Video
2/17/2010 12:01:34 PM
Topi uron Sejdiun
'Deshiroj te nenvizoj me kenaqesi vleresimin e larte ndaj hapave te shpejte e te sigurt te vendit tuaj ne drejtim te konsolidimit te politikave te brendshme, krijimit te nje shoqerie te barabarte e multietnike, zbatimit te ligjit e forcimit te shtetit te se drejtes dhe stabilitetit ne vend, si dhe politikes rajonale dhe europiane, qe vendi juaj po zbaton me perkushtim'.
17 Shkurt 2010
info@hermesnews.org
TIRANE - Nepermjet nje mesazhi urimi me rastin e dyvjetorit te pavaresise se Kosoves drejtuar presidentit te republikes se Kosoves, Fatmir Sejdiu, kreu i shtetit shqiptar, Bamir Topi rikonfirmon vullnetin e Tiranes zyrtare per te lobuar e ndihmuar per forcimin e demokracise se shtetit me te ri ne Ballkan.
Kjo dite e gezueshme per Kosoven dhe gjithe shqiptaret me jep rastin te rikonfirmoj vullnetin maksimal per vazhdimesine dhe forcimin e lidhjeve te forta dhe te qendrueshme, shumeplaneshe, qe ekzistojne midis dy vendeve tona, si dhe tju siguroj se Shqiperia do te vazhdoje angazhimin e saj ne mbeshtetje te njohjes se metejshme nderkombetare te Republikes se Kosoves dhe realizimit te aspirates euroatlantike, thuhet ne mesazhin e presidentit Topi. Duke shprehur urimet, Topi shkruan se vlereson hapat e shpejte qe Kosova ka hedhur drejt integrimit te saj.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 365 here