Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3553 here

On line 1079 dite

video »

2/19/2010 5:27:29 PM

Sevian Daupi, Regby me mė tė mirėt e italisė.

'Nuk ka rėndėsi nėse rrėzohesh, por nėse di tė ngrihesh'/ Lind Kombėtarja shqiptare e regby-t, njė prej sporteve qė po zhvillohet shumė shpejt nėpėr Europė.


Doriana Metollari
drejtor@hermesnews.org
19 Shkurt 2010


VENEZIA (ITALI) - Mesa duket ka qenė dashuri me shikim tė parė, ajo ēfarė ka ndodhur mes Sevian Daupit dhe sportit tė Rugby-t. 21 vjeēari shqiptar ka 10 vite nė Itali, po kaq vite ka dhe me sportin e rugby-t. Njė bashkėjetesė e gjatė, e ushqyer nga djersėt dhe pasioni i tė riut qė sot, ėshtė ndėr mė tė mirėt nė kėtė vend dhe luan nė kategorinė A tė profesionisteve ‘Venezia Rugby Club’.

Familja e tij, mami Drane, sė bashku me babin Gaspėr dhe motrėn Resilda, ndodhet nė Modena, ndėrsa Seviani jeton vetėm nė Venezia. Kohėt e fundit ai sė bashku me 15 tė rinj shqiptar kanė krijuar skuadrėn kombėtare shqiptare tė kėtij sporti, qė pėr Sevianin ėshtė pasioni dhe profesioni i tij. ‘Roli im ėshtė numri 9’ - thotė Seviani nė njė interviste ekskluzive pėr Hermesnews, qė do tė thotė 'ai qė hap lojėn nė fushė'.

Rugby ėshtė njė prej sporteve qė po zhvillohet shumė shpejt dhe ėshtė mjaft nė modė, jo vetėm nė Itali, por dhe nė Europė, pikėrisht pėr shkak tė principeve te shėndosha qė mbart. Kjo ka tėrhequr fillimisht dhe Sevianin.

Njė ditė ai u intervistua nga njė reviste sportive nė Itali dhe prej kėtu mori shkėndijėn e parė; tė bėnte realitet ėndrrėn e tij nė formimin e kombėtares shqiptare tė Rugby-t. ‘Nė Shqipėri nuk njihet shumė ky lloj sporti’, thotė ai. Dhe kishte tė drejte; atė kohė drejtori i revistės italiane shfaqi interes pėr hapjen e seleksionit tė lojtarėve.

Sot skuadra ka 15 tė rinj shqiptarė qė luajnė nėpėr vende tė ndryshme tė Europės dhe premtojnė shumė. Ndeshja e pare e kombėtares shqiptare do tė mbahet nė Qershor. ‘Ne Itali nuk ka Ministri Sporti, por ėshtė njė Sekretar qe delegohet nga Presidenti Republikės Italiane dhe ai po lėviz nėpėrmjet Ambasadės sonė pėr t’u takuar me Ministrin e Sportit Shqiptar dhe pėr tė futur dhe nė Shqipėri kėtė lloj sporti. Me kohėn pastaj mund tė krijojmė dhe njė federatė, ‘ - thotė ai. Seviani ashtu si shumė tė rinj tė tjerė shqiptarė, e ka kuptuar se talenti dhe medaljet kėrkojnė mund, por mbi tė gjitha sakfrifica..kjo nuk e frikėson, pėrkundrazi ideja se njė ditė mund ta pėrcjell kėtė sport dhe nė Shqipėri, i jep njė shtysė mė tepėr pėr t'i qėndruar besnik idesė dhe pasionit tė tij pėrhershėm, regby.

Sevian cila ėshtė historia jote tek rugby?

Kam filluar qe ne moshėn 11 vjeē ta ndjek kėtė lloj sporti ne shkolle, ne fillim ishte thjesht pėr hobi, pastaj kalova nga shkolla te njė klub te Modena-s ‘Rugby club’ ku qėndrova deri ne moshėn 18 - 19 vjeē. Pastaj kartonin tim e bleu ‘Casino di Venezia Rugby Club’ qė sot ėshtė nė top 10 pra kategoria me e madhe ne Itali. Kam marrė pjesė nė nacionalet deri under 19, nė botėrorin qė u zhvillua nė Japoni dhe europianėt nė Skoci si dhe shumė tė tjera..

Urime…ēfarė ka kaq tė veēante ky lloj sporti?

Flm.. te them te drejtėn me pėlqen sepse ne kėtė lloj sporti jo vetėm mund te shkarkosh adrenalinėn, pasi siē dihet ėshtė shume fizik, por ėshtė dhe fisnik tėrheqės .. ėshtė dyluftim me kundėrshtarin..

Dhe… ēfarė do te thotė kjo pėr ty?

Kur jam unė sulmues, mendoj mėnyrat si mund ta lė tė habitur duke mos ja arrit as te mė prekė; kur jam nė mbrojtje zbuloj tė gjitha mėnyrat si mund ta hedh ne tokė duke respektuar rregullat gjithmonė.

Rregulla qe vlejnė dhe nė jetė..

Tamam, ky lloj sport tė ndihmon shumė dhe nė jete sepse tė kujton se ka momente qė mund tė tė hedhin poshtė, por mė e rėndėsishme ėshtė tė ngrihesh. Nuk duhet tė dorėzohesh kurrė.

Studentet shqiptare ne Itali, zakonisht zgjedhin juridik, apo ekonomik pėr t’u shkolluar.. Ti ke menduar te zgjedhėsh njė degė tjetėr?

Po..dhe unė ekonomi (qesh), por do tė mė pėlqen tė bėhesha ‘trajner i atletikes’. Aktualisht luaj me Casino di Venezia, qe ėshtė skuadra A ne Itali, kėtu janė tė gjitha skuadrat me tė mira tė Italisė.

Sevian, bėn njė punė qė ėshtė dhe pasion pėr ty..e konsideron veten me fat?

Po deri tani po me shumė fat.

Cfarė bėn kur nuk stėrvitesh?

Hmm gati gjithė ditėn stėrvitem kur mbaroj mbasdite vone dalim me shokėt e skuadrės..

Pėrveē shokėve te skuadrės, i dedikon dikujt tjetėr me shume kohe?

Tani pėr tani nuk kam njė te dashur fikse...sepse duan shumė kohė ato. Pėr momentin jetoj vetėm ne Venezia, qe prej dy vitesh, ndėrsa familja ime ėshtė ne Modena. Ndjehem mire, kėshtu..

Mban lidhje me vendin tėnd?

Si jo. Shkoj ēdo vit pėr pushime. Shqipėria ėshtė vendi im, por nuk e di nėse do te kthehem njė dite pėrgjithmonė. Qyteti im ėshtė Durrėsi. Do te me tėrhiqte me shume nėse vendi im do ta njihte kėtė sport te bukur. Atėherė unė dhe djemtė e tjerė do te kishim njė arsye me shume pėr te qėndruar me gjate atje..

Sevian flm pėr intervistėn dhe suksese..

Faleminderit ju dhe pėrshėndes lexuesit e gazetės Hermesnews.



Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 646 here