Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3553 here

On line 1079 dite

video »

2/23/2010 11:01:47 AM

Nė treg dy librat e rinj me poezi 'Sentiment' / 'Kristal i krisur'

Isidor KOTI mes vokacionit tė traditės dhe gjuhės moderne tė poezisė sė re shqiptare


Nga Flutura Aēka & Demir Gjergji
23 Shkurt 2010


TIRANĖ - Kėto ditė gazetari dhe poeti i njohur Isidor Koti, ka nxjerrė nė qarkullim dy libra me poezi “Sentiment” dhe “Kristal i krisur”.

Pėrveē fushės akademike dhe gazetarisė ku punon prej vitesh, ai ėshtė kthyer edhe nė njė poet tė kėrkuar nga lexuesit, duke u vlerėsuar edhe nga emra tė famshėm tė letėrsisė shqiptare.

Dy poetėt Flutura Aēka dhe Demir Gjergji, tė cilėt janė edhe kuratorėt e dy librave tė rinj tė poetit, kėtė herė sjellin mendimin e tyre pėr autorin dhe poezitė e tij.






“Kisha kohė pa lexuar poezi strofike dhe gati po besoja se mund tė ishte e huaj pėr njė brez tė ri poetėsh shqiptarė, qė, pėr arsye fare tė kuptueshme, lėvrojnė vargun e lirė. Poezia e Isidor Kotit nė librin e tij mė tė fundit “Sentiment” ishte njė befasi dhe dhe mė solli nė kujtesė ėmbėlsinė, finesėn dhe ritmin e poezisė strofike shqiptare, veēmas atė tė Lasgushit. Ndoshta kjo pse nė vargjet e Isidor Kotit ka shumė figura tė rimarra nė njė sfond tė ri poetik qė e bėjnė poezinė e tij tė luhatet mes vokacionit tė traditės sonė poetike dhe gjuhės moderne tė poezisė sė re shqiptare. Isidor Koti ėshtė njė poet i ri dhe i talentuar qė me pjekurinė e tij letrare do tė pėrshkojė po atė trajektore qė merr poezia si kombinim i maturimit dhe pėrkushtimit sublim ndaj saj. Dhe poezia e tij e ka kėtė premisė. Lexuesit i duhet vetėm ta vlerėsojė, ta ruajė dhe t’i japė asaj dimensionin qė i takon” – tregon Flutura Aēka.

“Befasia e poezisė sė Isidor Kotit edhe nė librin “Kristal i krisur” shfaqet tek forma e saj. Pothuajse gjithkund njė strofė katėrvargėshe e traditės sė prozodisė shqipe Njė organizim i poezisė me “bedena” tė strofave tė sakta.
Thėnė ndryshe; edhe 8-rrokėshi i Filip Shirokės, edhe rima e puthur e Ēajupit, edhe shkathtėsia e vargut tė Asdrenit, edhe gjendja e Serembes, edhe finesa e Deradės, edhe sqima e Mjedės, edhe shkundullima e Fishtės, shkujdesja e Agollit, apo fryma popullore e Agim Shehut, edhe racionalizmi i Kadaresė, deri edhe mistika e Bogdanit apo mė thellė nė baladat popullore.

Dhe kjo vihet re tek njė poet i formuar nė njė kohė moderne, kur poezia shkruhet edhe si shenja pikėsimi, edhe si vija grafike, edhe si asgjė, edhe si pergamenė, edhe si enigmė, edhe si fjalėkryq. Dhe kjo ndodh me Isidor Kotin, pasi ka kaluar nėpėr disa stacione gjeografike e poetike njėherėsh.
Lidhja e tij e fortė me traditėn, duket shpejt se nuk ėshtė thjesht njė mani formaliste. Duke e organizuar motivet dhe figuracionin modern, duke i transformuar pėrjetimet dhe ndjenjat e tij nė vlera artistike pikėrisht me forma tė tilla vargjesh tradicionale, Dori, kėmbėngul tė thotė se poeti i vėrtetė duket pikėrisht tek rima e ritmi, tek organizimi korrekt i vargut, te afrimi i poezisė sa mė pranė muzikės.

Ai i beson vargut te rregullt pa koncepte nėnvlerėsuese dhe pa komplekse “moderniste”. Dhe pikėrisht nė kėtė besim, guxim dhe ndėrmarrje tė tij poeti arrin tė pėrcjellė emocione, gjendje dhe mesazhe moderne poetike. Bota moderne, mendėsitė, elementėt, dukuritė, marrėdhėniet, skenat, mjediset, raportet e botės dhe njeriut tė sotėm, tė cilat janė limfa e poezisė nė krijimtarinė e Dorit, ia japim krijimtarisė sė tij atė modernitet qė kėrkon lexuesi, shija dhe dėshira e tij.Me kėtė mėnyrė tė shkruari ai po shkon drejt njė stili dhe fytyre te vetėn nė krijimtari. Poezia e tij, pėrveēse pėrmban njė tension tė lartė, emocionale, pėrveēse pėrcjell kėnaqėsi estetike nėpėrmjet tingėllimit dhe shkėlqimit tė figuracionit, ajo rrezaton menēuri dhe filozofi. Nga ana tjetėr, Poezia e Dorit ėshtė njė refleksion pėr veten, ėshtė njė pasqyrė e vėnė pėrpara secilit pėr tė parė se kush je nė tė vėrtetė. Midis pritjes sė kotė dhe shpresės sė takimit, midis hapit tė valles dhe rrugėtimit tė lodhur, ėshtė njeriu, i cili bėn gjėma e mban mbi supe pesha tė rėnda. Shpesh, me njė ironi tė lehtė, Dori arrin tė krijojė gjendje dhe realitete, prej tė cilave, sado tė pėrpiqemi t’i mohojmė, t’u biem hasha, ato i kemi brenda vetes, ose jemi te ndjekur prej tyre. Nė fund tė leximit tė kėtij libri mbetet mendimi se Sizifi, nuk do ta arrijė kurrė majėn, por ama gurin s’ka pėr ta flakur kurrė nė honin e askundit
” – shprehet poeti Demir Gjergji.

Isidor Koti ėshtė autor i pesė librave, ndėr tė cilėt tre janė me poezi dhe dy nė fushėn e gazetarisė. Ja cilat janė veprat:

1-“Hirushja ėshtė zgjuar” – Radiogazetaria- 2008
2-“Mediakriza sociale” – studim pėr median shqiptare nė vitet e tranzicionit - 2009
3-“Beteja e shpirtit” – poezi - 2009
4-“Sentiment” – poezi - 2010
5-“Kristal i krisur” – poezi - 2010


Ndėrkohė qė nė planet e afėrta te autorit janė edhe dy libra tė tjerė, njė nė fushėn e gazetarisė dhe njė tjetėr nė fushėn e letėrsisė. Por kėtė herė do tė ketė njė surprizė. Isidori premton se do tė vijė tek lexuesit me njė roman interesant.



Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 652 here