organizatė unike nė llojin e vet nė tė gjithė Ballkanin. Ajo nuk ka pasur mbėshtetje financiare, por ka qenė kaq aktive dhe e rėndėsishme nė shoqėrinė civile, nė media dhe nė publik. Influenca jonė nė institucione ėshtė shumė e madhe ndėrsa nė realitetin e konsumatorėve shqiptarė ne kemi ndikuar pozitivisht duke ndikuar realisht nė realizimin e disa politikave dhe duke penguar disa praktika tė dėmshme pėr konsumatorėt dhe tregun nė pėrgjithėsi. Numėrohen mbi 100 aktivitete tė rėndėsishme qė janė zhvilluar nė Shqipėri nga ZMK, njė numėr ky jashtėzakonisht i madh pėr njė OJF sidomos kur flasim pėr njė OJF tė pafinancuar.

Sa ankesa nė ditė ju vijnė nga konsumatorėt?

Nė fakt ėshtė e pamundur tė flasėsh me shifra pėr kėtė fakt pasi nga viti nė vit ndryshon dhe nga situata nė situatė ndryshon. Kjo varet nga shumė faktorė por mė i rėndėsishmi ka tė bėjė me mundėsitė qė ka njė konsumator tė orientohet drejt nesh pasi pėrgjatė 2007 e deri tani ėshtė e vėshtirė qė ne tė kontaktohemi fizikisht nga konsumatorėt pasi zyrat qė kemi pasur deri mė tani nė dispozicion kanė qenė tė papėrshtatshme si pėr mundėsitė e kėshillimit dhe informimit ashtu edhe pėr t’u lokalizuar kollaj nė Tiranė pasi nė mungesė tė mbėshtetjes financiare ne kemi pasur zyra shumė ekonomike qė dihet shumė mirė se ēfarė do tė thotė. Por duke shtuar kėtu ankesat me email, telefon, takime nė terren, Facebook, ne kemi arritur tė mbledhim nė total rreth 400 (saktėsisht 389) ankesa pėr 2009. Por ēdo ankesė qė ne kemi mbledhur ka njė defekt themelor pasi nė mungesė tė realizimit tė detyrimit ligjor qė ka Ministria e Ekonomisė pėr tė realizuar njė format ligjor ankese, vetėm 85 ankesa kanė plotėsuar kriterin e tė qenit ankesa ligjore dhe kėto me rezerva pasi legjislacioni i konsumatorėve pėr hir tė pasivitetit tė Drejtorisė sė Konsumatorėve dhe tė Mbikėqyrjes sė Tregut ka nuk na jep mundėsinė e duhur pėr tė realizuar objektivat tonė.

Dhe pėr ēfarė ankohen qytetaret sot?

Ankesat vijnė pėr lloj lloj problemesh por mė tipiket janė ankesat pėr energjinė elektrike, telefoninė, transportin, ushqime nė treg jashtė standardit por edhe pėr kreditė konsumatore dhe platformat televizive dixhitale. Nė fakt me kėto tė fundit nuk jemi marrė dot pasi kėrkojnė njė shkallė ekspertize qė e kemi pasur tė limituar apo pėr hir tė angazhimeve mė tė mėdha me ēėshtje mė jetike.

Cilat janė disa nga ēėshtjet me jetike qe organizata juaj po ndjek ne mbrojtje te konsumatorėve?

Tre janė betejat mė tė mėdha tė ZMK-sė. Se pari, rivlerėsimi nė bazė tė interesit tė dyanshėm konsumator - biznes tė tė gjithė kontratave tip tė konsumatorėve me kompanitė e fuqishme nė tregun e energjisė, ujit, telefonisė dhe internetit, platformave televizive dixhitale, sigurimeve, etj, duke shpėtuar njė herė e mirė nga njėanshmėria skandaloze qė kanė tė gjithė kontratat tip. Sė dyti, krijimi i njė mekanizmi tė drejtė dhe efektiv ligjor pėr tė ndaluar abuzimin e OSSH-sė me konsumatorėt shqiptarė. Sė treti, krijimi i njė mekanizmi efektiv alarmi tė konsumatorėve pėr produkte tė dėmshme apo pėr shkelje tė rėnda nė treg nėpėrmjet njė reagimi tė menjėhershėm tė inspektorateve sa herė qė konstatohet nga ēdo konsumator i thjeshtė shkelja pėrkatėse. Deri mė tani kemi arritur tė influencojmė pranė strukturave tė specializuara tė shtetit shqiptar qė tė vendosen nė tavolinė tė gjithė kontratat dhe njė pjesė e tyre sapo janė vlerėsuar dhe janė gjetur shkeljet dhe janė pėrgatitur rekomandimet pėrkatėse pėr tė ndaluar kėto shkelje. Ndėrsa pėr OSSH-ne besojmė se kemi krijuar kushtet e duhura duke filluar qė nga hapja e njė ēėshtje penale nė Prokurorinė e Tiranės pėr vjedhjen me anė tė mashtrimit pėr OSSH-nė. Nė lidhje me krijimin e Sistemit tė Alarmit tė Konsumatorėve kėto ditė jemi duke mbyllur negociatat pėr krijimin e njė Call Center-i telefonik qė do tė realizojė pėrcjelljen e menjėhershme tė informacionit pėr sistemin e ankesės dhe denoncimit nė inspektoratet pėrkatėse.

Cila ėshtė filozofia qė udhėheq punėn tuaj?

Filozofia jonė bazohet nė disa vlerėsime qė kryesisht burojnė nga parimet e tė drejtave tė konsumatorėve dhe nevoja e Shqipėrisė pėr integrim nė BE: 1/ Shqipėria nuk futet nė asnjė rast nė BE pėr aq kohė sa nuk do tė sigurojė qė nė tregun e saj nuk do tė qarkullojnė produkte tė rrezikshme pėr shėndetin e konsumatorėve dhe ky ėshtė njė kusht thelbėsor i BE-sė qė e dinė tė gjithė ata qė kanė njohuri pėr kushtet e integrimit nė BE. 2/ Konsumatorėt shqiptarė kanė tė drejta por ata nuk janė koshient pėr to dhe kjo bėn qė mbi tė tė kryen shumė shkelje dhe abuzime pasi ata nuk e kuptojnė se kanė mundėsi tė mbrohen. 3/ Biznesi shqiptar nuk ėshtė koshient pėr nevojėn e tij tė domosdoshme pėr tė respektuar tė drejtat e konsumatorėve qė t’i rritet shitja e produkteve apo shėrbimeve nė treg, ndaj dhe nė treg sundon paligjshmėria dhe abuziviteti qė rrit kostot e biznesit dhe ul shanset e mbijetesės sė tij nė treg nė perspektivė. Mbi kėto vlerėsime ndėrtohet edhe filozofia jonė: Mbrojtje pa asnjė kompromis e interesave tė konsumatorėve duke respektuar ligjin dhe duke ditur tė ndėrtojmė marrėdhėniet e duhura publike me median, shtetin, komunitetin e biznesit dhe vetė konsumatorėt.

Disa dite me pare, keni protestuar pėr te ashtuquajturat 10 njollat e turpit Realisht ku po abuzohet me konsumatorėt? Cilat kane kėto ‘10 turpe’?

Janė me shume. Mund ti kujtoja konsumatorėve disa prej tyre si: 1. Vjedhjet qė I bėn OSSH 2. Kushtet disfavorizuese qė fshihen pas fjalėve tė bukura qė iu ofrohen konsumatorėve shqiptarė nga kompanitė telefonike fikse dhe mobile. 3. Mungesa e standarteve nė transportin publik nė Tiranė dhe nė linjat interurbane. 4. Mungesa e ujit tė pijshėm. 5. Mungesa e njė kontrolli minimal nė tregun e produkteve me origjinė shtazore nė tregje dhe mungesa enjė thertoreje qė tė mbulonte tregun ushqimor nė Tiranė ku faji kryesor ėshtė i Bashkisė Tiranė. 6. Mungesa e njė kontrolli tė duhur fiskal mbi mashtrimet qė bėhen nė pikat e shitjes me ofertat dhe treguesit e ēmimeve nė dyqanet e pakicės ku produkte tė ndryshme reklamohen me ulje ēmimi dhe nuk ka asnjė mundėsi tė vėrtetosh se ēfarė ēmimesh kanė pasur nė treg kėto produkte nė kohėn tė cilave iu referohet ulja pėrkatėse. 7. Mungesa e standardeve tė padeklaruara qė kanė ofruesit e shėrbimeve tė formimit profesional dhe shkollat private 8. Manipulimet me ēmimet nė sezonin turistik nė vendet turistike. 9. kushtet e papėrshtatshme higjeno-sanitare nė tė cilat ofrohen shėrbimet e tregtimit dhe ruhen produktet ushqimore. 10. Abuzimet e ndryshme qė kryejnė banka tė caktuara me konsumatorėt.

Kohet e fundit keni kritikuar dhe mosvotimin nga ana e deputeteve te PS-se ne Krijimin e Gjykatės Administrative. Ēfarė do te thotė pėr qytetaret kjo?

Mungesa e njė gjykate administrative bllokon punėn e trajtimit te konflikteve dhe rivendikimit te te drejtave pėr ēėshtje qe nuk do t’ia vlenin te trajtoheshin nga gjykatat civile. Sepse njė gjykate administrative ėshtė zgjidhja me e shpejte dhe me efektive e mosmareveshjeve midis ofruesve te shėrbimeve dhe konsumatorėve ne rastet kur shkeljet e pretenduara janė kompetence e inspektorateve te mbikėqyrjes se tregut. Mungesa e votimit nga ana e deputeteve te Partisė Socialiste ne fund te mandatit te kaluar dhe braktisja e sallės pa e votuar ne Parlament nga deputetet e Partisė Socialiste ėshtė njė akt i papėrgjegjshmėrisė sė Edi Rames i cili ndėshkon me vonesa dhe zvarritje dhe moszgjidhje te problemeve qe garantojnė njė mbarėvajtje te marrėdhėnieve ne treg.



Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.






Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 357 here