Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3553 here

On line 1079 dite

video »

2/28/2010 8:04:02 PM

Vizat/ Kufijte gati per liberalizimin

Shqiptaret presin krahehapur liberalizimin e vizave. A jane te pranueshme standartet e pikave kufitare per hapjen e dyerve?!


Nga Mirjeta Ngjela
28 Shkurt 2010


TIRANE - Shqiptaret kėrkojnė liberalizim tė vizave me BE, shumica sepse duan levizjen e lire, kėrkojnė tė zhdukin muret qė komunizmi 50 vjecar krijoi, ose ndoshta sepse thelle pa dijenine e tyre kėrkojnė tė zbulojnė atė qė ata vetė duan, kjo nė kontekstin e mohimit 50 vjecar tė endrrave e dėshirave, qė jo pak coroditi miliona mendje shqiptarėsh, duke e bėrė sot Shqipėrinė strehėn e mjaft vrimave tė zeza.

Ėshtė po kjo shumicė e pėrvuajtur ndėr dekada, qė ndėrsa ia dėgjon mėnyrėn si e konceptojnė liberalizimin e vizave, sheh tek ata njė ndjenjė prej parajse, nje shesh me lule ku gjithsecili ėshtė I lirė qė njė mėngjes tė ngrihet me dėshirėn pėr tė udhėtuar nė njė nga 25 vendet e zonės Shengen, mjafton tė bėjė gati valixhen e tė zgjedhė hotelin, ose njerezit ku do tė qėndrojė.

E po nga kjo shumicė ka nga ata qė fantazojnė se pas shumė sorrollatjeve nė zyrat e punės, dhe mungesės sė pėrgjigjes, mė nė fund, mjafton tė bėjnė gati valixhen e tė nisen me shpejtėsinė e dritės atje nė BE, nė Francėn romantike ndoshta per tė qenė njė romantic I pėrjetshėm, apo nė Gjermanine korrekte e fikse si vetė akrepat e orės pėr tė punuar nė fabrikat ku prodhohet teknologjia mė modernė, apo nė plazhet magjepsėse tė Spanjės pėr tė ofruar shėrbim tė mirė si kamariere apo nė antikitetin e Italisė pėr tė pastruar mirė veprat e Leonardos, a fundja udhėtim me mall tė pėrvėluar tek tė dashurit e zemrės nė Greqi.

Kėto janė vetėm disa nga endrrat e fantazitė qė konteksti I fjalėve Liberalizim Vizash ngjall e mishėron pėr miliona vetė qė e pritėn hapjen me botėn me urinė e njė luani, duke mos pyetur nė 90-92 as pėr Otranton e thelle tė detit adriatik, as pėr malin e egėr me gropa tė Greqisė, apo trenat superekspres tė Gjermanisė, Anglisė, Francės etj.

Me mijra njerez tė bėrė kurbane nė eksodin e kėtyre viteve, ca nė det, ca nė male, ca nė shina trenash, qė I dhane europės atė pamje rrėnqethėse prej cudirash e cmendurish shqiptare, janė mė shumė se bindėse pėr 27 vendet e BE, qė shqiptarėt e duan, e dashurojnė, e adhurojnė nė mėnyrė skizofrene aq sa sakrifikohen vetėm pėr pak tokė nga Perėndimi, pėr ta Toka e Premtuar.

Por si mund te levizin, a janė krijuar kushtet qė 3 milionė shqiptarė brenda kufirit apo miliona tė tjerė jashtė kufirit tė lėviznin lirshėm por me garanci teknike?

Ministria e Brendshme e Shqipėrisė e drejtuar nga ministri i ri nė moshė Lulėzim Basha, por i saktė nė llogaritje, ėshtė e para qė jep garancinė.
Sipas ministrit Basha, 10 elememtė gjurmė gishtash nė pasaportėn e re biometrike dhe disa elemente tė tjerė tė sigurisė, janė kryefjala qė I thonė stop fallsifikimit tė njė mjeti kaq tė rėndėsishėm tė identifikimit, I cili nga ana e tij ėshtė baza pėr kushtin kryesor qė BE kėrkon pėr liberalizimin e vizave, pra “Dokumentave tė sigurta tė identitetit”.

Plot 501 mijė aplikime pėr pasaportat biometrike qe nga korriku I vitit 2009, deri nė dt 18 shkurt 2010, janė tregues i qartė se rreth 3 mijė vetė kanė aplikuar cdo ditė nė zyrat e aplikimit pėr kartat e identitetit. Ferdinand Poni zevendes minister I brendshėm thotė se 501 mijė aplikime deri tani, me tendencėn e rritjes sė shpejt tė kėtij numri nė vijim, ėshtė prova se nė rast tė liberalizimit tė vizave me BE, mjetet e tyre tė identifikimit janė tė pranueshme nė cdo pikė kufitare dhe nga vendi nuk del asnjė person me dokumenta te dyshimta.

Por a jane te sigurta pasaporta biometrike shqiptare, cila eshte garancia e tyre?

“10 elemente sigurie te nje garancie te larte teknike, jane garancia me e mire teknologjike qe pasaporta jone e re ofron”- deklaroi ne nje konference per shtyp ministri I brendshem Lulezim Basha, ku dhe analizoi per gazetaret keta elemente.

Elementet nisn qė nga faqja e tė dhėnave e cila ėshtė plastike prej polikarbonati, e ngurtė dhe e papėrkulshme pasi nė tė ndodhet i trupėzuar mikroproēesori nė tė cilin janė tė magazinuar njė sėrė elementesh biometrikė dhe identifikues tė mbajtėsit si: fotografia, shenjat e 10 gishtave dhe firma e skanerizuar e mbajtėsit. Nxjerrja e tė dhėnave nga microchipi bėhet me anė tė teknologjisė ėireless RFID (Radio Frequency IDentification) prej njė distance jo mė shumė se 10 cm. Nė qendėr tė kopertinės qėndron stema e Republikės sė Shqipėrisė ku nė dallim nga pasaportat e mėparshme ka edhe pėrkrenaren e Skėnderbeut.

Nė fund tė kapakut qėndron simboli i mikroproēesorit. Nė faqen e tė dhėnave, lirisht tė dukshme dhe tė shkruara nė shqip dhe anglisht, janė stamposur mbiemri, emri, datėlindja, vendlindja, shtetėsia, data e lėshimit dhe skadencės, autoriteti lėshues, firma e mbajtėsit, numri i pasaportės dhe ai personal. Nė fund tė faqes ndodhet kodi alfanumerik qė e bėn pasaportėn tė lexueshme nė mėnyrė tė menjėhershme me skaner optik.

Janė shtuar karakteristika sigurie tė ngjashme me ato tė kartėmonedhave. Konkretisht nė faqen e fotos janė stamposur mikropulla, shkrime me pėrmasa mikroskopike dhe tė njė preēizioni shumė tė lartė pamje holografike, pamje tė shikueshme vetėm me Rrezet ultravioletė, filigrana dhe tė tjerė elementė sigurie. Imazhi digjital ėshtė i stamposur direkt ne faqe dhe reagon ndaj rrezeve UV. Edhe faqet e vizave pėrmbajnė filigrana(shirit) dhe pamje tė Skėnderbeut qė duken vetėm kundrejt dritės. Sipas ministrit Basha, pasaportat biometrike shqiptare janė konform udhėzimeve tė Organizatės Ndėrkombėtare tė Aviacionit Civil.

Tre muaj mė parė ambasadori I KE nė Tiranė, Helmut Lohan e provoi vetė fuksionimin e rrjetit tė informacioneve policore nė pikat e kalimit. Nė pikėn kufitare tokesore te Bllates ne Peshkopi, ne kufi me Maqedoninė, Lohan I tha punonjėsit tė policisė tė fuste nė sistemin e tė dhėnave TIMS, numrin e shasisė sė makinės sė tij. Sistemi TIMS bėri njė kėrkim tė menjėhershėm tė tė dhėnave tė kėrkuara duke nxjerrė tė gjitha tė dhėnat e mjetit dhe faktin se ajo makinė nuk ishte e vjedhur apo e kėrkuar nga INTERPOLI.

Njė ushtim I thjeshtė ky, por qė provoi efikasitetin e sistemit tė elektronik tė analizimit tė tė dhėnave. Prova e bėrė prej diplomatit e “qetėsoi” atė, ndėrsa shoqėrohej gjatė vizitės nė kufirin lindor tė vendit nga Ministri i Brendshėm, Lulzim Basha. Mė tepėr sesa verifikim personal, Lohani dhe pjesėmarrėsit nė inspektimin e janarit tė kėtij viti nė pikėn kufitare verilindore tė Bllatės u siguruan pėr funksionimin e sistemit tė kontrollit nė kėtė pikė kufitare.

Nė kėtė pikė kufitare ashtu si nė 23 pikat e tjera ėshtė instaluar sistemi TIMS, integrimi me sistemin e analizės sė informacionit MEMEX e lidhja me bazėn e tė dhėnave tė INTERPOL-it, ēka do tė thotė kontroll i shpejtė dhe i saktė tė ēdo personi apo mjeti qė hyn e del nga vendi ynė. Diplomati Lohan komentoi pas kontrollit te makines se tij ne Bllate, se “…ka shume mundesi qe me sisteme te tilla dhe me ritme te tilla, Shqiperia te jete e gatshme per liberalizimin e vizave brenda vitit 2010”.

24 pika kufitare ne te gjithe Shqiperine, pjesa me e madhe tokesore, por edhe ato detare dhe pika e vetme ajrore e Rinasit, prej 5 muajsh janė pajisur me Sistemin TIMS. Ndėrsa nė fillim tė kėtij viti u bė pajisja e tyre edhe me sistemin MEMEX dhe nderlidhjen e tė dyja sistemeve me bazėn e tė dhėnave tė INTERPOL.

TIMS, ėshtė sistemi i mbikėqyrjes sė vendkalimeve kufitare nėpėrmjet kamerave dhe sistemi i kontrollit detar I burimeve njerezore. Salla ku pėrpunohen tė dhėnat e pėrftuara nga sistemi TIMS, funksion 24 orė nė ditė dhe po aq zotėron tė dhėnat nga tė 24 pikat kufitare tė vendit. Nė kohė reale, TIMS, ndėrlidhet me Regjistrin e Gjendjes Civile, duke mundėsuar shkarkimin e tė dhėnave tė kėtij regjistri pėr tė gjithė shtetasit qė posedojnė pasaporta biometrike por edhe aktualet.

Por jo vetėm kaq, TIMS lidhet me sistemin tjetėr, Memex I instaluar tashmė nė 12 qarqe tė vendit. Ky I fundit kryen nė kohė reale analizėn e informacionit kriminal duke u lidhur edhe me sistemin e kontrollit tė kufirit detar per perpunimin e informacionit kriminal. Nė kėtė mėnyrė mundėsohet qė ne sallėn qendrore operative tė Policisė sė Shtetit tė kryhet mbikėqyrja nė kohė reale e tė gjitha vendkalimeve kufitare nėpėrmjet sistemit tė kamerave e po kėshtu edhe kontrolli i kufirit detar nėpėrmjet imazhit tė pėrcjellė nga sistemi i kontrollit detar.

Kjo do tė thotė se nėse njė polic I thjeshtė dyshon tek njė qytetar, mjafton tė njoftojė sallėn kryesore, dhe search-i nė kohė reale jep informacion tė detajuar pėr aktivitetin criminal ose jo tė personit tė dyshuar. Te gjitha pikat kufitare janė tė pajisura me te gjitha sistemet e vėzhgimet, skanera, mjete kontrolluese per cdo dyshim qė mund tė kenė, si pėr dallimin e dokumentave tė falsifikuara ashtu edhe pėr transportet tė drogės, armėve etj.

E nėse kufiri ėshtė kaq mirė I menaxhuar, sic e verifikoi edhe vetė diplomati Lohan, atėherė, “Jepi Shqipėri; Ti ke bėrė hapa pėrpara. Ndoshta gjermanėt e fiksuar pas korrektėsisė do tė shohin me skpeticizėm, ndoshta italianėt fqinjėt mė tolerantė do ta bėjnė njė sy te verber, ndoshta francezėt do tė tė duardrokasin me embelsi pėr perparimet e bėra, e ndoshta ndoshta nordikėt do shkrihen sė qeshuri me heroizmin tėnd. Por ti je aty, je njė port e pamohueshme pėr ta drejt risive lindore, dhe padyshim njė tokė e vogėl plot resurse qė josh industrinė e pse jo plot surpriza turistike. Ata te tutė, shqiptarėt edhe pse shfaqen nė tokėn e tyre, si njerėzit me tė cuditshėm me absurditete nga mė tė paparashikueshmet, e kanė treguar veten se atje nė BE, me displinė dhe me punė tė sinqertė janė bėrė ambasadorėt mė tė mirė pėr imazhin tėnd”.

Rastet janė me qindra, dhe me liberalizimin e vizave tė tjera figura, tė tjera mendje, tė tjera talente tė pamohueshme do clirohen nga prangat e njė vakėsie dhjetra vjecare. Liberalizim, mbi tė gjitha do tė thotė liri pėr tė levizur brenda rregullave tė drejta tė caktuara, do tė thotė tė hapėsh mendjen, e jo vetėm zemrėn. Liberalizim pėr Shqipėrinė do tė thotė tė lexosh sė prapthi, pėr mire, “Metamorfozėn” e Kafkės, ku mund te supozojme se Gregor Zamsa fillmisht ishte njė insekt I tmerrshėm I vrarė pėr neverinė qė ofronte, e mė pas nėpėrmjet procesit tė rimishėrimit u shndėrrua nė njė njeri plot jetė e talent.

Ndoshta kėshtu ne kete kendveshtrim duhen parė edhe shqiptarėt. Nevojitet njė proces si ai I liberalizimit te vizave, qė njerėzit e shqipėrisė tė hapen me vendet e tjera, te bejne krahasimin me gjermanet, fracezet, italianet, nordiket, te mėsojnė mbi te gjitha se cfarė duan, se cfarė janė tė aftė tė bėjnė, cilat janė kapacitetet dhe limitet e si ti ofrojnė e pasqyrojne sa me drejtė ato.




Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.







Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 652 here