Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3548 here

On line 1078 dite

video »

2/4/2010 6:00:49 PM

Dialogu si pretekst

Dialogu ka nevojė pėr rrėnjė mė tė thella, qė fatkeqėsisht mungojnė. Dialogu ka nevojė pėr pranim, mirėkuptim dhe bashkėpunim nė kushte tė barabarta.


Nga Isidor Koti
isidorkoti@hotmail.com
Doktorant nė Filozofinė e Komunikimit


TIRANE - Eshtė i rėndėsishėm komunikimi nė ēfarėdo situate qė tė gjendet njeriu i sotėm. Ai mbetet nyja kryesore qė lidh tė gjitha palėt.

Duke besuar nė kėtė tezė tė plotfuqishme, pėr tė ulur tensionet dhe konfliktet dėmprurėse, etėrit e mendimit shpikėn kohė mė parė dialogun.

Qė nė Athinėn e herėshme pėrflitej shumė kjo marrėdhėnie, duke qenė se pėrbėnte edhe boshtin themelor tė demokracisė. Nė kushtet kur dialogu nė vendin tonė po pritet me pathos nga tė gjitha rrezet e spektrit politik, vlen ta analizojmė kėtė moment nėse dialogu realisht do tė jetė ndėrtues apo do tė mbetet nė kėtė nivel.

Kuptueshėm, situata politike nuk shkon ashtu siē duhet, pėr arsye se aktorėt kryesorė tė kėsaj ēorbe nuk ndjekin me rigorozitet tė gjitha standardet e botės demokratike.

Klima politike shqiptare e ka pasur shumė tė vėshtirė tė dalė jashtė kontekstit tė gjuhės sė urrejtjes dhe dhunės psikike madje nė disa raste edhe fizike.

Ndėrsa teorikisht palėt po i afrohen shumė njėra-tjetrės, nė tė vėrtetė ato janė duke kontradiktuar me vetveten, sepse askush prej tyre nuk del dot nga boshti ku ėshtė rrotulluar prej kohėsh.

Arsyeja nė tė gjithė kėtė lėmsh ėshtė dashuria e verbėr pėr tė mbajtur ose fituar pushtetin, i cili nuk pranon toleranca pazaresh. Eshtė e natyrshme qė dialog do tė ketė, karriket e tryezės sė rrumbullakėt nuk do tė rrinė bosh, do tė ketė shkėmbim pikėpamjesh rreth performancės, njė tentim pėr bashkėpunim dhe mirėkuptim.

Por nė momentin qė do tė ngrihen nė tryezė kushtet, atėherė dialogu do tė kthehet nė dekalog diabolik me antitezat e qėndrimeve dhe ekstremiteteve. Ky nuk ėshtė aspak njė parashikim Kasandre, por njė realitet qė s'kemi pėr t'i
shpėtuar kurrėsesi nė kėto kushte.

Po sjell nė vėmendje njė shembull: Nėse unė dal e them se buka e grurit ėshtė mė e mirė se buka e misrit dhe ti i dashur lexues del e thua se buka e misrit ėshtė mė e mirė se ajo e grurit, besoj se jeni nė njė linjė mendimi se kjo nuk do tė thotė qė me tė vėrtetė njėra palė ėshtė "superiore" mbi tjetrėn.

Pėr ta thjeshtuar shembullin, nė momentin qė unė kam pushtet, do bėj tė pamundurėn ta mbaj atė, duke ngrėnė gjithmonė bukėn e grurit, tė cilin e kam predikuar vazhdimisht si mė tė mirėn. Dhe e dini pėr ē'arsye ndodh e gjithė kjo mesele? Pikėrisht mosrespektimi i lirisė sė njeriut ėshtė burimi i tė gjithė kėtij fanatizmi tė politikėbėrjes. Dialog tė mirėfilltė asnjėherė nuk ka pasur dhe nuk duhet tė pretendojmė tė kemi. Mjafton t'i referohemi historisė sonė tė pluralizmit ose edhe me herėt akoma, nėse shletojmė librat dhe kemi pėr t'u bindur sepse nė pushtet pretendohet superioritet.

Ky superioritet manifestohet edhe nė gjėra tė vogla, pothuajse te padukshme, por qė kanė rol tė madh nė pėrditshmėri. Nė kėto vite ne kemi zbuluar tė njėri-tjetri qenie tė ndryshme brenda njė shoqėrie tė njėjtė, duke e pėrdorur dialogun si katalizator tė indentitetit, vetėm e vetėm pėr tė forcuar pozitat personale.

Nė kėtė situatė:

1. Secili prej nesh pėrballet me dy opsione: ose tė jemi pjesė e problemit, ose tė bėhemi pjesė e zgjidhjes sė problemit. Ose tė ankohemi, ose tė gjejmė njė rrugė apo njė mėnyrė pėr tė bashkėjetuar nė paqe me njėri-tjetrin. Dhe kjo ėshtė me njė rėndėsi universale, ashtu sikundėr kjo ėshtė edhe me rėndėsi jetike kombėtare. Pa harmoni politike nuk duhet tė mėtojmė tė kemi harmoni sociale.

2. Edhe akte shume tė thjeshta respekti dhe ndihmė japin njė kontribut tė jashtėzakonshėm nė mirėkuptim. Sa e ndihmuan imazhin e Amerikės ato pak miliona dollarė tė harxhuara pėr ndihmat humanitare nė Pakistan, nuk e ndihmuan ato miliarda dollarė qė SHBA i ka dhuruar shtetit tė Pakistanit dhe ushtrisė sė tij.

3 - Ajo qė ka pėr tė na impresionuar nuk ėshtė thjesht shtrėngimi i duarve i liderėve politikė nė njė moment tė vėshtirė tė jetės sė tyre drejtuese, por fakti qė ishte ata mund tė rrėzojnė termin "armik imagjinar" brenda llojit tė tyre, duke e konkretizuar dialogun me shembuj konkret nė tė pėrditshmen e punės sė tyre politike.

Nė kėtė dialog qė pritet mes dy forcave kryesore politike nuk duhet tė pretendojmė shumė fryte, sepse nuk mund tė flitet pėr nisma tė pėrbashkėta, pėr gėzim respekti, bashkėpunime krijuese...Kjo situatė do tė ishte njė shtirje pėr t'i vėnė njė palė lente publikut shqiptar dhe faktorit ndėrkombėtar.

Dialogu ka nevojė pėr rrėnjė mė tė thella, qė fatkeqėsisht mungojnė. Dialogu ka nevojė pėr pranim, mirėkuptim dhe bashkėpunim nė kushte tė barabarta.

Tė tre kėta faktorė mungojnė fatkeqėsisht, prandaj kjo rrethanė nuk duket aq e dobishme sa artikulohet nga media apo aktorė tė tjerė publikė. Shumė koncepte pėr politikėn dhe politikanėt shqiptarė si: paqja, drejtėsia, toleranca dhe dialogu kanė dalė nė plan tė dytė.

Pėr fat tė keq, pavarėsisht disa masave parandaluese premtuese qė janė marrė, ata tė cilėt duhet t’i zgjidhin kėto probleme, tentojnė ta bėjnė kėtė duke kėrkuar rrugė tė reja pėr tė pushtuar ose kontrolluar kolltukun e pushtetit. Dialog real kemi pėr tė pasur kur tė gėrshetohen interesat, mėnyrat e jetesės nė pėrputhje me jetėn reale tė shoqėrisė civile, vlerat e saj nė njė vend dhe nė njė kohė.




Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.








Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 725 here