Video
2/15/2010 11:02:17 AM
Nisin premierat e radhes ne TKOB
Interpretimi I ėmbėl I pasionit 'tė dėshpėruar'
Laureta Roshi
lori_roshi@yahoo.com
14 Shkurt 2010
TIRANE- Mbrėmja e 14 shkurtit nė Tiranė pėrkoi edhe me premierėn e Operas Manon Lescaut me muzikė nga Giacomo Puccini dhe interpretim tė artistėve shqiptarė dhe italianė.
Skena e aktit tė parė pėrcolli ngjyrat e ngrohta tė sheshit parizien dhe atmosferėn festive tė studentėve dhe borgjezėve tė mes shekullit tė 19. Po dashuria pėrcillet pakohė dhe fuqishėm nė skenėn e TKOB/it. Nėn gjuhėn e ngrohtė tė dashurisė, nė gjuhėn e kompozitorit tė njohur Pucini, dhe skenat e realizuara nga skenografi Genc Shkodrani rrodhi nė 4 akte njė nga historitė e njohura tė dashurisė.
Interpretimi I premierės padyshim u mirėprit si njė interpretim I ėmbėl professional I solistėve Eva Golemi nė rolin e Manon Leseaut dhe Lorenco Dekaro nė rolin e kavalierit Des Grieux, Armando Likajt, Sidrit Bejlerit, Jani Xhekiēi, korit nėn muzikėn e orkestrės tė drejtuar nga dirigjenti Gianluca Martinenghi.
Nėn regjinė e Nikolin Gurakuqit, 4 aktet e operas pėrcollėn njė subject interesant ku Manon Leskaut ėshtė vepra e parė e Pucinit, 1883 pas vėnies nė skenat franceze. Fabula e dashurisė sė dlirtė, qė e bėn Manon Leskaut tė braktisė njė fejesė interesi dhe studentin Des Grieux tė lėshohet nė passion dhe tė bėhet njė edhe nė ndėshkimin ndaj Manon Leskaut. Nga idili I ngohtė nė hakmarrjen e tregėtarit qė ndihet I tradhėtuar, nė burgimin dhe internimin e pėrbashkėt deri nė humbje.
Ajo vdes duke I treguar dashurinė nė shkretėtirė nė krahėt e tė dashurit , tė dy tė arratisur nėn diellin pėrvėlues tė shkretėtirės sė Neė Orleans, aty ku fati I coi tė vuanin bashkė pasionin e tyre.Ariet e sopranos Eva Golemi pėrcollėn fuqinė e pasionit qė mbėshtetej nė dashurinė e plotė tė studentit.
Sfondi I njė dashurie u plotėsua nga atmosfera e kurtizaneve, koristėve e trupės sė talentuar ku padyshim zėrave tė plotė ju pėshtoll ėmbėl muzika live e orkestrės sė Teatrit Kombėtar tė Operas dhe Baletit.
Padyshim njė sukses I gjithė trupės sė TKOB, nė njė premierė tė 40/tė nė kėto 6 vitet mė tė fundit qė u duartrokit nga publiku artistė, deputetė, ambasadorė e studentė mbrėmjen e 14 shkurtit nė Tiranė


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 341 here