Video
3/2/2010 8:11:25 PM
Izolohet me hekura pika kufitare e kakavijes
Territori i Doganės sė Kakavijės vihet nėn vėmendjen e disa kontrolleve nga shėrbimi europian doganor dhe nga ekipet kontrollit tė misionit policor europian MAPE.
Piro Nase/ Gjirokastėr
2 mars 2010
GJIROKASTĖR - Njė gardh hekuri rreth 1 metėr i lartė ka izoluar plotėsisht territorin doganor dhe atė policor ku me etiketimin 'standart europian' quhet zona e kontrollit doganor nga pjesa tjetėr ku janė instaluar tė gjitha shėrbimet e nevojshme pėr tregtarėt dhe udhėtarėt, si prsh filijalet e bankave, pikat e lėshimit tė siguracioneve, baret dhe fast-food-et.
Prej dy javėsh territori i Doganės sė Kakavijes ėshtė vėnė nėn vėmendjen e disa kontrolleve nga shėrbimi europian doganor dhe nga ekipet kontrollit tė misionit policor europian MAPE.
Nė fokus tė kėtyre kontrolleve janė respektimi i standarteve ligjore shqipatre dhe te KE-sė pėr procedurat e kontrollit, territorin dhe zonėn doganore. Pėr tė pėrshtatur territorin e Doganės sė Kakavijes me kėto standarte, zona e kontrolllit doganor ėshtė rrethuar me njė 'gardh' duke e veēuar nga godinat e shėrbimeve private, pasi kjo pjesė e territorit qė quhet 'Zona e kontrollit doganor' ku veprojnė dhe kryejnė procedurat e tyre autoritetet doganore pėr kontrollin fizik dhe formaliteteve dokumentare pėr mallrat qė importohen apo eksportohen, sipas 'standartit' europian duhet tė jetė e izoluar nga tė gjitha veprimtaritė private.
Njė drejtim tjrter i pėrshtatjes sė procedurave shqiptare me ato europiane ėshtė edhe adaptimi i parimit europian 'njė ndalesė njė kontroll', qė do tė thotė qė ēdo automjet, apo udhėtar qė ndalojė vetėm njė hėrė brenda 'zonės sė kontrolllit doganor' dhe gjatė kėsaj ndalese kryhen tė gjitha kontrollet e pasaportės, dokumentacionin e automjetit, kontrolli fizik dhe ēdo lloj kontroll tjetėr.
Nė kuadrin e kėtyre ndryshime bėjnė pjesė edhe vendosja e doganierėve dhe policėve nė tė njėjtėn pikė kontrolli, organizimi i ri i parkingut tė doganės, parkingut tė automjeteve tė punonjėsve doganor dhe policisė si dhe parkingut tė taksive.
Tė parėt qė kanė reaguar pėr rrethimin e zonės sė kontrolllit doganor me gardh hekuri janė punonjėsit e degėve tė bankave, shoqėrive tė sigurimit dhe pikave tė shėrbimit kafe e fast-food, tė cilėt tashmė janė tėrėsisht tė izoluar nga klientėt e tyre tė cilėt kryesisht janė udhėtaret e autobuzėve dhe automjeteve qė lėvizin nė tė dy anėt e kufirit.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 219 here