Video
3/11/2010 2:34:14 PM
Pirro Naēe, fotografi shqiptar
Nga Historiku i Fotografisė Shqiptare.
Nga Qerim Vrioni
11 Mars 2010
TIRANĖ - Njė ndihmesė tė vlefshme nė njohjen dhe publikimin e fotografisė shqiptare, sidomos 2-3 dhjetvjeēarėt e fundit tė shekullit XX, ka dhėnė publicisti dhe fotografi Pirro Naēe.
Ai ka lindur nė Korfuz nė vitin 1928, nė njė familje me origjinė nga fshati Kosovė i Pėrmetit. Babai i tij, Andrea, kishte studiuar pėr shkenca politike dhe ekonomi nė Universitetin e Sorbonės (Francė), ēka nė njė farė mėnyre do ta lidhte gjithė familjen e tij me kulturėn franceze. I ati ishte dhe amator i fotografisė, pasion i cili u mbart natyrshėm edhe tek i biri, Pirroja.
Nė vitet 1948-50, Pirro Naēe, studioi nė Pragė (Ēekosllovaki) pėr gazetari, mė pas u kthye nė atdhe dhe filloi punėn si gazetar nė Radio-Tirana, ku nė saje tė pėrgatitjes sė tij tė gjithanshme u bė njė nga radiokronistėt e saj mė tė suksesshėm.
Ndėrkohė, gjatė punės pėr radiokronikat dhe reportezhet, sidomos jashtė Tiranės, ai nis tė fotografojė dhe tė mos e harrojė aparatin nė shtėpi. Kėshtu, aparati fotografik bashkė me motorin Jawa, u bėnė dy miq tė ngushtė e mjaft tė dobishėm pėr tė. Tanimė, punon nė organe shtypi si Zeri i Rinisė, Ylli, Drita duke nxjerrė pėrherė nga duart punime serioze dhe interesante. [[...


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 413 here