Video
2/26/2010 5:13:38 PM
Besjan Pesha/ Ne, politikanėt 'ndryshe', po planifikojmė rrugėn drejt Europės
'Tė rinjtė qė sot kanė mandatet e deputetėve brenda opozitės sot duhet tė fillojnė tė mendojnė si njerėz tė lirė. S'do kishte kontribut mė tė madh nga ana e tyre pėr kėtė vend se sa futja nė parlament dhe zhvillimi I debatit brenda tempullit tė demokracisė.'
Nga Isidor Koti
isidorkoti@hotmail.com
Doktorant nė Filozofinė e Komunikimit
TIRANE - Besjan Pesha e nisi thjesht dhe pa bujė karrierėn e tij publike, por shpejt u bė i famshėm nė lėvizjet qytetare ku prodhoi shumė risi dhe fitoi respektin si pėrfaqėsues i zėrit qytetar. Ai tashmė drejton njė sektor tė rėndėsishėm nė Ministrinė e Kulturės, duke patur shansin e madh tė vėnies nė jetė tė disa prej projekteve tė tij. Nė njė intervistė ekskluzive pėr Hermesnews.org, ne e kemi pyetur Besjanin pėr angazhimin e tij politik dhe qytetar.
Jeni pjesė aktive e politikės shqiptare dhe bėni pjesė nė formacionin e ri tė saj. Ju duket njė mision i vėshtirė, kur dihet qė katakombet e politikės janė tė thella dhe kėrkojnė ofrojnė shumė sfida?
E kam nisur angazhimin tim publik fillimisht si njė aktivist I shoqėrisė civile. Kam qėnė themelues e drejtues I Lėvizjes Mjaft pėr 4 vjet rrjesht e mė pas anėtar e njė nga drejtuesit e LSI. Ajo qė mė ka shtyrė tė angazhohem dhe tė derdh energjitė dhe idetė e mia nė jetėn publike nuk ka qenė as etja klasike pėr pushtet e as nevoja tradicionale pėr protagonizėm. Ka qenė dhe mbetet dėshira e mirė pėr tė dhėnė njė kontribut nė ndryshimin e realitetit nė vendin tim e pėr shtyrjen pėrpara tė atyre proceseve tė cilat do tė na mundėsojnė tė gjithėve tė jetojmė mė mirė. E kam konsideruar veten dhe vazhdoj ta konsideroj njė kontribues tė lirė, gjithnjė nė shėrbim tė idealeve tė mia, njė luftėtar tė mirė tė kauzave tė drejta.
A ėshtė e lehtė??? Sigurisht qė jo! Fatkeqėsisht jetojmė nė njė vend ku mentaliteti ėshtė ende I errėsuar nga hijet e komunizmit 45 vjecar, ku bijtė dhe bijat sė bashku me baballarėt tentojnė me cdo kusht e cdo kosto qė tė mbajnė tė njėjtat pozicione dhe privilegje tė trashėguara e ku fytyrat e reja me ideal e energji shpesh nė vend qė tė konsiderohen si pozitivė trajtohen si armiqė e luftohen me shumė forma dhe mėnyra. Por sekreti I suksesit tė njė tė riu nė politikėn e sotme shqiptare nuk ėshtė dhe nuk duhet tė jetė e shkuara e tij por mbi tė gjitha vizioni I tij pėr tė ardhmen. Unė e kam njė vizion shumė tė qartė mbi tė ardhmen e Shqipėrisė, herė ngadalė e herė shpejt, nė diell apo nė shi, kam pėr tė ecur me kėmbėngulje drejt kėtij vizioni deri sa ta shoh tė realizuar. Sic thotė njė shprehje e vjetėr, ėndrrat shpesh mund tė jenė sfiduese, por nė fund tė fundit sfidat janė ato qė I japin kuptim jetės.
Tė gjithė presin nga brezi i ri tė sjellė njė erė tė re nė qeverisje. Sa hapėsirė kanė sot le tė themi mendimet e reja dhe mendimet ndryshe qė vijnė nga tė rinjtė?
Pėr mendimin tim ka dy lloje tė rinjsh nė politikė. Ėshtė njė palė, fatmirėsisht nė pakicė, e cila thjesht mbush hapėsirėn e pjesmarrjes tė tė rinjve nė tė dhe njė palė tjetėr qė realisht kėrkon tė fusė dhe zbatojė ide tė reja dhe tė hedhė energji mbi mekanizmin e madh qeveritar.
Unė prej 3 muajsh tashmė kryej detyrėn e Drejtorit tė pėrgjithshėm tė Kulturės nė Ministrinė e Kulturės dhe prej tre muajsh kam filluar tė hedh nė letėr dhe nė terren disa ide tė reja dhe konkrete mbi zhvillimin e kulturės nė vend. Kemi filluar tė implementojmė njė program qė mbėshtet artistėt e rinj nėpėrmjet njė fondi tė vecantė tė akorduar nga Ministria ku do ti japim mundėsinė qindra tė rinjve qė tė aplikojnė talentet e tyre nė skenat mė prestigjoze tė vendit dhe me shpresė nesėr edhe nė ato ndėrkombėtare. Jemi duke ideuar disa projekte tė reja qė kanė tė bėjnė me modernizimin e skenave shqiptare si edhe rritjen e impaktit qė kultura ka tek shoqėria jonė. Po bėjmė disa ndėrhyrje nė ligjet e vjetra me qėllim pėrafrimin e legjislacionit shqiptar ndaj atij europian dhe hapjen e mundėsive pėr tė gjithė ata qė kanė talent pėr tu futur nė tregun e madh dhe tė vėshtirė tė artit. Dhe sigurisht ajo qė kam vėnė re deri mė sot ėshtė njė frymė pozitive nga ana e drejtuesve kryesorė tė qeverisė pėr ti pėrqafuar kėto ide tė reja dhe pėr tė nxitur konkretizimin e tyre. Patjetėr qė ka debat, patjetėr qė ka edhe pėrplasje por ajo qė ka rėndėsi pėr mua ėshtė fakti qė janė duke fituar argumentat mė tė mirė, e pėr sa kohė qė lufta bėhet mbi parime dhe argumenta gjėrat do tė shkojnė mirė. Fatkeqėsisht kėtė frymė nuk e shoh aspak tė implementuar brenda rradhėve tė opozitės shqiptare, ku tė rinjtė e atjeshėm janė bėrė mė tė vjetėr se tė vjetėrit. Kthimi nė papagall kopjac ėshtė gjėja mė e shėmtura qė mund ti ndodhi njė tė riu, e shumė prej fytyrave tė reja tė opozitės kanė filluar tė pajisen me sqepa.
Pse mungon dialogu ndėrmjet politikanėve tė vjetėr dhe nuk ka zgjidhje mes palėve dhe ēfarė kontributi mund tė japin politikanėt e rinj nė kėtė krizė?
Unė nuk do tė thoja qė mungon dialogu, dialog ka edhe me shumicė bile. Ajo qė sot mungon nė Shqipėri janė argumentat. Sot kemi pėrballė dy kampe, kampin qeverisės edhe atė opozitar. Le tė dėgjojmė se cfarė thotė qeveria: Ajo thotė qė zgjedhjet u certifikuan nė rradhė tė parė nga tė gjithė komisionerėt pjesmarrės nė to, qė do tė thotė edhe tė mazhorancės edhe tė opozitės. Thotė gjithashtu qė zgjedhjet u ēertifikuan edhe nga KQZ. Mė pas certifikimi erdhi nga OSBE dhe gjithė faktori ndėrkombėtar e sė fundmi edhe nga gjykatat nė vend tė cilat dhanė verdiktin mbi ankimimet e palėve.
Opozita, ose pėr tė qenė korrekt z.Rama, thotė: Unė nuk I humba zgjedhjet sepse mua mu vodhėn votat. Unė dua qė tė happen kutitė edhe pse gjykatat janė shprehur ndryshe. Unė do ta bojkotoj parlamentin deri sa kėrkesat e mia tė zbatohet.
Kėtu kemi njė problem shumė tė madh. Nga njėra anė kemi njė maxhorancė e cila ofron argumenta tė bazuara nė ligj dhe nė kushtetutė e nga ana tjetėr njė opozitė e cila flet me gjuhėn e pasionit personal tė njė individi I cili pėr fatin e tij tė keq nuk realizoi dot ėndrrėn e tė qėnurit kryeministėr. Sigurisht nė kėtė pikė shumė pak ka pėr tė debatuar. Sepse nėse z.Rama do tė vazhdojė tė kėmbėngulė sjellja e tij ėshtė tipike e njė terroristi. Terroristi ngaqė nuk arrin dot tė realizojė qėllimet e veta brenda kuadrit ligjor tė njė shteti etj, vendos tė marri peng apo tė ushtrojė dhunė mbi individė tė pafajshėm pėr tė detyruar atė shtet qė ti plotėsojė kėrkesat. Sot zoti Rama po tenton tė marrė peng integrimin e Shqipėrisė, liberalizimin e vizave, punėsimin e shqiptarėve si edhe zhvillimin e vendit. Unė them qė kjo qeveri nuk duhet tė negociojė mė terroristė, por duhet tė vazhdojė nė mėnyrė strikte tė zbatojė ligjin dhe tė respektojė shtetin e sė drejtės.
E tė rinjtė qė sot kanė mandatet e deputetėve brenda opozitės sot duhet tė fillojnė tė mendojnė si njerėz tė lirė. S'do kishte kontribut mė tė madh nga ana e tyre pėr kėtė vend se sa futja nė parlament dhe zhvillimi I debatit brenda tempullit tė demokracisė. Dhe unė besoj ende tek tė rinjtė e opozitės dhe besoj se ata do tja japin shuplakėn qė meriton z.Rama, duke I kujtuar se tė qenurit nė politikė nėnkupton pikėsėpari shėrbimin ndaj tė mirės sė pėrbashkėt e mė pas asaj pėrsonale.
Njė ēėshtje qė diskutohet sot ėshtė liberalizimi i vizave dhe hyrja e Shqipėrisė nė BE. Si e shihni prespektivėn?
Kėtė vit Shqipėria merr statusin e vendit kandidat pėr anėtar tė BE dhe unė besoj se viti 2013 do tė jetė edhe viti I anėtarėsimit tonė final nė Bashkėsinė Europiane. Unė tashmė kam planifikuar sė bashku me miqtė e mi njė udhėtim nė kryeqytetet e Europės. I sugjeroj tė gjithėve qė tė planifikojnė udhėtimet me trena sepse ėshtė mėnyra me e mirė dhe mė e lirė si edhe tė krijon mundėsi pėr tė parė mė shumė. Por ndoshta edhe me makinat personale nuk do tė ishte ide e keqe pėr kėdo qė e ka kėtė mundėsi. Them se kjo do tė jetė shqetėsimi I tė rinjve shqiptarė mbas korrikut, makinė apo tren
vizat do tė jenė njė histori e trishtė e tė kaluarės dhe tranzicionit.
Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 739 here