Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3553 here

On line 1079 dite

video »

3/10/2010 3:18:44 AM

Ikona qe qan dhe qe eshte cilesuar si mrekulli ne France

Ka qare 101 here dhe ka lote vaji



Edison Myrteza
alb_journalist@hotmail.com
10 Mars 2010


FRANCE- Garges Les Gonese, eshte nje vend i vogel i cili ndodhet vetem pak kilometra larg nga Parisi, qe keto dite eshte shnderruar ne vendin e pelegrinazhit te qindra besimtareve, te cilet jane mjaft te terhequr nga nje ikone e Madones e cila nxjerr lote vaji. Shtepia e personit qe e mban kete ikone, gjate gjithe dites thuajse ka mbi 50 vizitore.

Esat Altindagoglu eshte nje burre me origjine turke, i cili jeton ne kete zone te frances, njeriu me i vizituar gjate diteve te fundit. Ikona e Madones e cila qan dhe leshon lote vaji, eshte dhuruar ne vitin 2006 nga gruaja e tij Sevin.

Banesa e ciftit turk eshte bere nje kult vizitoresh qe kur nje besimtar ortodoks pranoi te celebroje nje meshe per te falenderuar virgjereshen, ne prani edhe ten je peshkopi i cili e pa vete fenomenin dhe duke theksuar se kjo eshte nje mrekulli.

Rasti i ikones dhe imazhet e saj duke qare jane te shumta. Mrekullite e njohura jane te rralla. “Zonja jone e Akites”, ikona e cila daton qe prej viteve 1975 ka qare deri tani 101 here. Fenomeni eshte pare edhe nga professor Sagisaka vetem ne vitin 1988, atehere ish cardinal i Xhozef Ratzingerit i cili deklaroi se “eshte dicka e pazakonte dhe e denje per besim”.

HermesNews-©2010





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 308 here