Video
2/17/2010 11:41:21 AM
Dy vite pavarsi
Kosova sot shenon Diten e Pavaresise.
17 Shkurt 2010
info@hermesnews.org
PRISHTINĖ - Dy vite me pare, ne ora 15:00, 109 deputete te Kuvendit te Kosovės filluan seancėn qe ne rend dite kishte miratimin e Deklaratės pėr shpalljen e pavarėsisė dhe miratimin e simboleve shtetėrore. Deklarate pavarėsisė, e cila pėrmban 12 pika, u miratua ne ora 15:46, me te cilėn Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran.
Ditėlindjen e dyte si shtet i pavarur, e gjeti Kosovėn anėtare e Fondit Monetar Ndėrkombėtar dhe Bankės Botėrore. Ndėrsa ėshtė ne pritje te njė mendimi nga Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė, 65 shtete tashme e kane njohur.
Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu deklaron se vendi i tij ne dy vjet te funksionimit ka bere maksimumin e vet. Ne njė interviste pėr BBC-se, kreu kosovar deklaron se janė kapėrcyer shume sfida dhe Kosova ka realizuar maksimumin e projekteve qe ka pasur, qe te dėshmojė vetveten si njė vend i qėndrueshėm, si njė vend qe ėshtė ne kėrkim te vazhdueshėm te ndėrtimit dhe te funksionimit te demokracisė.
Gjithashtu ai thekson se zbatimi i kushtetutės ne te gjithė territorin e vendit, integriteti territorial e integrimi i serbeve ne institucione janė ēėshtje te cilat kane nevoje pėr diskutime te mėtejshme.
"Unė e them se Kosova ka qasjen e vet pėr t'i integruar serbet, por jo pėr te vene kontroll mbi ndjenjėn e tyre shpirtėrore, apo pėr t'i bere qytetare te rendit te dyte. Pėrkundrazi, Kosova ėshtė shume e interesuar qe kėta njerėz, te trajtohen ne mėnyre te barabarte, dhe t'u ofrohet shansi per te qene kontribuues pėr proceset qe na presin", shprehet Sejdiu.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 379 here