Video
2/12/2010 3:04:36 PM
Pėrurohet Muzeu 'Ibrahim Kodra'
Flet politikani dhe biznesmeni Behxhet Pacolli.
Nga Evis Golja
12 Shkurt 2010
ROME (ITALI) - Cilido artdashės, shqiptar apo italian, i cili ka shfletuar faqet e gazetės «Corriere della Sera», tė datės 7 shkurt 2010, pa dyshim ka mundur tė lexojė nė brendėsi tė saj njoftimin e shkurtėr mbi artin e Kodrės: «In memoria di Ibrahim Kodra. Inaugura, alle 17.30, la mostra «Ibrahim Kodra. In memoria di un artista ultimo post-cubista» organizzata dalla «Fondazione per i ragazzi di Ibrahim Kodra» alla Residenza La Romantica, via Cantonale 3, Melide, accanto a SwissMiniature (Svizzera). Nella Residenza sorgerą il museu intitolato a Kodra.»
Do zgjidhej pikėrisht 7 shkurti, dita e pėrvjetorit tė vdekjes sė Ibrahim Kodrės, pėr tu inaguruar Muzeu dedikuar shqiptarit dhe artistit tė madh, nė Melide, njė nga zonat mė piktoreske tė Lugano-s, me inisiativėn e biznesmenit dhe politikanit kosovar Behxhet Pacolli i cili, sė bashku me z.Fatos Faslliu, janė autorizuar nga vetė Kodra «tė kujdesen pėr trashėgiminė e tij kulturore».
Nė njė ambjent majft tė kėndshėm e mikpritės, nėpėrmjet dritareve tė mėdha tė sė cilės admirohet liqeni i bukur i Lugano-s, ku pėr ēdo detaj ėshtė treguar njė kujdes i veēantė, duke filluar qė nga qirinjtė, qė tė shoqėrojnė pėrgjatė hyrjes, e deri nė pėrshėndetjen e mirėseardhjes qė z.Pacolli, nė hyrje tė sallė, i bėn personalisht ēdo tė ftuari, pasditja e 7 shkurtit kthehet nė njė moment krejtėsisht tė veēantė pėr tė gjithė.
Nė muret e kėsaj ndėrtese shumėvjeēare, janė ekspozuar mjaft punime tė Kodrės, totem-at karakteristike dhe dalluese tė artit tė tij, faqe gazetash nga shtypi i kohės, dėshmi qė Maestro ka marrė nė vite e deri edhe veshjet e tij «tė ēuditshme», kėpucėt dy ngjyrėshe e ēorapet shumėngjyrėshe, ku asnjė prej tyre nuk lidh me tjetrėn.
Sepse kėshtu e shikonte botėn ai, shqiptari Kodra, plot ngjyra qė do ishin karakteristike edhe nė punimet e tij. Pėr cilindo nga ne, qė e ka njohur Maestron dhe artin e tij, kėto elemente dikur nuk pėrbėnin asnjė ēudi ndėrsa sot, tek i rishokojmė tė ekspozuara, ato, padyshim, kthehen nė emocion.
Do tė ndalej gjatė dhe do tė tregonte shumė momente private, nga njohja me Kodrėn, z.Pacolli; Do tė fliste me majft dashuri dhe do thoshte se ndjehej krenar qė pėrfaqėsonte njė figurė si Maestro Kodra, por do tė shprehte njėkohėsisht edhe keqardhje pėr indiferentizmin e shtetit shqiptar ndaj figurės sė Kodrės.
Bexhet Pacolli flet gjatė dhe tregon punėn qė ka bėrė nė gjithė kėto vite pas ndarjes nga jeta tė Kodrės dhe atė qė mendon tė bėj nė tė ardhmen, duke filluar sė pari nga mbledhja e punimeve tė Kodrės, kudo qė janė, pėr t'i ekspozuar nė ambjentet e kėtij muzeu, projekti i tė cilit ėshtė tė zgjerohet akoma mė shumė pėr tu kthyer nė njė nga muzeumet mė tė mėdhaja tė kėtij lloji.
Ndaj edhe inagurimin e tij, nėpėrmjet kėsaj ekspozite, e nderuan me pjesėmarrjen e tyre autoritete zviceriane, kritikė arti sidhe ata, qė nė kėtė rast nuk mund tė mungonin, mjaft shqiptarė tė Milanos, njė pjesė e tė cilėve kishin patur fatin ta njihnin Maestron personalisht. Padyshim ėshtė paksa e vėshtirė tė mundesh tė flasėsh me z.Pacolli, por gjithsesi gjej rastin pėr t'i drejtuar atij 2-3 pyetje. I qeshur dhe me mjaft pėrzemėrsi z.Pacolli do t'i pėrgjigjej pyetjeve tė mia nė lidhje me kėtė projekti i cili, momentalisht, realizoi fazėn e parė tė tij.
«Po, ky ėshtė hapi i parė. -do pėrgjigjej z.Pacolli -Ne kemi krijuar njė Fondacion, qė quhet «Ibrahim Kodra», i cili ėshtė krijuar menjėherė pas vdekjes sė Kodrės. Ky Fondacion ka bėrė hapin e parė, qė ėshtė hapja e Muzeut «Ibrahim Kodra», kėtu nė Zvicer, sigurisht muzeu i parė krahas shtėpisė ku ai ka jetuar, pra jashtė Shqipėrisė dhe Kosovės dhe do tė pasojė me hapjen e njė Muzeu nė Prishtinė dhe Tiranė, pasi mendoj se kėto dy vende kanė ngelur pak mbrapa nė kėtė drejtim dhe kėshtu mund ta njohin Ibrahim Kodrėn. Nėse Muhameti nuk shkon tek Kodra, Kodra shkon tek Muhameti dhe, nėse ata nuk kanė mundur tė njohin Ibrahim Kodrėn, tani ne do ta ēojmė Ibrahim Kodrėn dhe veprat e tij nė Kosovė dhe Shqipėri. Dhe ne mbesim, po e theksoj, me shpresėn mė tė madhe qė amanetin e tij ta ēojmė nė vend, trupin e tij ta zhvendosim nė Tiranė dhe varrin e tij ta dekorojmė nė njė mėnyrė shumė tė thjeshtė, me dy gurė, njėri nga Kosova e tjetri nga Shqipėria».
Ndėrsa, nė lidhje me kontributin e shtetit shqiptar nė projektet mbi Kodrėn, z.Pacolli do shtonte: «Kontributi i shtetit shqiptar do tė ishte shumė i madh vetėm nėse nuk do tė pengojė dhe do mbėshtesė inisiativėn mirėdashėse pėr Ibrahim Kodrėn. Ibrahim Kodra e ka dashur shumė Shqipėrinė dhe shqiptarėt dhe ai e meritonte qė amaneti i tij tė realizohej por, siē ndodhi, ky amanet nuk u realizua. Mė kujtohet, me shumė keqardhje momenti kur u rrėmbye prej pushtetit tė atėhershėm kufoma e tij prej aeroportit tė Rinasit dhe e ēuan pėr nė njė fshat ku ai nuk donte tė varrosej. Dhe ne duhet tė bėjmė ēmos, tė lusim ēdokėnd qė e don Ibrahim Kodrėn qė kufoma e tij tė kthehet aty ku ai donte».
Afėrsia e z.Pacolli me Kodrėn bėri qė tė njohė e bashkėpunojė edhe me z.Fatos Faslliu (kujdestar i testamentit tė Kodrės) ndaj sot, nė kėtė ditė tė veēantė, ku pėrkujtohet Kodra, por njė ditė e veēantė edhe pėr vetė ata pasi kurorėzojnė njė nga momentet e rėndėsishme tė punės sė tyre, ata gjenden nė krah tė njėri-tjetrit, ashtu siē i kishte lėnė vetė Maestro dikur e siē do tė donte t'i shihte gjithmonė, tė rrethuar nga dashamirės tė cilėt i kanė njohur vite mė parė e tė cilėt nuk kursejnė sot falenderimet pėr ta, prandaj, edhe pyetjes sime, pėr tė mbyllur bisedėn me z.Pacolli, se si shkon bashkėpunimi midis tyre, z.Pacolli do t'i pėrgjigjej: «Gjithmonė me z.Fatos Faslliu kemi punuar dhe jemi miq tė vjetėr. Kontributi i Fatosit pėr Kodrėn ėshtė i pamatur, pasi nė ditėt mė tė vėshtira, kur Kodrės i nevoitej dikush afėr, ky ishte aty, ditė e natė. Edhe unė kam patur nderin qė tė jem pjesė e fund jetės sė tij dhe ta kaloj me tė dhe mund tė krenohem qė ai shtėpinė time e ka quajtur si shtėpinė e tij tė dytė. Kėshtu qė unė pėr Fatosin nuk kam fjalė mė tė mira, por mė mbetet t'i them lavdi kėtij burri e perėndia e ruajt atė e familjen e tij».
Pasditja jonė e kėndėshme do tė shoqėrohej nga njė mbrėmje akoma mė e bukur. Pėr tė gjithė tė ftuarit z.Pacolli kishte shtruar njė darkė, nė Hotel Swiss Diamond, fare pranė Muzeut, ambjentet e bukura tė tė cilit ishin zbukuruar me mjaft punime tė Kodrės. U larguam nga Zvicera, pas mesnatės, ndoshta pėr t'u mbledhur pėrsėri, nė tė njėjtin vend, nė datat pėrkujtimore tė Mjeshtrit tė madh Ibrahim Kodra, ashtu siē do tė shprehej edhe vetė z.Pacolli, duke ju drejtuar tė ftuarve, para ndarjes: «Ju falenderoj pėr praninė tuaj dhe ju ftoj tė vini pėrsėri. Dyert e kėtij Muzeu do t'i gjeni gjithmonė tė hapura ashtu siē do tė gjeni gjithmonė edhe njė zemėr tė hapur».


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 954 here