Video
3/4/2010 8:02:15 PM
Pakėnaqėsi legjitime ndaj shėrbimeve publike
Pėr fat tė keq, asnjė institucion publik nuk e respekton me seriozitet qytetarin shqiptar, duke e konsideruar ēdo ankesė prej tij 'psikologji turme'.
Nga Isidor Koti
4 Mars 2010
TIRANĖ - Kur e pyeta njė specialist tė KESH-it pse nuk dėgjohen ankesat e qyetarėve pėr rritjen artificiale tė faturave tė energjisė, ai u pėrgjigj me njė slogan tė pėrsėritur zyrtar mos u bė pjesė e psikologjisė sė turmave.
Nuk pranova tė bėhesha garant i kėsaj oferte, por mė dhembi plumbi i fjalėve tė tij, sikur tė binte rishtaz mbi shpinėn time. Dhe e dini ēfarė? Kėtė thirrje tė rėndomtė e kam dėgjuar shpesh edhe nė disa institucione tė tjera shtetėrore, veēanėrisht nga autoritetet e tyre.
Nė vend tė njė pėrgjigje transparente kam marrė shijen e hidhur tė neglizhencės, duke kuptuar se ti nuk ke gjetur rrugėn e duhur, por qorrsokakun e gabuar.
Unė thjesht kėrkova njė siguri publike si qytetar i kėtij vendi dhe jam i sigurt qė po tė kisha njė rekomandim me vete ose po tė kisha njė tjetėr mbiemėr do mė shoqėronin deri te zyra e shefit, madje edhe faturat nė shtėpi do mė vinin me shifra tė tjera, plus privilegje joshėse.
Pėr fat tė keq, asnjė institucion publik nuk e respekton me seriozitet qytetarin shqiptar, duke e konsideruar ēdo ankesė prej tij psikologji turme. Qė nga kupola mė e lartė shtetėrore e deri te punėt mė tė rėndomta tė vartėsve tė tyre, konstaton se shėrbimi ndaj njerėzve tė thjesht ėshtė diskriminues dhe poshtėrues.
Ndonėse qytetarėt, duke punuar me mund e me djersė i nxjerrin me zor nga portofoli i varfėr shumat e konsiderueshme tė tė ardhurave pėr tė paguar taksat, askush nuk i llogarit ata pėr ti pėrligjur kėto shpenzime.
Nuk ėshtė vetėm zėri i protestės sė tyre qė kumtohet nė heshtje, i cili bie bėftė si rrufe nė qiellin e zymtė tė kėtij realiteti, por indiferenca taktike e zotėrve tė pushtetit qė po e mashtron me sytė hapur bazėn e vet.
Dhe e vėrteta ėshtė kokėforte; nuk ka mė pėrkujdesje normale as nė shėndetėsi, as nė arsim, as nė rrugė, as nė shtėpi ku vijnė faturat e fryra tė energjisė, ujit, telefonit
por ka vetėm fjalė tė bukura qė zhurmojnė veshin e lodhur tė bukė-skamėsve.
Ēėshtja ėshtė mė kontradiktore. Ka dy tendenca tė dukshme qė nuk pėrputhen me njėra-tjetrėn; qytetari qė kėrkon ti afrohet shėrbimeve cilėsore dhe autoritetet qė e pengojnė me qėllim kėtė objektiv. Nė plan tė parė, kjo ėshtė njė tezė e rėndė dhe e vėshtirė pėr tu pranuar, e megjithatė relacioni mes palėve ėshtė e ftohtė dhe kjo marrėdhėnie tashmė ėshtė personalizuar nė interesat qė vetėkėrkojnė secila nga palėt.
Autoritetet pėrdorin marifete tė pafundme pėr tė qėndruar nė pushtet, ndėrsa qytetarėt mundėsi tė panumėrta pėr tė modeluar pėrfitimin nga pushteti, duke rriskuar edhe me bukėn e tyre tė pėrditshme.
Kėtė slogan tė ri (qė pėrbėn edhe modelin e injorancės kolektive) e pohoi madje edhe njė fshatar para ca ditėsh kur mė tha: Le tė ma marrin edhe tokėn, rėndėsi ka qė tė shkojmė nė Europė.
Ne jemi mėsuar tė heshtim dhe tė bėjmė rolin e qingjit. Nobelisti Eli Vizel, hebre i mbijetuar i Holokaustit, e ka quajtur heshtjen dhe indiferencėn si nėna e tė gjitha tė kėqijave. Nė shoqėritė qė heshtin, lulėzojnė thashethemet dhe duke u marrė me thashetheme, njerėzit tregohen plotėsisht tė pafuqishėm pėr tė reaguar ndaj vjedhėsve tė pushtetit tė tyre, tė cilėt fusin duart nė pronėn publike dhe pasurohen brenda njė nate.
Dhe ne pastaj ankohemi te njėri-tjetri pse ėshtė i rėnduar trafiku, pse nėpėr urbane bie erė e keqe dhe shtrėgojmė njėri-tjetrin, pse na vjedhin xhepat, pse qytetet janė papastėrta dhe pluhuri bėn ligjin. Tirana pėr shembull ėshtė e bukur vetėm natėn, dhe e dini pėrse? Sepse nuk duket pluhuri, por vetėm dritat e neonėve dhe reklamave.
Ky shtet dhe politika qė e drejton atė spunon pėr shėrbimin social, duke qenė se sindroma e izolacionit brenda kulisave tė veta nuk i ka dhėnė shanse qytetarit tė shėrohet nga tėshtima e gripit qė e ka kapur atė qė nė fillim. Le tė pėrmendim edhe njė shkak tjetėr pikant pse kėto shėrbime janė nė ditė tė hallit.
Kjo ndodh nga frika qė kanė pushtetarėt nga e vėrteta e molepsjes nė korrupsion dhe tendencėn e tyre pėr tu shmangur prej pėrgjegjėsive ligjore, duke pasur si gjithmonė motiv ruajtjen e status quo-sė pėr zgjedhjet e radhės. Njė ndryshim mes torturės dhe trajtimit poshtėrues nuk ėshtė vetėm i pavlerė, por edhe i rrezikshėm, komenton psikologu Steven Milesm, profesor nė Universitetin e Minesotės.
Pra nuk ėshtė e rastėsishme mungesa e shėrbimeve elementare pėr jetėn. Pėrkundrazi, ėshtė njė tregues i vetėdijes dhe ndjeshmėrisė sė pashembullt tė qytetarėve, krahasuar me indiferencėn e paprecedent tė pėrgjegjėsve tė atyre qė janė votuar pėr tė qeverisur.
Kjo neglizhencė po dėmton rėndė jo vetėm imazhin, por edhe trupin e shpirtin e mijėra e mijėra frymėve qė vuajnė pėrditė e mė shumė nga spektri i problemeve pa fill e fund.
Zėri i kėtyre njerėzve tė dėrrmuar nga zinxhirri i halleve ende nuk ėshtė unifikuar nė protesta dhe greva, qė tek e fundit pėrbėjnė njė dimension tė rėndėsishėm tė demokracisė dhe janė pjesė e kulturės tė ēdo shteti demokratik.
E vetmja rrugėdalje ėshtė thyerja e heshtjes, sepse ajo qė ėshtė keq pėr mua, ėshtė keq edhe pėr tė tjerėt. Dhe qė e keqja tė mos i ndodhė askujt, secili nga ne duhet tė bėjė diēka, sė paku duke ngritur zėrin.
Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 509 here